MISTER ERIKSON

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:38:"Ushqejiqentë,dhemosiprekbutonat

1 Nëse Goce Dellçevi botën e ka parë si një fushë gare kulturore midis popujve, VMRO e Nikolla Gruevskit sheh Maqedoninë si një fushë gare teknologjike botërore të pajisjeve për përgjim. Kanë shkatërruar dy sisteme, nuk e dimë çfarë kanë qenë ato sisteme, në bombat dëgjuam për pajisje izraelite, PSP zbuloi se ka pasur pajisje britanike, dhe këtë javë mësuam se ka pasur edhe suedeze. Pra çdo gjë që ka qenë për t’u blerë – e kanë blerë? Pse? E pra, ja që e pamë pse. Që të mund të përgjojnë njëri tjetrin për të parë se mos ndonjëri ka vjedhur më shumë se sa kanë rënë dakord.

Le që e kanë blerë, por shumë seriozisht edhe e kanë siguruar pajisjen. Vetëm dy vetë e kanë fjalëkalimin. Ndërsa fjalëkalimin kryesor e ka prodhuesi i pajisjes. Dhe ja që Katica tani kërkon që të vijë dikush nga Suedia ta hap sistemin. Sepse urdhëresat gjyqësore që i mban PSP për të hetuar në DSK nuk janë fjalëkalim i mjaftueshëm.

“Alo Mister Erikson, Si e kishit fjalëkalimin? Çavkovi nuk e jep. “Dhe ky përgjigjet: “Provo ‘hapelençe’. Nëse nuk hapet atëherë provo “lëshoefatime”. Nëse jo? Provo DSKato, DSK me të madhe. U bë?“

Çfarë shteti na qenka ky, me fjalëkalim në Suedi? Me siguri nuk e kemi paguar këstin e fundit dhe nuk na japin fjalëkalimin?

2 Pasi Mister Erikson do vijë t’i ndihmojë Prokurores Speciale Katica Janeva të zbatojë urdhrin gjyqësor, po le t’i ndihmojë edhe Prokurorit publik Marko Zvërlevskit. Për të njëjtat para, le ta dekodojë edhe telefonin e dëshmitarit të vetëvrarë të PSP-së Kosta Kërpaç. Sepse edhe telefoni i tij ishte i markës “erikson”.

3 Kjo më kujtoi një barsoletë kur DSK quhej UDBA. Kur rusët, amerikanët dhe bullgarët kanë dërguar një ekspeditë në hapësirë. Rusët e kanë dërguar qenin Laika, amerikanët qenin Xheki dhe bullgarët e kanë dërguar kozmonautin Asparuh. Laika e ka pasur për detyrë të shtyp butonin dhe të njoftojë Moskën se ka kryer detyrën. Xheki gjithashtu ka pasur për detyrë të shtyp butonin dhe të njoftojë Uashingtonin. Ndërsa Asparuh merr një urdhër nga Sofja: “Ushqe qentë, mos prek butonat”.

4 Është e njëqinda herë që BE dhe SHBA thanë se “PSP-së duhet t’i mundësohet të zbatojë hetim të pavarur pa shtyrje ose pengesa, ndërsa institucionet qeveritare dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në këto procese”. Është e njëqinda here që “përcaktimi i përgjegjësisë për përgjimet e paligjshme dhe pretendimet për shpërdorime nga Qeveria janë hapat kyçe për t’i vënë fund krizës”.

Ata mundet edhe njëqind herë të na paralajmërojnë dhe të na tregojnë diçka që ne e dimë. Mua më intereson se çfarë do të bëjnë BE dhe SHBA nëse pushteti përkundër paralajmërimeve të tyre vazhdon të shkelë marrëveshjen dhe të pengojë hetimet e PSP-së? Për shembull, çfarë do të bëjnë? Do ta tërheqin rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE? Do t’i vendosin funksionarët e akuzuar dhe të dyshuar në listën e zezë? Do të bëjnë një listë të zezë të gjyqtarëve të korruptuar, ashtu si bënte ambasadori i SHBA-së, Lorens Batler në atë kohë? A do t’ua ngrijnë llogaritë dhe pasuritë në vendet e tyre? Do të vendosin sanksione? Do të na bombardojnë? Do t’i tërheqin ambasadorët nga Shkupi?

Ose, më 12 dhjetor do t’i rrisin kuotat e kërkuesve të azilit politik nga Maqedonia?

5 Sepse lideri i VMRO-DPMNE thotë “Erdhi koha!” Për çfarë? Pas 10 vitesh në pushtet, është koha që VMRO-DPMNE të vijë në pushtet? Për çfarë erdhi koha? Të qërohen hesapet me tradhtarët e popullit, me jopatriotët dhe me bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja? Është koha të pastrohen të gjithë që nuk mendojnë si Familja? Sepse zagarët e tyre tanimë haptas kërcënohen – “Do shihni ju pas 11 dhjetorit”!“

Për çfarë erdhi koha? Që Gruevski përfundimisht t’i fitojë 63 deputetë. Që mos ta shqetësojë Mister Erikson me hetime dhe urdhëresa të pakontrolluara gjyqësore.

