KUMANOVARËT I FSHEHIN KONTAKTET ME TË INFEKTUARIT NGA KORONAVIRUSI SEPSE PRONARËT NUK UA PRANOJNË VENDIMET E VETË-IZOLIMIT

KUMANOVARËT I FSHEHIN KONTAKTET ME TË INFEKTUARIT NGA KORONAVIRUSI SEPSE PRONARËT NUK UA PRANOJNË VENDIMET E VETË-IZOLIMITNga Sindikati apelojnë që punëtorët t’i paraqesin këto shkelje të të drejtave, që të mund të reagojnë në Inspektoratin shtetëror të punës. (Foto: SDK.MK)

I fshehim kontaktet me të infektuarit e koronavirusit sepse pronarët nuk na i pranojnë vendimet për vetëizolim, thonë kumanovarët, që kur Qendra për shëndet publik lajmëroi se personat me rezultate pozitive të koronavirusit me zgjedhje fshehin se me kë kanë pasur kontakt që të mos qëndrojnë në izolim, duke kontribuar në përhapjen e virusit.

“Firmat nuk i pranojnë vendimet për vetëizolim, nuk marrin ditë nga pushimi vjetor apo nuk na i paguajnë ditët kur qëndrojmë në shtëpi, ndërsa mjekët nuk na japin pushim mjekësor nëse dikush nuk ka simptoma dhe nëse nuk është pozitiv. Për këtë gjë janë fajtorë pronarët, e jo të punësuarit. Në punën e shërbimeve inspektorale ekzistojnë shumë gabime, andaj dhe ndodhin gjëra të këtilla”, reagojnë kumanovarët.

Nga përfaqësia rajonale sindikale në Kumanovë thonë se ky problem është i njohur për ta, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë paraqitje zyrtare nga ana e punëtorëve.

“I inkurajojmë punëtorët që të paraqesin shkelje të këtilla te ne, që të mund të reagojmë me kohë te shërbimet inspektorale në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre”, thonë nga Sindikati.

Gjithashtu, nga Inspektorati shtetëror i punës në Kumanovë thonë se nuk ka paraqitje nga punëtorët për një gjë të tillë.

Kur një punëtor paraqet se nuk i është paguar 70 përqind të pushimit mjekësor për shkak se ka kaluar kovidin apo për shkak se vetë-izolimi nuk i është paguar e gjëra të tjera të ngjashme si këto, ne ragojmë. Por, përderisa nuk paraqiten shkeljet nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Ampeva.

Ndërkohë që punëtorët kumanovarë nuk guxojnë t’i paraqesin pronarët e tyre për shkeljen e të drejtave që iu takojnë, Kristina Ampeva nga shoqata qytetare e punëtorëve të tekstilit, lëkurës dhe këpucëve “Glasen tekstilec” nga Shtipi, thotë se te ta kanë mbërritur ankesa nga punëtorët dhe se ata tashmë kanë reaguar te njerëzit adekuatë.
Gjithashtu ajo është në dijeni se disa pronarë të tjerë ua kanë ndaluar punëtoreve të tregojnë kontaktet, kurse disa të punësuar me simptoma të koronavirusit kanë shkuar në punë.

“Në gjendje më të rëndë janë ata të cilëve familje të tëra iu punojnë në një fabrikë, e i fshehin kontaktet e atyre që nuk punojnë me ta, ndërsa të tjerët i fshehin që të mos mbesin pa ekzistencë. Nga këta të fundit kemi shumë shembuj. Ne kemi apeluar shumë herë në Qendra për shëndet publik dhe në Shtabin komunal të krizës, por nuk bëhet fjalë për një firmë, që të mund të dimë se çfarë ndodh. Kur një punëtor paraqet se nuk i është paguar 70 përqind të pushimit mjekësor për shkak se ka kaluar kovidin apo për shkak se vetë-izolimi nuk i është paguar e gjëra të tjera të ngjashme si këto, ne ragojmë. Por, përderisa nuk paraqiten shkeljet nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Ampeva.

Ajo thotë se është më së miri që punëtorët të bëjnë fotografi apo fotokopje të vendimit mjekësor që të ketë vërtetim në rast se nuk paguhet, pasi marrëveshjet e  punëtorëve nënshkruhen çdo muaj, apo çdo dy apo tre muaj dhe ky është problem.

Ampeva konsideron se nëse pronarët nuk ndërmarrin të gjitha masat dhe protokollet të cilat i rekomandon Komisioni për sëmundje infektive, mbi të gjitha dezinfektimi i njësive dhe një transport i mirëorganizuar, këso gjërash nuk do të ndodhin. Andaj, kërkon që të gjitha institucionet dhe mjekët të reagojnë në përputhje me detyrimet e tyre në mënyrë që t’i parandalojnë keqpërdorimet e punëtorëve gjatë kohës së koronakrizës.

S. NIKOLIQ

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира