EDHE PLASIDO DOMINGO VJEN NË SHKUP PËR FUTBOLL

EDHE PLASIDO DOMINGO VJEN NË SHKUP PËR FUTBOLLYlli legjendar spanjoll i operas, Plasido Domingo me biznesmenin nga Maqedonia, Aki Nuredini, të fotografuar në restorantin e tij “Sole” në Vjenë, i njohur ndryshe si vendtakim jozyrtar i artistëve të operas. (Foto: nga arkivi i Aki Nuredinit)

Tenori dhe dirigjenti spanjoll i njohur botërisht, Plasido Domingo vjen sonte në Shkup për finalen e UEFA Super Kupës së lojës futbollistike Real Madrid-Mançester United. Legjendari Domingo vjen sonte me avion privat, direkt nga Salcburgu, pas provës gjenerale të operas “I due foscari” të Verdit, konfirmuan nga ekipi menaxherial për SAKAMDAKAZAM.MK.

Domingo do të jetë mysafir i biznesmenit maqedonas Aki Nuredini, i cili jeton në Vjenë, ndërsa me yllin operistik do të qëndrojnë në shtëpinë e tij në fshatin Kamjan në rajonin e Tetovës. Nuredinin, restorani i njohur i të cili në Vjenë përfaqëson një vendtakim të të gjitha yjeve të operas, ndërse vetë është impresario i operas, me Domingun e lidh një miqësi disavjeçare.

Plasido Domingo është anëtar i nderit në Real Madrid dhe e këndon himnin e klubit “Hala Madrid”. Fondacioni Real Madrid vjet realizoi koncert në nder të tij në stadiumin “Santjago Bernabeu”, ku interpretuan 30 muzikantë, yje të operas dhe grupe.

I njohur për larmishmërinë e repertoarit dhe performancat në të gjitha pallatet e operave në botë, Domingo ka inçizuar mbi 100 opera dhe ka luajtur mbi 140 role operistike. Në vitin 1990, bashkë me Luçiano Pavarotin dhe Hose Karerasin filluan të performojnë si “Tre tenorët”, ndërsa pllaka tyre e parë arriti të bëhet albumi më i shitur i muzikës klasike të të gjitha kohërave.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира