Këshilltarët në Këshillin e Komunës Gjorçe Petrov nga radhët e VMRO-DPMNE-së sot nuk lejuan të suspendohet Plani i detajuar urbanistik (PDU) për lagjen e qytetit C3 16. Ata votuan “kundër” propozimit të këshilltarëve të LSDM-së për suspendim të planit. Me këtë, nuk arritën ta pengojnë përpjekjen që në hapësirën karshi pazarit të ndërtohet ndërtesë e re 31-katëshe, nga e cila më e larta është 21-katëshe, dhe ka tre kapacitete të industrisë kimike.
Seanca kaloi me zënka mes këshilltarëve të LSDM-së me kryetaren e këshillit Lençe Nellkoska dhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Këshilltarët e LSDM-së pyesnin se pse votojnë kundër suspendimit të planit dhe përse lejojnë betonizimin e lagjes, e cila po mbytet në ajër të ndotur, kaos trafiku dhe mospasje të vendit për fëmijë nëpër çerdhe dhe shkolla.
- KOMUNA GJORÇE PETROV NË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME KA MIRATUAR PLAN PËR NDËRTIMIN E 31-KATËSHES PËR 7.000 BANORË DHE KAPACITETE INDUSTRIALE KARSHI PAZARIT
- KRYETARI STOJKOSKI ME KURDISJE TË DOKUMENTEVE DHE PA PAJTIM NGA QYTETI KA MIRATUAR PLANIN PËR BETONIZIM DHE NDOTJE TË GJORÇE PETROVIT, THA ARSOVSKA
Kryetari Aleksandar Stojkoski gjithashtu nuk e tërheq planin. Ai konsideron se ai është miratuar ligjerisht dhe se me të do të mundësohet zhvillim i komunës, ndërsa nga shërbimet komunale për ndërtesat Komuna do të ketë para për dhjetë vjet.
Plani për këtë pjesë të lagjes është miratuar në seancën e jashtëzakonshme më 17 shkurt, të shtunën. Kundër planit kanë reaguar nga iniciativa qytetare 02, pasi është kundër Planit të përgjithshëm urbanistik, lejon dyfish më shumë banorë nga e parashikuara me ligj, po bëhet një betonizim i ri i lagjes dhe gjithashtu po lejohet ndërtimi i fabrikave të industrisë kimike.
Edhe kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se plani është miratuar joligjërisht dhe në mënyrë të fshehtë dhe se për të Komuna nuk ka marrë mendim pozitiv nga Qyteti i Shkupit. Komuna e Karposhit, në seancën e Këshillit solli vendimin që të ngrejë iniciativë para Gjykatës kushtetuese për anulim të planit.
A.ANTEVSKA