SPECAT E STRUMICËS KANË NEVOJË PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI UV, PRODHIMTARIA NË ULJE PËR SHKAK TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

SPECAT E STRUMICËS KANË NEVOJË PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI UV, PRODHIMTARIA NË ULJE PËR SHKAK TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKERrezatimi i madh i rrezeve ultraviolete gjatë verës, ndryshimet e mëdha në temperature dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar sëmundje dhe deformitete te frytet si dhe tharje e të gjitha sipërfaqeve bujqësore. (Foto: SDK.MK)

Temperaturat e larta dëmtojnë prodhimtarinë bimore në rajonin e Strumicës, ndonëse bujqit praktikojnë fara të reja të cilat janë më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Mirëpo, pasojat nga ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj diellit rritet nga viti në vit për shkak se në këtë rajon shumë të mirë për bimësi rrallëherë mund të shihen sipërfaqe me domate apo speca në hapësira të gjera. Rrezatimi i madh ultraviolet gjatë verës, dallimet e mëdha të temperaturave dhe shirat e vazhdueshëm shkaktojnë sëmundje të ndryshme, deformitete te prodhimet dhe tharje e të giitha hapësirave bujqësore. Më së shumti këtë e ka vuajtur Dimitar Popovi nga Angellci i cili thotë se sivjet nuk ka arritur as të mbulojë shpenzimet e produkteve.

Gjatë viteve të fundit, prodhimtaria bimore e Strumicës filloi të shpërngulej me të madhe në ambiente të mbyllura. ( Foto: SDK.MK)

“Këtë vit kam pasur rreth gjysmë hektari spec të kuq në fushë të hapur. Gjithçka shkoi shumë mirë deri në gjysmën e dytë të korrikut, kur bimët ishin në fazën e rritjes dhe pjellorisë. Kur temperatura arriti 40 gradë, bimët filluan të hedhin lulet dhe frytet të rritem me njolla të zeza dhe të bardha dhe vetëm pas dy javësh, gjithçka filloi të thahet. Kështu, në vend të 15 toneve speca, me zor mblodha dy, kurse investova mbi 1.000 euro në mbrojtje biokimike dhe ujitje”, shpjegon Popovi.

Mu për shkak të temperaturave të larta dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj diellit, gjatë dy viteve të fundit në rajonin e Strumicës, investimet në prodhimtarinë bimore filluan të rriten me qëllim që të mbroheshin sa më mirë të mundej nga faktorët e jashtëm. Për këtë qëllim përdoren pëlhura speciale të cilat pengojnë rrezatimin ultraviolet, por duke e mbajtur lagështinë në hapësirë. Megjithatë, me anë të këtij tipi të prodhimtarisë sëmundjet e bimëve shtohen gjithnjë e më tepër.

Rrjetet mbrojtës kundër rrezeve UV synojnë të sigurojnë një mbrojtje sa më efikase në bimëve të cilat rriten jashtë ashtu si dhe ato që rriten brenda. (SDK.MK)

“Bimët janë të mbrojtura nga era dhe shiu, por jo nga temperaturat e larta. Nëse jashtë është 40 gradë, imagjinoni temperaturën brenda plastikës pa ventilimin e nevojshëm. Jemi në përpjekje për të bërë mundësuar një zonë me hije me anë të baltës së vendosur mbi plastikë, por efektet nuk janë shumë të mira dhe më tepër në dëm se sa në të mirë të bimëve, thekson Illo Kostov, bujk nga Dobrejci.

Shoqatat bujqësore nga Strumica paralajmërojnë se bujqit duhet të shpjegojnë se cilat masa nevojitet të ndërmerren, dhe kjo përgjegjësi duhet të merret nga Agjencia për mbrojtje the zhvillim të prodhimtarisë bujqësore, pasi bujqit akoma hidhërohen dhe nuk e dinë se si të menaxhojnë ndikimet klimatike. Ata theksojnë se po implementohen disa masa edhe pse nuk i njohin efektet e tyre.

Mes 15 tonëve speca, me zor kam mbledhur dy, ankohet Dimitar Popov nga Angellci. (Foto: SDK.MK)

“Definitivisht nevojitet një vizitë më e shpeshtë në terren dhe shpjegim se cilat masa bujqësore duhet të zbatohen, pasi në këtë mënyrë ata vetëm mundohen, por pa rezultat. Ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe të shohim se çfarë bën komshiu, por nuk e bëjmë dhe ne. Nuk ka se kush të na shpjegojë se sa kjo gjë është e mirë apo jo. Alarmoj se shkenca duhet të gjejë një vend në bujqësi, të mos shkojnë bujq nëpër institucione, por ata të zbresin te bujqit dhe të mund t’i udhëzojnë”, thotë Boris Zekirov, bujk nga Novo Sella.

Profesori i Universitetit të Shtipit Dushan Spasov thotë se mbrojtja më efikase janë rrjetet mbrojtëse, si në fushë të hapur ashtu edhe në shatorët e plastikës, në mënyrë që të parandalohet ekspozimi direkt i rrezeve mbi bimët.

“Bujqit evropianë ka kohë që shfrytëzojnë rrjetet mbrojtëse dhe efektet janë shumë më të mira. Por gjatë viteve të fundit, për fat të keq,  sikur filloi të shkëputet lidhja mes arsimit dhe prodhimtarisë agrikulturore. Një pjesë e hulumtimeve tona të ndikimeve klimatike mund të implementohen në terren, por kjo duhet të bëhet nëpërmjet Agjencisë për zhvillim dhe agrikulturë”, deklaroi profesori Spasov.

Në rajonin më të mirë për mbjellje në Maqedoni gjithnjë e më rrallë mund të gjenden hapësira me domate apo speca në fusha të hapura. (Foto: SDK.MK)

Para disa vjetësh, nëpërmjet Rrjetit për zhvillim rural, rrjete të tilla u instaluan nga Tome Timovi në disa shatorë plastikë me domate. Siç thotë dhe ai, rezultatet kanë qenë shumë më të mira nga ajo që pritej në zvogëlimin e pasojave të ndikimeve klimatike. Nuk kanë shfaqur deformitete të prodhimeve e as nuk ka pasur hedhje lulesh.

“Prodhimtaria e mbrojtur nga ndikimet e jashtme jep shumë kontribute dhe mbi të gjitha zvogëlohen dhe shpenzimet për trajtimin e tyre biokimik, pasi rreziku për sëmundje ulet në nivelin minimal. Sigurisht që rrjetet mbrojtëse janë vetëm një segment dhe për këtë arsye bujqit duhet të drejtohen drejt prodhimtarisë bashkëkohore”, thotë Timovi, i cili nëpërmjet shoqatës “Horti eko”, përpiqet t’u transmetojë bujqve metoda të reja për mbrojtje nga ndikimet klimatike.

Shumë rrallë herë bujqit shfrytëzojnë rrjeta mbrojtëse kundër rrezeve ultraviolete, edhe pse ato mund të fitohen nëpërmjet programit IPARD 2. Përveç rrjetave mbrojtëse, mund të blihen edhe sistemi për ujitje, pajisje për avull, spërkatje por edhe mbrojtje të mjedisit jetësor për efikastiet energjetik në prodhimtarinë bujqësore dhe një trajtim i duhur i mbeturinave bimore në qendrat e biogazit.

V. TRAJKOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира