Tashmë një muaj nuk ka reagim nga institucionet, që kur disa fëmijë me probleme edukuese-sociale, të strehuar në shtëpi të vogla grupore, kanë qenë target i një sulmi nga njerëz të jashtëm. Ndërkaq është rrezikuar dhe siguria e edukatorit në kujdestari, i cili nuk ka mundur t’i mbrojë. Asgjë nuk ka ndryshuar pas sulmit të dhunshëm të 10 personave në shtëpinë e vogël grupore më 26 shkurt rreth orës 23. Kjo bandë e dhunshme me sulmin e saj i ka zgjuar të gjithë fëmijët, e ndërkaq edukatorit në kujdestari, i cili ka qenë i vetëm në turn, ia ka marrë telefonin, kur ai ka dashur ta thërrasë policinë që t’i shpëtojë fëmijët dhe veten e ti dhe e kanë kërcënuar me vdekje.
Të nesërmen pas ngjarjes, ka reaguar ashpër Monika Çekalloviq, punëtore sociale, e cila kërkon mbrojtje në emër të gjithë kolegëve edukatorë që punojnë në shtëpi të vogla grupore dhe pyet se a duhet dikush të vritet, që të reagojë Ministria për punë dhe politikë sociale dhe MPB.
Ajo thotë se nga policia si kolegium kanë marrë “një këshillë mjaft të urtë dhe të dobishme”: – Herë tjetër mos e hapni derën!
Rreth këtij sulmi të banditëve në shtëpinë e vogël grupore në Shkup, si dhe për revoltën e edukatorëve të cilët janë të pambrojtur dhe janë lënë vetëm në menaxhimin e kësaj situate, kemi kërkuar përgjigje nga kabineti i ministrit për punë dhe politikë sociale Gjoko Vellkovski.
Sipas marrëveshjes, as ai nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre javëve pas ngjarjes, ndërsa siguria i është lënë agjencisë private. Personat e sigurisë të kësaj agjencie nuk qëndrojnë aty 24/7, por vijnë në thirrje dhe atyre u nevojitet të paktën 20 minuta për të ardhur.
“Ministria për punë dhe politikë sociale është në rrjedhë me të gjitha ndodhitë në shtëpinë e vogël grupore për strehim të fëmijëve me probleme të sjelljes dhe probleme edukuese – sociale në Shkup. Sulmi është paraqitur te organet hulumtuese. I japim mbështetje menaxhmentit të institucionit për mbrojtje të fëmijëve në nivelin më të lartë, duke përpiluar udhëzime urgjente për sigurimin e sigurisë maksimale të përdoruesve dhe veprimtari parandaluese. Për momentin, objekti është siguruar nga ana e një agjencie private sigurimi, ndërsa është i domosdoshëm riorganizimi i procesit të deinstitucionalizimit, me një përfshirje urgjente në trajtime të aspektit shëndetësor dhe social të cilat për momentin, për fat të keq, mungojnë në shtëpitë e vogla grupore”, është përgjigja e kabinetit të Vellkovskit.
Ata shtojnë se në të ardhmen është planifikuar zmadhim i buxhetit të paramenduar eksluzivisht për avancimin e procestit të deinstitucionalizimit.
Çekalloviç çuditet se si mundet në kopshte dhe shkolla të ketë sigurim të vazhduesheshëm, kurse në këto shtëpi, ku ndodhen fëmijë me probleme edukuese-sociale, siguria e fëmijëve dhe e kolegëve t’i lihet butonit të panikut dhe kreativitetit të edukatorit në kujdestari?
Paralajmëron se forma e hapur e mbrojtjes nuk ofron mundësi shtesë të një trajtimi të duhur për fëmijët e rrezikut të lartë. Ajo pyet se si është e mundur që të ketë para për mbushje e vendeve të administratës, por jo për sigurim në këto shtëpi të vogla grupore.
Ajo rikujton se këta fëmijë janë në kujdesin e shtetit, gjegjësisht janë fëmijë të Shtetit dhe çdo lëshim në këtë aspekt është më shumë faji i sistemit sesa i tyre.
Pas publikimit të tekstit nuk erdhi përgjigje nga MPB nëse janë identifikuar dhe kapur 10 sulmuesit që janë kërcënuar me jetë, marrë marrasysh se në këtë shtëpi ka pasur kamera sigurimi.