FATIME FETAHI ME VATHË “SVAROVSKI” PARA GJYKATËSES QË E GJYKON GRUEVSKIN

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    FATIME FETAHI ME VATHË “SVAROVSKI” PARA GJYKATËSES QË E GJYKON GRUEVSKIN

    Prokurorja speciale Fatime Fetahi mbante vathë “svarovski” në gjykimin e sotëm kundër të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe 13 të tjerëve, për aktet e dhunës në Komunën Qendër dhe shuplakat e porositura për Andrej Zhernovskin. Gjykatëse e këtij rasti ishte kryetarja e përkohshme e Gjyqit themelor Shkup 1, Tatjana Mihajllova.

    Më parë, prokurorja speciale, Lençe Ristoska, mbante stilolaps me kristale “svarovski” në 28 nëntor, në afatin e parë pas akuzës së PSP-së kundër ish kryeshefit të drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujovskit dhe gjashtë të punësuarve të tjerë në DSK, se kanë djegur jolegalisht 2.047 dokumente zyrtare, prej të cilave, 22 për përgjimin e paligjshëm.

    Këto janë dy propozimet e para të akuzave të PSP-së, ndërsa gjykatëse e procesit kundër Gruevskit nga DSK-ja është Lidija Petrovska e cila në “bombat” e opozitës përmendej si “gjykatësja svarovski”.

    Fraza “gjyq svarovski” u bë sinonim për jofunksionalitetin e shtetit të drejtë maqedonas, që nga 19 marsi, 2015 kur opozita e publikoi të ashtuquajturën “bombë” të 12-të nga bisedat e përgjuara. Në këtë “bombë” dëgjohet biseda mes drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit dhe Safija Lalliçiqit, pak para zgjedhjes së saj si gjykatëse.

    Kryetarja e Gjyqit suprem Lidija Nedellkova, e cila në kohën e bisedës mes Mijallkovit dhe Lalliçiqit ishte kryetare e Gjyqit penal, pas bombës demantonte se ka marrë dhurata svarovski. Në shënimin e Ditës së gjyqësorit, 21 mars, 2015 ajo kishte veshur perla:

    “Nuk kam marrë dhurata, siç e shihni jam më tepër një adhurues i perlave se sa i “svarovski”-t.

    Krah kësaj, Nedellkova tha që i ka dëgjuar inçizimet që i publikoi LSDM-ja, por nuk është e sigurt që bëhet fjalë për të.

    “Unë nuk kam se çfarë të komentoj për këtë, sepse nuk dëgjova se po flitej për mua. U përmend Lidija, por ka shumë Lidija në gjyq, nuk e di nëse jam unë ajo”, tha Nedellkova.

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

    Коментари