Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ia ka kthyer një pjesë të parave nga ndihma financiare të sëmurit të pastrehë Jovançe Hristovski nga Shkupi, të cilat ia ka marrë nga llogaria si borxh për taksën radiodifuzive të një banese që tashmë nuk është në pronësinë e tij.
“Prej tetë mijë denarëve që mi dha Komuna Qendër si ndihmë, vetëm gjysmën e kam marrë mbrapsht”, na tha mbrëmë Hristovski.
Këtë rast, për të cilin Avokati i popullit, Ixhet Memeti ka hapur procedurë, SAKAMDAKAZAM e publikoi të mërkurën. Mbrëmë DAP ia ktheu gjysmën e mjeteve të marra në mënyrë të paligjshme të pastrehurit të uritur.
“Rasti nuk është mbyllur. Avokati i popullit do të shkojë deri në fund, derisa nuk i kthehet ndihma financiare Hristovskit, të cilën Drejtoria ia ka bllokuar në kundërshti me Ligjin për procedurë tatimore. Në Ligj është thënë që DAP nuk guxon të tërheqë financat nga: ndihmat e vetme, mbrojtjet sociale, rastet e invaliditetit dhe shtesës për fëmijë. DAP ka një listë që tregon se në çfarë baze qytetarët i marrin faturat dhe nuk ka guxuar t’i bllokojë paratë të marra si ndihmë e vetme”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltari shtetëror i Avokatit të popullit.
Billbillovski thotë që në rastin e të pastrehurit Hristovski, nuk bëhet fjalë për mjete për punë ose pension, që të mundet DAP-i të mbajë një të tretën për arsye të borxheve të papaguara.
Por, DAP nuk mendon kështu. Në përgjigjen e pyetjeve tona, Drejtoria thotë që në përputhshmëri me nenin 130, paragrafin 1, pika 7, nga Ligji për procedurë tatimore, të marra nga një pagesë e detyruar janë të ardhurat në bazë të mbrojtjes sociale. Ndihma e vetme financiare sipas ligjit nuk ka trajtim për pranim në bazë të mbrojtjes sociale, është pohimi i DAP, në kundërshti me atë të Avokatit të popullit.
Në shkresën drejt Drejtorisë edhe një herë e fajësojnë Radiotelevizionin e Maqedonisë:
“Sa i përket azhurnimit të të dhënave personale të të gjithë atyre që paguajnë taksë radiodifuzive, ju informojmë që procedurën e drejton NP Radiotelevizion i Maqedonisë (MRT), e cila ka kompetencë ligjore për drejtim dhe azhurnim të Regjistrit të të detyruarve për të paguar taksë radiodifuzive, duke përfshirë dhe zbatim të procedurave për çlirim nga pagesa e RDT, sipas Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. DAP ka kompetencën vetëm për të kërkuar pagesën e RDT të detyruarve, duke iu përmbajtur të dhënave të Regjistrit të NP MRT”.
SAKAMDKAZAM.MK publikoi që fakti se Hristovski është i pastrehë, ndërsa paguan RDT është absurditet i cili vjen nga jopërditësimi i Radiotelevizionit të Maqeonisë, i cili i përpilon listat e borxhlinjve dhe që nuk i heq emrat e të pastrehëve.
Në rastin e Hristovskit bëhet fjalë për një borxh të vitit 2012. Llogari ka mbërritur në adresën në banesën e “Kuzman Josifovski- Pitu”, në garsonierën të cilën Hristovski që nga viti 1993 ia ka shitur personit Sadrija H. në një fshat pranë fshatit Çiflig. Por, që të mos jetë fantom, Hristovski, i cili më pas për shkak të situatave të tjera ka mbetur i papunë dhe pa banesën e nënës së tij, ka vazhduar të figurojë me atë adresë. Ai ka këtë adresë deri në ditën e sotme, sepse i duhet të jetë i paraqitur më ndonjë adresë që të ketë kartë identiteti.
Ndihma sociale e Jovanço Hristovskit nuk i pason, pasi nuk ka vend të vazhdueshëm jetese.
S.K. DELEVSKA