Orizi po kthehet në fushat e Velesit, dhe rajoni i Veles pas rajonit të Koçanit është i dyti për nga madhësia ku rritet orizi. Sipas njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, dhjetë vjet më parë në Veles janë mbjellë 60 hektarë me oriz, në vitin 2016 96 hektarë, ndërsa vitin e kaluar 200 hektarë. Rreth 30 vjet më parë, sipërfaqja e orizit në rajonin e Velesit ishte 500 hektarë.
Vjeshtën e kaluar, orizi mbiu me sukses në fshatrat e Velesit: Lisiçe, Ellovec, Çaska, Gollozinci. Edhe pse zonat e mbjella po rriten, çmimi i blerjes po bie, gjë që i dekurajon fermerët.
“Kemi pasur një vit të begatë, oriz cilësor, por një çmim të ulët blerjeje. Çmimi ishte 17 denarë për kilogram, minus një denar për transportin. Unë kisha 500 kilogram oriz nga 20 hektarë tokë. Vetëm dy vjet më parë, çmimi ishte 20 denarë. Nuk e di pse, por ai vetëm bie. Orizin e keq e blejnë për 13 denarë dhe diferenca në çmim është 4 denarë, që është e papranueshme. Pagesa për orizin e blerë është për pesë ditë dhe nuk ka asnjë problem. Zonat me oriz po rriten, kurse çmimi po bie”, tha Blagoj Jankovski, i cili ka 60 vjet që kultivon oriz, ashtu si dhe babai dhe gjyshi i tij. Për të kjo është një traditë familjare.
Çmimi i orizit nga Lisiçe në tregun e qytetit në Veles është 60 denarë, kurse ai nga Koçani është 80 denarë për kilogram. Shteti jep subvencione, 600 denarë për një dekar të mbjellë me oriz.
“Çmimi përcaktohet nga blerësit. Metoda është e thjeshtë, sepse orizi shitet si elbi, blerësi e përpunon atë me makineri speciale , zbardhon 100 gramë dhe në varësi të asaj përqindje do të formohet çmimi”, thotë Jankovski, i cili shprehet e i pakënaqur se sivjet në vend të orizit do të mbillte duhan.
Të pyetur se pse fushat e orizit po rriten edhe pse fermerët e orizit janë të pakënaqur me çmimin e blerjes, ata sqaruan se arsyeja është se problemi i tyre i ujit është zgjidhur. Pas ndërtimit të liqenit të Lisiçes, lumi Topollka është në një nivel të vazhdueshëm dhe plotëson nevojat e tyre. Kështu që, përveç faktit që hidrosistemi Lisiçe ka zgjidhur përfundimisht problemin e ujit të pijshëm në Veles, tani do të ketë mundësi që edhe shfrytëzues të tjerë të përdorin këtë sistem. Bujqit pushtojnë toka të reja dhe po zgjerojnë arat e tyre falë furnizimit me ujë.
“Ka interes të madh nga fermerët për lidhjen e kontratave, janë duke integruar kultura me profit të lartë, mundësi nga korrja e tretë, kanë ujë të vazhdueshëm për ujitje”, thonë nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e Ujit “Lisiçe”
“Kemi fituar mirë, e sa për çmimin – gjithnjë atij që shet i vjen pak, e atij që blen, shumë.” Çmimi është i ulët, ishte nga 17-20 denarë, mua ma blenë për pesë ditë. Nxora rreth 800 kg”, thotë Pançe Andonovski nga fshati Lisiçe.
Në disa sipërfaqe, vjet gjatë muajit tetor, për shkak të periudhës së shirave ne tokës me baltë, korrja u bë me drapër, pasi kushtet e punës së mekanizuar u vështirësuan. Pas 5 пrillit është fillimi i mbjelljes. Fermerët presin një vit të mbarë, me një korrje të pasur por edhe me çmime më të larta, të paktën deri në 25 denarë, siç ishte pesë vjet më parë.
- PEÇKOV