Aspak nuk kam dyshim se Gruevski do të sigurojë 63 deputetë në rast se i fiton zgjedhjet. Nëse i fiton zgjedhjet, do t’i blejë mandatet që i mungojnë brenda Parlamentit. Jo më kot e bëri partinë një nga më të pasurat në Evropë. Derisa gjysma e trupit votues thonë se nuk i intereson politika dhe se të gjithë janë njësoj, Gruevski tanimë e din se çfarë do të bëjë më 12 dhjetor.

Në tubimin e VMRO-DPMNE-së në sallën “Boris Trajkovski” javën e kaluar, mbështetësit e liderit brohorisnin “S’të bën njeri dot gjë Nikolla!” Demek, ai mbase ka vjedhur, por populli ia ka dhënë këtë të drejtë. I njëjti popull i cili thotë “Ndoshta ka vjedhur, por ka edhe për ne”.

Epo, ka. Edhe atë shumë ka pasur në Ministrinë e Arsimit. Ku revizori shtetëror ka zbuluar se në vitin 2015, kur ministër ishte Abdylaqim Ademi i BDI-së dhe zëvendës ministër Spiro Ristovski i VMRO-DPMNE-së, kanë bërë punësime pa masë, por edhe kanë shpenzuar pa masë. Kanë fjetur në hotele me 5 yje pa urdhëresa udhëtimi, të punësuarit nuk kanë shkuar në punë, ndërsa kanë marrë rroga, kanë shpenzuar për benzinë për automjetet private pa dhënë llogaritë, kanë ngrënë në hesap të shtetit ne restorante të shtrenjta pa pëlqim…

Në të njëjtën kohë, ndërsa Ministria ka shpenzuar pa kontroll paratë tona, nxënësit e shkollave të mesme protestonin në çadra nën dritaret e Ademit dhe Ristovskit. Prindërit mbanin rojë nate, mësuesit dridheshin për vendet e tyre të punës sepse u kërcënuan që mos të bënin grevë, i ndëshkonin me testim eksternë, disa fëmijëve të cilët protestoni ua kanë ulur notën e sjelljes … Ndërsa drejtorët ushtronin presion mbi kolegët dhe ua mbyllnin dyert me çelës nxënësve që mos të dalin në protesta sepse ishin mirënjohës se partia iu kishte dhënë paga pak më të larta se ato të mësimdhënësve. E mbronin ministrin nga nxënësit, që të mund të flejë i qetë. Me pesë yje.

Dhe pastaj – ata na qenkan të çmendur. Mos bre. Ne jemi të çmendur.

7 Ditën kur ish ministri i transporti, Mile Janakievski vendosi rekordin personal dhe u bë i dyshuar në një hetim të ri nga PSP, ai u paraqit në debat televiziv me kolegen e tij ministren e kulturës Elizabeta Kançevska – Milevska, e cila debatoi si e dyshuar në një rast të ri të PSP-së.

Mile tha se ai do të ndihmojë në fushatën e VMRO-DPMNE-së. A do t’i ndalë sërish ashensorët? Dëgjuam nga bombat se sa kishte qenë i shkathët: “A mund të zbresin pleqtë nga kati i 15?  Jo” Ose:”Do ta zhvendos gjithë ndërtesën, do t’i mbyll që mos mund të dalin ata te Bristoli”. Ose: “Thirrni të gjitha mësueset –  koll qendra.” Sërish do të mbyllë dyqane?” Si ishte ajo “do ketë bërtima e piskama atje.” Ose do të shpjegojë se si vidhen materialet zgjedhore: “Janë të lidhura në disa thasë të zinj, siç ma kanë shpjeguar kanë prej atyre plastikeve, nëse ju kujtohet, që përforcohet, plastike?“

Dhe në fund, poenta e tij kryesore ishte se partia e tij do ta luftonte dygjuhësinë. Ah bre Mile, vallë harrove se si lideri të urdhëronte në telefon të bësh rrethe në Shkup me autobusët e rinj të NPK? Autobusët moti janë dygjuhësor. Dhe jo vetëm autobusët.

Mile me siguri nuk e ka harruar këtë. Por shpreson se ne e kemi harruar.

8 Para duelit të dy të dyshuarve të PSP-së, Ministrja Beti ka qenë në Dellçevë. Mbështetësve të partisë iu ka thënë: ” Ne nuk do lejojmë gjithë atë që e pamë dhe besoj se çdo qytetarë nga sjellja e tyre dhe nga pushteti i tyre ka një akt të neveritshëm të gjithë asaj që e kanë bërë në këtë periudhë.”

Alo, Mister Erikson! Pasi ja që je duke ardhur, provo ta deshifrosh këtë mesazh të Ministres Beti.  Provo me fjalëkalimin “tenderë”.

Përktheu Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира