“UJËSJELLËSI” FSHEH ARSYEN SE PSE KA SHLYER BORXHET E UJIT ME VLERË MBI TRE MILIONË EURO TË ISH MINISTRAVE DHE DEPUTETËVE

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:428:"NukkapërgjigjepërshfrytëzuesiteprivilegjuartëujitasngaAvokatiiPopullit,IxhetMemeti,icilimeiniciativëtëtij,kangriturlëndëpërhetiminepohimevetëdhënanëseancëneKëshillittëShkupitdhedyherë,ikabërëkërkesëmeshkrimdrejtorittëNP“Ujësjellësidhekanalizimi”,AleksandarAtanasov,nëlidhjemebazatligjoretëvendimittëndërmarrjespërtëshlyerborxhet.

“UJËSJELLËSI” FSHEH ARSYEN SE PSE KA SHLYER BORXHET E UJIT ME VLERË MBI TRE MILIONË EURO TË ISH MINISTRAVE DHE DEPUTETËVE

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” mban të fshehtë arsyen se pse ua ka shlyer borxhet e ujit me vlerë prej mbi tre milionë eurove, ish ministrave, deputetëve aktualë dhe qytetarëve më afër qeverisë.

Në maj të këtij viti, për këto shlyerje të borxheve të ujit, në Këshillin e Shkupit parashtroi pyetje grupi i këshilltarëve të LSDM-së.

“Pse disa të paguajnë, e disave t’u shlyhet borxhi për ujë dhe mbeturina”, pyeti grupi këshillues i LSDM-së. Damjan Mançevski, koordinatori i grupit i këshilltarëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit në Këshillin e Shkupit, thonë që për këtë pyetje, akoma nuk kanë përgjigje.

As Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, nuk ka përgjigje për shfrytëzuesit e privilegjuar të ujit. Ai, me iniciativë të vet, ka hapur lëndë për hetimin e pohimeve të bëra në seancën e Këshillit të Shkupit. Avokati i Popullit dy herë me shkrim ka kërkuar shpjegim nga drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Aleksandar Atanasov, se mbi çfarë bazash ligjore, ndërmarrja ka marrë vendime për shlyerjen e borxheve.

“Kush është sugjeruesi, iniciatori për marrjen e vendimeve me përmbajtje të këtillë? Kush e ka sjellë vendimin, drejtori Atanasov, këshilli drejtues ose ndonjë organ tjetër?”, pyet Avokati i Popullit. Ombudsmani kërkon përgjigje zyrtare nga Atanasovi në lidhje me vlerën e borxhit në total, mënyrën e emërimit të borxhit- si borxh për ujë ose si borxh për pastrimin e mbeturinave të komunës. I kërkon edhe emrat e të gjithë atyre qytetarëve të privilegjuar, si dhe periudhën për të cilën u është shlyer borxhi. Që të zbulojë se cili ka qenë hapi ligjor për shlyerjen e borxheve, në shkresën drejtuar NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Avokati i Popullit pyet edhe se a bëhet fjalë për shlyerje të detyrimeve të paditura me kohë ose në rast se bëhet fjalë për detyrime që nuk janë paditur me kohë, atëherë cilat janë arsyet se pse nuk janë paditur me kohë dhe pse ata janë të privilegjuar në krahasim me qytetarët e tjerë, të cilët mbarojnë në gjyq nëqoftëse nuk ia paguajnë borxhet “Ujësjellësi”-t, si dhe a i ka dënuar drejtori personat zyrtarë që kanë neglizhuar borxhe të caktuara.

Meqenëse për heqjen e borxheve, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, duhet të pyesë dhe të marrë pajtim nga themeluesi i saj, Këshilli i Qytetit të Shkupit, Avokati i Popullit e ka pyetur Atanasovin se a ka marrë pajtim nga Këshilli për vendimin e marrë. Sipas këshilltarit shtetëror të Avokatit të Popullit, Zoran Billbillovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup, Aleksandar Atanasov, nuk i është përgjigjur as shkresës së dytë të Ombudsmanit. Për këtë arsye, Avokati i Popullit ia ka theksuar Atanasovit se refuzimi dhe mosrespektimi i kërkesave dhe ndërhyrjeve të Ombudsmanit “konsiderohet si pengesë në punën e tij dhe si pasojë do të merren masa plotësuese, në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit”.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dha përgjigje gjysmake në pyetjet e SAKAMDAKAZAM.MK për heqjen e borxheve.

“Bëhet fjalë për korrigjimin e vlerës së detyrimeve në momentin e ngritjes së padisë dhe korrigjimin e  vlerës së detyrimeve nga vitet e kaluara, për të cilat pagesa është vështirësuar dhe nuk është bërë shlyerje direkte dhe fshirje, por harmonizim  me rregulloret tatimore dhe evidentimi i tyre si borxhe të kontestueshme dhe të dyshimta. Ky lloj evidentimi i detyrimeve nuk ka të bëjë vetëm me iniciativën pesonale të shfrytëzuesve, e as nuk ka ndonjë shfrytëzues të privilegjuar. Korrigjimi i vlerës bëhet në momentin e ngritjes së padisë dhe gjatë inventarit vjetor, me qëllim që të prezantohen raportet financiare objektivisht. Miratimi i pjesërishëm i detyrimeve të shfrytëzuesve bëhet vetëm nëpërmjet Komisionit për fatura të kontestueshme. Nuk bëhet fjalë për shfrytëzues të privilegjuar, por për shfrytëzues që i janë drejtuar Komisionit dhe i kanë përmbushur kushtet që kërkohet për miratim të pjesërishëm të faturës, më së shumti deri në 50 përqind të shumës”, thonë nga “Ujësjellësi”.

Nga ndërmarrja, kërkuam listën e shfrytëzuesve tek të cilët, siç thonë, kanë bërë korrigjime të vlerës dhe listën e shfrytëzuesve, të cilëve Komisioni për fatura kontestuese u ka lejuar shlyerje të pjesërishme të borxhit të ujit. Nuk morëm të dhëna.

Pyetjes se a gjenden ish ministri i drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe deputeti Amdi Bajram, mes shfrytëzuesve, të cilëve u është shlyer borxhi, nga “Ujësjellësi” thanë që Manevski paraqitet si pagues i rregullt dhe  nuk ka borxh, ndërsa Bajrami i ka borxh ndërmarrjes 282.547 denarë, borxhi është paditur dhe i është dhënë përmbaruesit të autorizuar.

Përgjigjes direkte për shlyerjen e borxheve iu shmang edhe Qyteti i Shkupit, ku pyetëm nëse e kanë përcjellur pyetjen te “Ujësjellës”-i, i cili duhet të përgjigjet.

“Ju lutemi të na tregoni se për cilën pyetje të këshilltarëve bëhet fjalë. Kjo na nevojitet edhe përkrah dyshimit tuaj në azhurnimin e administratës së shtetit, për këtë, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me NP “Ujësjellës” u janë përgjigjur këshilltarëve të qytetit. Asnjë nga pyetjet e parashtruara nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me shpërdorime të mundshme të llogarive të qytetarëve nga NP “Ujësjellës”. Për këtë shkak, ju lutemi të na përcjellni pyetjen në formë burimore, ashtu siç e ka thënë grupi i këshilltarëve dhe përgjigja do të vijojë menjëherë, njësoj si i është dorëzuar atij që e ka parashtruar”, kërkuan nga qyteti i Shkupit, edhe pse çdo seancë regjistrohet dhe regjistrimi është në dispozicion të të gjithë shërbimeve të Qytetit.

Shërbimet profesionale në Këshillin e Qytetit të Shkupit duhet t’i përgjigjen me shkrim pyetjes së LSDM-së, të parashtruar nga foltorja në maj të këtij viti.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира