MË SHUMË SE 5,5 MILIONË EURO TË SHPENZUARA NGA QYTETARËT PËR TESTIME PRIVATE PËR KOVID, VETËM JAVËN E KALUAR – POTHUAJSE GJYSMË MILION EURO

MË SHUMË SE 5,5 MILIONË EURO TË SHPENZUARA NGA QYTETARËT PËR TESTIME PRIVATE PËR KOVID, VETËM JAVËN E KALUAR – POTHUAJSE GJYSMË MILION EURONga fillimi i pandemisë e deri më tani janë bërë gjithsej 111.244 testime. Nëse llogarisim se çmimi i një testi është të paktën 3.000 denarë, dalim në konkluzionin se janë harxhuar më shumë se 5.562.200 milionë euro (Foto: Gj. Liçovski)

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, qytetarët kanë dhënë më shumë se 5,5 milionë euro për testime të kovid-19 në spitalet dhe laboratorët privat dhe janë bërë gjithsej 111.244 testime. Nëse llogarisim se çmimi i një testi është të paktën 3.000 denarë, dalim në konkluzionin se janë harxhuar më shumë se 5.562.200 milionë euro.

Kjo shumë është më e lartë duke marrë parasysh se në spitalet dhe laboratorët privatë çmimi i testimit nuk është i njëjtë. Çmimi më i ulët është 3.000 denar, çmimi i zakonshëm rreth 4.000 deri në 4.500 denarë, e disa spitale private marrin edhe nga 6.000-7.000 denarë nëse kërkohet që rezultati të jetë gati brenda disa orëve po atë ditë.

Llogaritë janë bërë në bazë të të dhënave nga Institutit të shëndetit publik, i cili nga fillimi i pandemisë, çdo ditë publikon një numër të madh testesh në institucionet e ndryshme shëndetësore.

Sipas statistikës së Institutit pët shëndet publik, vetëm javën e kaluar, në periudhën nga 19 deri në 25 tetor, nga 13.331 testime, 7.481 janë kryer në laboratorë dhe spitale private. Kjo do të thotë se për një javë, për testime private të kovidit, janë shpenzuar rreth 400.000 euro, apo rreth 60.000 euro në ditë.

Deri para një muaj Fondi i shëndetësisë e zvogëloi çmimin referues të testeve për kovid-19. Testimi i të gjithë pacientëve që kanë indikacion për kovid-19 vazhdon të jetë falas në laboratorët shtetërorë, por në vend të 3.600 denarëve, çmimi referues sipas të cilit do të rimbursohen spitalet dhe laboratorët për teste PCR, do të jetë 1.850 den. Nga Fondi për SAKAMDAKAZAM.MK shpjeguan se çmimi më i ulët refrues vjen si pasojë e shpenzimeve më të ulta për materiale mjekësore dhe për shkak të numrit të madh të testeve të cilat realizohen në mënyrë serike.

Por pavarësisht të uljes së çmimit referues, laboratorët dhe spitalet private nuk kanë ndryshuar çmimet për testin e kovidit.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha sot se qeveria po planifikon një lloj forme të partneritetit privat-publik sa i përket testimit për koronavirusin. Oferta do të bëhet në bazë të çmimit referues, gjegjësisht Fondi i shëndetësisë do t’u mbulojë laboratorëve privatë 1.850 denarë për çdo test.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë bërë gjithsej 235.807 teste, nga të cilat 111.244 privatisht, ndërsa 124.564 në shtet.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира