Drejtoria për kryerje të sanksioneve është duke kryer një mbikqyrje ad-hoc dhe hetim pas një paraqitje të një personi të gjykuar për faktin është sulmuar dhe lënduar pa arsye nga një shef i policisë së burgut të Manastirit. Komiteti i Helsinkit për të drejtat dhe liritë e njeriut, i cili është ai që ka urdhëruar mbikqyrjen, është në pritje të rezultateve të hetimit dhe të inçizimeve nga kamerat e sigurimit në burg dhe bën të ditur se nëse do të konfirmohen pohimet e të dënuarit, atëherë do të paraqitet padi penale për torturë dhe veprim johuman për shefin e policisë së burgut.
Ky personi i dënuar, sipas paraqitjes, në momentin kur është sulmuar nga shefi i policisë së burgut, ka qenë duke vuajtur dënim në njësinë e hapur të INK Burgu Manastir. Vetëm për arsye se ka kërkuar ndihmë urgjente mjekësore pas rrahjes nga shefi i policisë së burgut, ky person është kthyer në njësi gjysmë të hapur, me vendim nga drejtoria e burgut, shprehet Komiteti i Helsinkit në raportin e saj.
“Personi i dënuar i cili vuan dënim në INK Burgu Manastir është drejtuar te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut për shkak të torturës dhe veprimeve johumane të shefit të policisë së burgut ndaj tij. Respektivisht, personi i dënuar ka pohuar se pasi ka kërkuar terapinë e tij mjekësore, shefi i policisë së burgut, pa një arsye pararake, menjëherë ka filluar ta rrahë duke i rënë në kokë dhe trup. Me disa nga këto goditje i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore, në fytyrë dhe brij. Në ngjarje kanë qenë dëshmitarë edhe të gjykuar të tjerë të burgut që kanë thërritur ndihmë urgjente mjekësore dhe kanë bërë fotografi nga lëndimet e personit të gjykuar”, shprehet Ina Xhugumanova nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Xhugumanova thotë se këto janë pohimet e personit të dënuar, për shkak të të cilave nga Drejtoria për kryerjen esanksioneve është kërkuar një përgjigje zyrtare rreth sulmit brutal të shefit të policisë së burgut. Por, për më shumë se dy muaj nga aty nuk ka asnjë përgjigje. Komiteti i Helsinkit nuk ka as dokumentimin mjekësor nga i burgosuri që është rrahur. Që aty thonë se iu nevojiten incizimet e kamerave nga e gjithë ngjarja, por as ato nuk i kanë. Nga Drejtoria kanë kërkuar që mbi këtë ngjarje të informohet dhe MPB dhe Prokuroria publike.
Pas ngjarjes, njërit prej policëve të burgut i është kujtuar që të kërkojë të kryejë procedurë disiplinore, mirëpo jo kundër shefit që ka rrahur të burgosurin, por kundër të rrahurit.
“Pas kërkesës së anëtarit të policisë së burgut është ngritur procedurë për ndëshkim disiplinor të personit të dënuar, i cili ka qenë i sulmuar fizikisht nga ana e shefit të policisë. Me anë të vendimit të marrë nga ana e Drejtorisë së INK, personit të dënuar i është shqiptuar dënim disiplinor – izolim me kohëzgjatje 5 ditore, për shkak se sipas pohimeve të tij, personi i dënuar ka refuzuar të marrë terapinë mjekësore si dhe për shkak të thirrjes së palejueshme të ndihmës urgjente mjekësore nga ana e të dënuarve të tjerë, me anë të çkaje ai ka kryer një shkelje, për shkak të së cilës nga ana e drejtorisë së burgut është marrë vendimi për regresimin e tij nga njësia e hapur grupi A në njësinë gjysmë të hapur grupi B” , shprehet Xhugumanova.
Për konfirmimin e këtyre pohimeve dhe për hetimin e krejtësishëm të kësaj ngjarjeje, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut bashkë me Shoqatën maqeonase të juristëve të rinj kanë paraqitur kërkesë para Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve për të ekzekutuar një mbikqyrje ad-hoc. Nga Drejtoria. Nga Drejtoria është kërkuar që të merren të gjitha masat e nevojshme si mbledhja e incizimeve të burgut, vërtetimi mjekësor i të burgosurit nga Urgjenca, si dhe të sigurohet bisedimi me personin e dëmtuar dhe me dëshmitarët e ngjarjes, për konfirmimin e rregullt të gjendjes faktike dhe ngritjen eventuale të procedurës para Prokurorisë themelore pulbike për përndjekje dhe hetim të veprave penale të kryera nga persona me autorizim policor dhe anëtarë të burgut policor kundër shefit të policisë.
SAKAMDAKAZAM.MK iu drejtua drejtorit të Drejtorisë Marjan Spasovskit për të dënuarin e sulmuar nga ana e shefit të policisë së burgut në Manastir. Ai konfirmoi se ka një hetim për një ngjarje të atillë dhe se gjatë këtyre ditëve ajo po përfundon.
“Ky është një rast serioz, merren deklarata nga dëshmitarë për ngjarjen, kontrollohen kamerat e sigurisë. Rasti po hetohet në themel dhe është duke u kryer një mbikqyrje ad-hoc nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve, pasi këtu kërkohet përcaktohet faji. Për disa ditë hetimi do të përfundojë”, na deklaroi drejtori Spasovski.
Personat e dënuar nga të gjitha institucionet ndëshkuese-korrigjuese në Maqedoni vazhdimisht i drejtohen Komitetit të Helsinkit me ankesa, ndërsa që aty persona profesionistë u japin këshilla online të burgosurve të cilët ankohen për të drejtat dhe liritë e shkelura njerëzore pas grilave.
I burgosuri i rrahur nga ana e shefit të policisë së burgut të Manastirit nuk është paraqitur, rastin në Helsinki e ka paraqitur një i burgosur-dëshmitar okular i rrahjes brutale.
Nga Sindikata e pavarur e policisë së burgut dhe e administratës në Manastir thonë se mbi personin në fjalë nuk është përdorur asnjë lloj dhune fizike dhe se personi i njëjtë është kontrolluar në mjek pas ngjarjes dhe nuk është konstatuar asnjë lloj lëndimi.
“Përdorimi i masave të kufizuara, si p.sh. “izolimi” është përdorur për shkak se personi është sjellë në mënyrë agresive ndaj personave zyrtarë duke përdorur fjalë fyese, të shara dhe kërcënimi, ashtu si dhe ngaj drejtorisë së burgut dhe personelit mjekësor në Burgun e Manastirit, duke shkaktuar dëmtim të rregullit të shtëpisë në Burg”, thuhet në Sindikatin e pavarur të policisë dhe administratës së burgut.
S. DELEVSKA