MJEKËT AMË NUK GJEJNË DOT TERMINE PËR VAKSINA KUNDËR GRIPIT, MINISTRIA SIGURON SE KA PËR TË GJITHË DHE SE SISTEMI EVITON MBINGARKESËN ME PACIENTË

MJEKËT AMË NUK GJEJNË DOT TERMINE PËR VAKSINA KUNDËR GRIPIT, MINISTRIA SIGURON SE KA PËR TË GJITHË DHE SE SISTEMI EVITON MBINGARKESËN ME PACIENTË“Me këtë tempo, 40.000 vaksina do të harxhohen për 33 javë, ndërkohë që vaksinimi duhet të përfundojë në afat prej 2-3 javësh, përndryshe nuk ka logjikë që dikush të vaksinohet pasi ka filluar sezoni i gripi” - nga vaksinimi në Veles. (Foto: SDK.MK)

Mjekët amë ndodhen nën presion të madh nga pacientët e tyre ngaqë nuk gjejnë dot termine të lira për vaksinimin kundër gripi sezonal, ndërsa nga Ministria e shëndetësisë sigurojnë se vaksina ka për të gjithë dhe se sistemi thjesht menaxhon terminet në mënyrë që të mos ngarkohet. Qytetarët nevojitet të caktojnë termine për vaksinime pa pagesë nëpërmjet mjekut të tyre amë, por nuk arrijnë ta bëjnë këtë edhe pse këtë vit janë blerë 40 mijë doza, gjegjësisht 12 mijë doza më shumë se vitin e kaluar.

Mjekët amë reagojnë se nga 1 shtatori pacientët telefonojnë vazhdimisht, madje muajin e fundit lajmërohen nga 2-3 herë në ditë duke i lutur që të mos i harrojnë në momentin sapo të mbërrijë vaksina. Një mjeke nga Shkupi thotë se mjekët amë, në sajë të të gjitha detyrimeve me pacientët me kovid, morën përsipër edhe caktimin e termineve për vaksinime kundër gripit, mirëpo në terminet e lëshuara nuk mund të caktojnë asgjë, pasi në sistem figurojnë si “institucion joadekuat”, ndërkohë që nga autoritetet shëndetësore kanë marrë dhe kërcënim me inspeksion ngaqë “kanë manipuluar me sistemin”.

U denoncuam si “institucione joadekuate” dhe nga dikush që ka për detyrë vetëm të lëshojë terminet u akuzuam se po keqpërdorim sistemin, si dhe na u kërcënuan me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor”, thotë mjekja dhe vazhdon të shpjegojë se si të premten ka qëndruar gjatë tërë ditës para kompjuterit për të gjetur një termin të lirë për në Shkup, kudo që të ishte. Të gjitha terminet, pothuajse 700, për gjithë javën e ardhme ishin zënë në afat prej 5 minutash.

“Me këtë tempo, 40.000 vaksina do të harxhohen për 33 javë, ndërkohë që vaksinimi duhet të përfundojë në afat prej 2-3 javësh, përndryshe nuk ka logjikë që dikush të vaksinohet pasi ka filluar sezoni i gripit”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Prej mbi 600 mjekëve amë në Shkup, me këtë tempo dhe matematikë, na del se çdo mjek mund të caktojë 1 deri 2 pacientë në javë. Për të hënën nuk ka termin në asnjë shtëpi shëndeti – (Printscreen nga sistemi Moj termin)

Në redaksinë tonë mbërriti reagimi nga një mjeke amë e Krushevës duke thënë se vaksina për gripin sezonal nuk ka mbërritur në Krushevë.

“Rrugës nga Shkupi për Krushevë, u humb në Prilep, gjegjësisht Qendra për shëndet publik e shpërndau vetë në Prilep, sipas kritereve të saj. Qytetarët në Krushevë kanë mbetur pa asnjë vaksinë dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë”, thotë doktoresha që kontaktoi redaksinë e SAKAMDAKAZAM.MK.

Para dy ditësh reagoi dhe d-r Hristina Prosheva, koordinatore e mjekëve amë nga komunat e Gjevgjelisë, Bogdancit, Vallandovës dhe Dojranit, ku nga më tepër se 24 mjekë amë janë bërë lista të mbi 2.500 pacientëve për t’u paraqitur nëpërmjet platformës Moj termin. Agjencia shtetërore MIA thotë se ajo ka apeluar drejt pacientëve që të mos u bëjnë presion mjekëve amë pasi deri në këtë moment nuk kanë pasur numër të saktë të termineve dhe vetëm për një natë janë krijuar vetëm 28 termine për vaksinime pa pagesë për këto komuna.

“Vetëm 28 qytetarë për vaksinim kundër gripi sezonal nga e gjithë lista e 24 mjekëve amë – kjo është një matematikë që nuk e kuptoj dot. Me këtë kumtesë duam të tregojmë gjendjen e rëndë që po kalojmë dhe t’ju kërkojmë sinqerisht që të na mirëkuptoni që ne, mjekët amë, nuk kemi mundur t’ju caktojmë termin për vaksinim kunër gripit sezonal, Nuk kemi asnjë informatë nga autoritetet në lidhje me situatën me kovid-19, se çfarë dhe si do të zhvillohet më tej”, tha dr Prosheva.

Nga Ministira bëjnë të ditur se pas analizave të kryera mbi mënyrën e caktimit të terminit për vaksinim kundër gripit sezonal, nuk janë identifikuar mangësi, por bëhet fjalë për një mënyrë menaxhimi të sistemit të termineve për vaksinim.

“Ndodhemi në një periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore, ku distanca fizike dhe kohore mes pacientëve është faktori kryesor për ruajtjen e shëndetit të njerëzve. Për këtë arsye menaxhimi sistematik i vaksinimit është tejet i rëndësishëm. Çdo të premte do të happen terminet e vaksinimit për javën e ardhme”, thonë nga Ministria për SAKAMDAKAZAM.MK

Është viti i tretë që kur vaksinimi kundër gripit sezonal është pa pagesë për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në 5 vjet. Çmimi për vaksinim privat është 800 denar.

Kur filloi vaksinimi të martën, për vetëm disa orë u shitën të gjitha vaksinat kundër gripit sezonal në mënyrë private në Shkup. Në Qendrën për shëndet publik në Shkup u shitën të gjitha dozat, plot 2.000 nga 800 denarë, ndërsa drejtori Aleksandar Stojanov tha se pritet të marrin edhe 2.000 vaksina.

Ministria gjatë këtyre ditëve lajmëroi se punëtorët shëndetësore në shtet do të mund të vaksinohen falas kundër gripit sezonal në institucionet e tyre amë, në vend që të duhet të shkojnë në Qendrat e shëndetit publik, siç kanë vepruar deri më sot. Në dërgesën e parë drejt institucioneve u siguruan 2.790 vaksina. Nga Ministria thonë se sa më shpejt të jetë e mundur do të bëhet porosia e sasive shtesë për shkak të interesit të madh të punëtorëve shëndetësorë.

B. NESTOROSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира