Shkatërrimi i pajisjeve urbane në park, thyerja e drunjve, shtyllave të dritës, gardheve me lule, madje edhe tabelave në bulevardin e çmimeve “4 Nëntori”, zhgarravinat në objektet përkujtimore në qendrën e qytetit, si dhe garat në orët e vona të natës janë probleme me të cilat Manastiri po përballet tashmë prej shumë kohësh.
Video-mbikqyrja për mbrojtjen e pronës komunale dhe siguri më të madhe të qytetarëve u njoftua që në vitin 2019 në mandatin e kryetares së atëhershme të komunës Natasha Petrovska, por nuk u realizua. Para zgjedhjeve të fundit lokale në vitin 2021 , ky ishte një premtim i grupit këshillues Poinaku. Qeveria e tanishme lokale caktoi fonde për këtë vit, por nuk bëri një studim paraprak.
“Si një grup këshillimor ne reaguam në lidhje me fondet e ofruara nga Programi mjedisor për realizimin e video-mbikqyrjes. Kur pyetëm se ku ishte realizimi, ata na informuan se kishte fonde, por nuk kishte studim paraprak. Tani po presim që Komuna të japë së pari një studim paraprak dhe nëse e siguron atë këtë vit, vitin tjetër të presim realizimin”, tha Metodia Ilievski, koordinator i grupit këshillimor të LDSM-së.
Komuna e Manastirit konfirmoi se në Programin mjedisor 2022, në pjesën e investimeve kapitale janë parashikuar mjete financiare për blerjen e pajisjes për video-mbikqyrje në vlerë prej 1,5 milion denarësh. Por pas analizës, ata përcaktuan se nevojitej një studim realizueshmërie për të vendosur të gjitha hapat për të zbatuar prokurimin dhe i njëjti studim do të jepte udhëzime mbi burimet financiare që do të duheshin. Prandaj, Programi mjedisor 2022 u ndryshua dhe seksioni i prokurimit të pajisjeve u zëvendësua nga zhvillimi i studimeve të fizibilitetit. Komuna e Manastirit është aktualisht në procesin e inicimit të një procedure për zbatimin e prokurimit publik.
Kavadari, një komunë që ka dyfishin e popullsisë së Manastirit, ka realizuar video-mbikqyrjen që nga viti 2019 me qëllim rritjen e nivelit të mbrojtjes së popullsisë në trafik, mbrojtjen e pajisjeve urbane, shtigjet e këmbësorëve, shenjat e trafikut, semaforët, mbrojtjen e deponive të paligjshme etj. Kamerat e sigurisë janë instaluar në udhëkryqe të shumta me mbikqyrje 24-orëshe dhe filmimi mund të përdoret gjithashtu për hetim mbi krimet.
ZH. ZDRAVKOVSKA