BDI -JA NUK E PASTRON BORËN NË HARAÇINË, SEPSE KANË VOTUAR LSDM-NË

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    BDI -JA NUK E PASTRON BORËN NË HARAÇINË, SEPSE KANË VOTUAR LSDM-NË

    Banorët e Haraçinës e akuzojnë udhëheqësinë lokale dhe kryetarin e komunës, Brahim Ajvazi, se kanë mbetur të bllokuar në borë si dënim për faktin se nuk e kanë vouar BDI-në në zgjedhjet e 11 dhjetorit vitin e kaluar.

    Në Haraçinë, që dje funksionon një ndërmarrje publike e improvizuar, e cila është formuar me vetëiniciativën e banorëve për të pastruar borën nga rrugët. Ata ankohen se Komuna, që kur ra bora e parë në fillim të muajit, asnjëherë nuk ka dalë ta pastrojë atë. Rrugët janë plot borë dhe nëpër to kalohet me shumë vështirësi. Në ato kryesoret, bora është shkelur nga makinat, por ka rrugë dytësore, në të cilat nuk ka kaluar asnjë makinë për 10 ditë dhe mund të vihen re vetëm shtigje me gjurmët e banorëve që kanë ecur në këmbë.

    Në disa adresime, banorët kanë kërkuar nga komunarët të fillojnë me pastrimin e rrugëve, mirëpo kur kanë parë që Komuna është e shurdhër ndaj kërkesave të tyre, kanë kërkuar ndihmë nga LSDM-ja, si parti e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e muajit të kaluar.

    “Kërkuam ndihmë për pastrim të dëborës nga Zoran Zaevi dhe Oliver Spasovski dhe ata na sollën ekskavatorë, të cilët do të jenë këtu për dy javë që ta pastrojmë vetë borën, meqë Komuna njësoj sikur të mos ekzistonte në Haraçinë”, thonë banorët.

    Kryetari i Haraçinës, Brahim Ajvazi nuk mund të gjendet. Në telefonin e Komunës së Haraçinës, sot në mëngjes, nuk përgjigjet askush që të shpjegojë se pse shërbimi komunal nuk i pastron rrugët e komunës.

    Në të njëjtën mënyrë, me vetëiniciativë, një pjesë e banorëve të Haraçinës ndërtuan edhe kanalizimin. Komuna ua asfaltoi rrugët, kurse meqënëse nuk kanë pasur para për kanalizimin, banorëve u është dashur ta ndërtojnë vetë, para asfaltimit, në mënyrë që ta mbrojnë asfaltin nga gërmimet plotësuese.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира