PAS 18 VJETËVE NDËRTIM, TETOVA FITOI TUBACIONIN E RI

PAS 18 VJETËVE NDËRTIM, TETOVA FITOI TUBACIONIN E RIPas përfundimit të tubacionit, mbetet vetëm përfundimi i stacionit të filtrave, për të cilin janë tërhequr 1.200.000 nga Banka e Evropës dhe 800.000 euro nga buxheti në komunën e Tetovës. (Foto: SDK.MK)

Komuna e Tetovës nga Ministria e mjedisit jetësor fitoi tubacionin e ri, ndërtimi i të cilit ka zgjatur 18 vjet. Pritet që pas ndërtimit të përmirësohet furnizimi i qytetit me ujë për një kohë më të gjatë. Dorëzimi u bë mes kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ministrit të mjedisit jetësor, Bashkim Ameti.

“Tubacioni ka gjatësi prej 9,200 metrave dhe ndërtimi i tij ka zgjatur dy vjet e gjysmë. Me ndërtimin e përfunduar të tubacionit dhe përfundimin e ndërtimin të stacionit të filtrave, që pritet të bëhet së shpejti, çështja e ujit të pijshëm për qytetarët e komunës së Tetovës do të mbyllet për një periudhë të gjatë”, deklaroi kryetarja e komunës Arifi.
Ndërtimi i tubacionit në realitet ka zgjatur 18 vjet. Disa kryetarë të Tetovës bënin plane dhe elaborime, fillonte ndërtimi dhe pastaj ndërpritej për shkak të mungesës së mjeteve. Merreshin kredite për ndërtimin e tij, shiteshin objekte komunale, dhe fitohej ndihmë financiare nga shteti.

Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare, konsiderohet që në atë periudhë 18 vjeçare janë shpenzuar 10 deri në 20 milionë euro, ndërkohë që Tetova përsëri ishte pa tubacion dhe pa mjaftueshëm ujë të pijshëm.
Me ardhjen e qeverisë aktuale në komunë, nga buxheti i RM nëpërmjet Ministrisë së ekologjisë, Komuna e Tetovës fitoi 2 milionë euro për ndërtim të tubacionit, i cili para dy muajve përfundimisht u mbyll.
Tani mbetet vetëm përfundimi i ndërtimit të stacionit të filtrave, për të cilin janë marrë 1.200.000 euro nga Banka Evropiane dhe 800.000 euro nga buxheti i komunës së Tetovës, me të cilat qyteti më në fund do ta zgjidhë problemin prej shumë kohësh të ujit të pijshëm.

“ Me një organizim dhe bashkëpunim të mirë dhe një sjellje të përgjegjshme, për tre vjet mund të përfundohet ndërtimi i tubacionit prej 9 kilometrave dhe sistemit për filtrim dhe e gjithë kjo vetëm për 4 milionë euro”, u lëvdua kryetarja Arifi.

Ajo poashtu lajmëroi se janë izoluar mjetet prej 7 milionë eurove nga UNDP dhe agjencisë zvicerane për zhvillim, me çka ata kanë pranuar të realizojnë një projekt për standardizimin e përgjithshëm të deponisë së Rusinos, që të mundet kjo deponi të përmbushë kërkesat e të gjitha ndërmarrjeve komunale në rajon. Marrëveshja parimore me investuesit është për t’u nënshkruar deri në fund të majit.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира