VETËM MOLLA E PRESPËS E KA TË VËSHTIRË TË DEPËRTOJË NË TREGUN E JASHTËM

VETËM MOLLA E PRESPËS E KA TË VËSHTIRË TË DEPËRTOJË NË TREGUN E JASHTËMSipas vlerësimeve, sivjet në Rajonin e Prespës do të mblidhen 100.000 tonë mollë, ndërsa prodhimi është zvogëluar për një të tretën si pasojë e ndryshimeve klimatike. (Foto: Gj. Liçovski)

Një kohë, disa me këngën “Danica, prespanske ubavice”, e të tjerë me turbofolk, mblidhnin mollët e Prespës. Por sivjet, në uraganin veror që e dëmtoi shumë prodhimtarinë e mollës, pemëtarët nuk ia thonë më këngës. Sipas vlerësimeve, sivjet do të mblidhen 100.000 tonë mollë, kurse prodhimtaria si pasojë e ndryshimeve klimatike është ulur për një të tretën.

Moti i mirë e vazhdoi periudhën e korjes si kurrë më parë. (Foto: Gj. Liçovski)

Mbi tremijë familje të Resnjës si milingona mbledhin në fushat prej 4.800 hektarësh. Megjithatë, pemëtarë të rinj ndodhen gjithmonë e më pak. Më të vjetrit të cilët gjatë kohës së Jugosllavisë kanë krijuar jetesë nga shitja e mollëve, tani thonë se fëmijët e tyre kanë hequr dorë dhe kanë marrë rrugën për jashtë shtetit.

Në të kaluarën vendosja kasetofonin në tractor dhe buçiste kënga “Dano, Danice, prespanska ubavice”

“Vetëm molla gjen me shumë vështirësi rrugën për jashtë shtetit. Bullgaria ka situatë më të mirë. Qendra blerëse “Apple land” në zonën industriale Makazi, ku investitorët janë nga Dubai, blejnë deri në 3.000 tonë mollë dhe çmimi është 12 denarë për kilogram. Një tjetër qendër ka dhe në Resnjë, ku një biznes privat ka ftohës dhe eksporton në Bullgari. Thuhej se në Evropë nuk ka mjaft mollë, por duhej që çmimi të ishte më i lartë. Megjithatë, këto janë situata të fillimit të sezonës së shitjeve dhe presim që çmimi të rritet”, thotë Jovan Naumovski nga Shtërbova.

Moti i mirë e shtoi prodhimtarinë e mollëve si kurrë më parë. Pemëtarët mund të mbledhin të gjitha mollët pa problem. Por akoma ka mollë që janë dëmtuar nga breshëri dimëror, e disa kanë mbetur në degë në madhësinë e një kumbulle.

Në të kaluarën vendosja kasetofonin në traktor dhe buçiste kënga “Dano, Danice, prespanska ubavice”, apo ndonjëherë edhe turbo muzikë. Gjithashtu komshiu lëshonte muzikë, gjithçka ishte shumë e gëzuar. Nuk kishte rëndësi moti, ne e harronim hallin me muzikë”, thotë Illçe Vojçevski nga Carev Dvor.

“Vetëm molla gjen me shumë vështirësi rrugën për jashtë shtetit. Bullgaria ka situatë më të mirë. Qendra blerëse “Apple Land” në zonën industriale Makazi, ku investitorët janë nga Dubai, blejnë deri në 3.000 tonë mollë dhe çmimi është 12 denarë për kilogram. Një tjetër qendër ka dhe në Resnjë, ku një biznes privat ka ftohës dhe eksporton në Bullgari. Thuhej se në Evropë nuk ka mjaft mollë, por duhej që çmimi të ishte më i lartë. Megjithatë, këto janë situata të fillimit të sezonës së shitjeve dhe presim që çmimi të rritet”, thotë Jovan Naumovski nga Shtërbova.

Moti i mirë e shtoi prodhimtarinë e mollëve si kurrë më parë. Pemëtarët mund të mbledhin të gjitha mollët pa problem. Por akoma ka mollë që janë dëmtuar nga breshëri dimëror, e disa kanë mbetur në degë në madhësinë e një kumbulle.

Në të kaluarën vendosja kasetofonin në traktor dhe buçiste kënga “Dano, Danice, prespanska ubavice”, apo ndonjëherë edhe turbo muzikë. Gjithashtu komshiu lëshonte muzikë, gjithçka ishte shumë e gëzuar. Nuk kishte rëndësi moti, ne e harronim hallin me muzikë”, thotë Illçe Vojçevski nga Carev Dvor.

Nëse vazhdon moti i mirë, problemi kryesor i pemëtarëve do të jetë magazinimi i mollës pasi në Prespë mungojnë edhe pesë ftohës. (Foto: Gj. Liçovski)

Tashmë nuk dëgjohet asnjë këngë pasi pemëtarët çdo vit përjetojnë shumë dëme nga ndryshimet klimatike. Tani presin që të kryhen procedurat administrative dhe shteti të paguajë dëmshpërblim.

Prodhimi që nuk pari dëm të cilësi është mbledhur në sandukë dhe thasë në pritje të tregtarëve në punktet blerëse në Prespë.

“Blerje ka por çmimi është nga 8-15 denarë për kilogram. Ky është minimumi që ne të kemi përfitim. 9 denarë harxhojmë që të prodhojmë një kilogram mollë, gjithçka është më e shtrenjtë tani. Përveç këtij çmimi, paguajmë edhe vjelësit e mollëve. Për ajdared çmimi është një denarë më shumë se vjet, por për mollën tjetër çmimi mbetet i njëjtë. Sivjet do të fitojmë më pak. Molla industriale është 3 denarë. Paratë që na i premtoi shteti për mollën industriale nga vjet janë paguar vetëm pjesërisht”, thotë Naumovski.

 

Nëse vazhdon ky mot i nxehtë, problemi kryesor i pemëtarëve do të jetë magazinimi i mollës pasi në Prespë mungojnë të paktën edhe pesë ftohës si ata të “Apple Land”. Një pjesë e pemëtarëve të mollës i ruajnë mollët në kushte të improvizuara, në bodrume dhe hapësira të ngjashme ndihmuese, të papërshtatshme që të ruajnë cilësinë për një periudhë më të gjatë kohore.

ZH. ZDRAVKOVSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари