FETAI DHE ZVËRLEVSKI SHOQËROHESHIN GJATË FESTIMIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, PAS SHFAQJES SË UNKOVSKIT

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    FETAI DHE ZVËRLEVSKI SHOQËROHESHIN GJATË FESTIMIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, PAS SHFAQJES SË UNKOVSKIT

    Prokurorja speciale Fatime Fetai dhe prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski shoqëroheshin gjatë shfaqjes “Trashëgimtari” të Teatrit kombëtar të Prishtinës, me anë të së cilës u shënua 9 vjetori nga pavarësimi i Republikës së Kosovës. Edhe pse të dy prokuroritë në publik njihen si armiqësore, gjatë koktejit ato shkëmbyen biseda shoqërore, vuri re gazetari i SAKAMDAKAZAM.MK.

    Regjisor i shfaqjes, me anë të së cilës u shënua festa kombëtare e Republikës së Kosovës, ishte regjisori maqedonas Sllobodan Unkovski. Ai e paraqiti shfaqjen në dhjetor të vitit të kaluar në Teatrin kombëtar të Prishtinës, sipas romanit të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, disa herë i nominuar për shpërblimin Nobel, Ismail Kadare.

    Dramatizimi u realizua nga Goran Stefanovski, skenografia nga Kërste Xhidrov-Xhibi, kostimografia nga Roze Trajçevska, kurse muzika nga Zllatko Origjanski. Një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori nga Maqedonia, Bajrush Mjaku.

    Ylli kryesor politik i mbrëmjes ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, i cili pas shfaqjes shoqërohej me liderin e Aleancës shqiptare, Ziadin Sela. (Foto: SDK.MK)

    Ylli kryesor politik i mbrëmjes ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, i cili pas shfaqjes shoqërohej me liderin e Aleancës shqiptare, Ziadin Sela. (Foto: SDK.MK)

    Nikoqir i mbrëmjes ishte ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. Salloni i Teatrit kombëtar të Maqedonisë ishte përplot me përfaqësues të partive politike të bllokut shqiptar të shtetit, ambasadorët e shumë shteteve të tjera dhe personalitete publike nga kultura, politika dhe gjykata. Ylli kryesor politik i mbrëmjes ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, i cili ishte i rrethuar nga bashkëpartiakë dhe bashkëpunues të tij. Në koktejin pas shfaqjes, vumë re që ai rrinte me liderin e Aleancës së shqiptarëve, Zijadin Sela.

    Publiku e ndoqi satirën politike të bazuar mbi romanin e Kadaresë me duartrokitje të fuqishme dhe miratim të madh. Ajo flet për marrëdhëniet në shoqërinë shqiptare pas vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, në vitin 1981, i emëruar trashëgimtar nga udhëheqësi totalitar i Shqipërisë i asaj kohe, Enver Hoxha.

    Publiku e ndoqi satirën politike të bazuar mbi romanin e Kadaresë me duartrokitje të fuqishme dhe miratim të madh. (Foto: SDK.MK)

    Publiku e ndoqi satirën politike të bazuar mbi romanin e Kadaresë me duartrokitje të fuqishme dhe miratim të madh. (Foto: SDK.MK)

    Goran Stefanovski thotë në lajmërimin rreth shfaqjes se për të është një nder që ka pasur mundësinë të punojë mbi dramatizimin e romanit i cili pati një arritje monumentale në fushën e letërsisë dhe përbënte analizë të thellë të fuqive të errëta dhe shkatërruese të politikës.

    Festimi i nëntë vjetorit të Kosovës me shfaqjen e shkrimtarit shqiptar, me regjimin e regjisorit maqedonas mbante moton: “Kur arti flet, ne heshtim”.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира