Për përmendoren e papërfunduar 32 metrëshe të Nënës Terezë, e cila e shkel Kushtetutën dhe një serë ligjesh të tjera pasi ndodhet në një rrugë këmbësore në hyrje të Sheshit Maqedonia, Qeveria vazhdon ta çojë më tej procedurën për të gjetur një mënyrë se si ta rrënojë atë. Për muret e betonit do të shpellet konkurs për gjetjen e një zgjidhje se si të mund të ripërdoret kjo hapësirë. Konkursi pritet që të shpallet gjatë këtij muaji, si rezultat i vendimit të Qeverisë që përmendorja të mos rënohet, pasi kjo do të kushtojë më shumë se sa ripërdorimi i objektit.
Qeveria mori një vendim të këtillë krahas raportit dhe rekomandimeve të grupit punues për “Shkupi 2014”, i cili u formua pikërisht nga Qeveria. Në rekomandimin e grupit punues nuk është çështje ripërdorimi por fakti se ai objeck nuk duhet të ekzistojë fare pasi me ekzistencën e tij shkelen shumë ligje.
Në faqen për prokurime publike, në Planin për prokurime publike të Ministrisë së kulturës në muajin shkurt thuhet se do të shpallet një konkurse për përzgjedhje të një zgjidhjeje ideore arkitektonike për të gjetur një zgjidhje se si të mund të ripërdoret ky objekt me një kompozim skulpturor, i cili do të përfundojë me ndarjen e çmimeve.
“Për periudhën në vijim parashikohet një subjekt për prokurim publik për zëvendësim të një projekti të bazuar në proces ndërtimi. Ministria për kulturë në përgjithësi do ta ndjekë procedurën për prokurime publike. Bashkë me dokumentacionin për prokurime publike do të dalë edhe shuma e cila është e nevojshme për përfundimin e saj”, thonë nga Ministria e kulturës.
Deri më tani, firmës ndërtimore “Beton SHA Shkupi” për këtë projekt i janë paguar diku rreth 2 milionë euro. Që kur u ndaluan punët ndërtimore, marrëveshja me “Beton” nuk u prish.
“Ekziston mundësia për ta vazhduar këtë realizim projekti, për ta prishur nga të dyja palët apo edhe nga njëra palë”, thonë nga Ministria e kulturës.
Deri sa nga Qeveria nuk heqin dorë nga ideja që të shkatërrohet kjo përmendore e projektit “Shkupi 2014” dhe vazdon procedura që hapësira të ripërdoret për diçka tjetër kryetari i Shkupit Petre Shilegov konsdieron se ai duhet të rrënohet. Ai bën thirrje drejt Qeverisë që nëse ajo nuk është e gatshme ta bëjë këtë gjë, t’ia kalojë atij detyrimin dhe ai do ta largojë menjëherë këtë objekt.
“Përmendorja e Nënë Terezës ndodhet në rrugën Orce Nikollov, që është një rrethim artificial i rrjedhës së natyrshme të lëvizjes në hyrje të sheshit. Unë personalisht, si kryetar i qytetit të Shkupit kërkova nga Qeveria dhe nga Ministria e kulturës që ky objekt i papërfunduar të mund t’i jepet nën ingerenca qytetit të Shkupit, në mënyrë që të rrënohet. Për fat të keq, nga pushteti qendror nuk kemi pasur përgjigje në lidhje me projektin “Shkupi 2014”. Nëse më pyesni mua personlsiht, do të kisha një qëndrim më radikal kundrejt projektit “Shkupoi 2014”. Për fat të keq, në mungesë të kohës, apo të fokusit të interesave të pushtetit qendor, nuk kemi hasur në bashkëpunim të plotë. Të ishte për qytetin e Shkupit, rruga Orce Nikollov deri më tani do të ishte një kalim i hapur”, thotë Shilegovi.
Mirosllav Gërçevi, koordinatori i grupit të punës i cili mori vendimin që objekti të rrëndohet, e të mos ripërdoret, thotë se ndërtimi i kësaj përmendoreje është një shkelje shumë e rëndë e disa ligjeve, rregullores ligjore dhe sundimit të së drejtës.
Përmendorja e Nënës Terezë u paraqit si një donacion nga firma “Sahara Indija”, pronë e biznesmenit kontravers Subrata Roj. Ai, bashkë me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski në janar të viti 2013 e lajmëruan projektin e ri duke e hapur pllakën e Nënës Terezë në sheshin Maqedonia, në vendin ku do të ndërtohet përmendorja. Që kur Roj shkoi në burg, nuk ka pagur dëmshpërblim për insvestitorët që ka mashtruar në Indi. Qeveria e Gruevskit nëpërmjet Ministrisë së kulturës dhe ministers së atëhershme Elizabeta Kamçeska-Milevska e kanë marrë përsipër projektin. Fillimi zyrtar i punëve ndërtimore ishte në tetor 2015, kurse vlera e marrëveshjes për ndërtimin e tij ka qenë 5,5 milionë euro.
A. ANTEVSKA