Më shumë se 20 fëmijë dhe të rinj të Entit Edukues-Korrrektues“Tetova”, nëntë prej të cilëve janë krejtësisht analfabetë, nga sot kanë rifilluar mësimet, gati gjysmë viti me vonesë.
“Mësimi i ndërprerë në Entin EK ‘Tetova’, i cili nuk u mbajt që nga shtatori, më në fund rifilloi sot. Mësimi vazhdon me ndihmën e UNDP dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila rinovoi kontratat me mësuesit e shkollës “Makarenko”. Sot ky institucion është plot gëzim. Të rinjtë janë plot hare që gjysmën e ditës do të jenë në mësim”, thotë për SAKAMDAKAZAM.MK drejtori Daniell Antoski, i cili ka alarmuar se në gusht MASH nuk ka nënshkruar kontratat me stafin mësimdhënës, gjë për shkak të së cilës mësimet nuk filluan.
Avokati i Popullit javën e kaluar kërkoi që shteti, përkatësisht ministria, të sigurojë urgjentisht edukimin e këtyre fëmijëve dhevtë rinjve me vendime gjyqësore.
Vaska Bajramovska-Mustafa, përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ishte në Entin EK për të inspektuar se çfarë bëjnë të rinjtë gjatë gjithë ditës pa mësim, si ndihen dhe sa nga ata fëmijë janë të shkolluar.
Ajo i gjeti të pakënaqur, se si rrinin duke mos ditur çfarë të bënin me veten e tyre gjatë gjithë ditës, ndërsa shteti, pra Ministria e Arsimit, shkel të drejtën e tyre themelore dhe të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsimim.
Ata i kanë thënë Bajramovska-Mustafës se duan të përfshihen në procesin edukativo-arsimor, se u mungon mësimdhënia, duke pasur parasysh se duan të shkollohen, gjë që do t’u shërbejë në të ardhmen pas daljes nga institucioni, sepse kur ata ndjekin mësimin, dita e tyre është më e mbushur me aktivitete.
S. K. DELEVSKA