DHUNA NË FAMILJE PO RRITET, GJITHNJË E MË SHUMË GRA MBAHEN TË MBYLLURA DHE RRIHEN, SHPESH HERË PARA FËMIJËVE

DHUNA NË FAMILJE PO RRITET, GJITHNJË E MË SHUMË GRA MBAHEN TË MBYLLURA DHE RRIHEN, SHPESH HERË PARA FËMIJËVESipas numrit të kallëzimeve penale, të cilat më së shumti kanë të bëjnë me dhunën e kryer në familje, këta nëntë muaj e kanë tejkaluar gjithë vitin 2021. (Foto: Pexels/Gustavo Fring)

Dhuna në familje është në rritje, veçanërisht ndaj grave, në të gjitha format – përdhunim, dhunim, dhe rrahje, rrëmbim apo kyçja në shtëpi dhe ndalim për t’u larguar nga dhoma. Ndërsa shteti, gjegjësisht shërbimet sociale pothuajse nuk janë fare të dobishme sipas statistikave të fundit nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Sipas numrit të kallëzimeve penale, të cilat më së shumti kanë të bëjnë me dhunën e kryer në familje, këta nëntë muaj e kanë tejkaluar gjithë vitin 2021.

Në Prokurorinë Themelore Publike Shkup në nëntë muajt e parë të vitit janë pranuar 315 kallëzime penale, të cilat kanë të bëjnë me vepra penale kundër jetës dhe trupit nga kreu 14 i Kodit Penal. Shumica e këtyre krimeve janë pasojë e dhunës në familje, thotë prokuroria.

“Në Prokurorinë Themelore Publike Shkup nga fillimi i vitit janë pranuar 129 kallëzime penale për veprat penale nga kreu 15, vepra kundër lirive dhe të drejtave të qytetarit. Në këtë kapitull ndër të tjera përfshihen edhe krimet e rrezikimit të sigurisë, heqjes së paligjshme të lirisë dhe Detyrimit, për të cilat parashikohet edhe një formë e kualifikuar e veprimit gjatë kryerjes së dhunës në familje”, vijon ky organ i përndjekjes, i cili sipas numrit të banorëve, përfshirë të gjithë personat e padeklaruar që jetojnë dhe punojnë në Shkup, e mbulon pothuajse gjysmën e Maqedonisë.

Sipas praktikës së mëparshme policore dhe prokuroriale, viktimat e dhunës në familje tani inkurajohen më shumë për të bërë denoncime, por kur bëhet fjalë për raste të tilla, veçanërisht kur nëna pëson dhunë të rëndë nga fëmija i saj, në shumicën e rasteve,  deri në momentin e fundit ајо e mbron atë dhe thotë se nuk dëshiron ta raportojë.

Nëse Prokuroria merr vesh për ndonjë rast të tentativës për vrasje, vrasjes, lëndimit të rëndë trupor gjatë dhunës në familje, nis dhe i ndjek sipas detyrës zyrtare.

 

MIROSLAV ILIOSKI

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира