EKO-ANIJA NË PRESPË NUK FUNKSIONON PËR SHKAK TË NIVELIT TË ULËT TË LIQENIT

EKO-ANIJA NË PRESPË NUK FUNKSIONON PËR SHKAK TË NIVELIT TË ULËT TË LIQENITNiveli i ujit në liqenin e Prespës për momentin shënon 2,5 metra nën nivelin normal (Foto: SDK.MK)

Eko-anija për monitorim në Liqenin e Prespës për momentin është jashtë funksionit, pasi uji i liqenit në fshatin Stenje ku është stacionuar është mjaft i tërhequr, kështu që anija nuk ka ujë mjaftueshëm që të mund të operojë, konfirmoi për SAKAMDAKAZAM.MK udhëheqësi i Sektorit për mjedis jetësor në Komunën e Resnjës, Ajman Al Malla. Megjithatë, mostra nga Liqeni merren edhe në mënyra të tjera dhe monitorimi vazhdon.

Pavarësisht problemeve të eko-anijes, cilësia e ujit kontrollohet rregullisht. (Foto: SDK.MK)

“Eko-anija është jashtë funksionit pasi uji i fshatit Stenjë është i një niveli shumë të ulët. Megjithatë stacioni për monitorim në Stenjë funksionon dhe para pesë vjetësh përfundoi edhe monitorimi i cilësisë së ujërave në dalje të liqenit si dhe brenda liqenit. Analizat kryheshin dy herë në muaj nga pikat të njëjta matjeje, si në liqen ashtu dhe në zonën ujëmbledhëse. Stacioni posedon laboratori biologjike dhe kimike. Rezultatet tregojnë një cilësi të mirë të ujit në shumë parametra, të cilët i analizojmë”, thotë Al Malla.

Eko-anija për herë të parë u lëshua në ujë në vitin 2013. (Foto: SDK.MK)

Eko anija dhe stacioni për monitorim u blenë nëpërmjet një projekti për mbrojtjen e Liqenit të Prespës me mjete nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe UNDP.

Një prej arsyeve për zvogëlimin e nivelit të ujit të liqenit të Prespës, sipas kompetentëve thuhet se janë ndryshimet klimatike. Variacione të mëdha temperaturash manifestohet nëpërmjet dallgëve të vazhdueshme të nxehta dhe uljet e papritura, si rezultat çkaje shfaqen një serë anomalish në raport me cilësinë, intensitetin, kohën e shfaqjes, distribucionin në hapësirë.

Një nga arsyet për zvogëlimin e nivelit të ujit në Liqenin e Prespës janë ndryshimet klimatike. (Foto: SDK.MK)

“Si fillim, niveli i ujit në Liqenin e Prespës ka pësuar një rënie drastike gjatë 20 viteve të fundit, kurse rënia më e theksuar është kjo aktualja, rreth 2,5 metra nën nivelin normal. Në maj të vitit 2016 niveli u ul për 1,1 metra. Kjo tendencë vazhdoi deri në gjysmën e parë të viti 2017, derisa në gusht të vitit 2018, u ul për 1,66 metra,” thotë Al Malla.

Megjithatë ai thekson se ndryshimet klimatike janë një problem global dhe se po merren masa adekuate për uljen e efekteve negative mbi Liqenin e Prespës dhe rrethinën.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира