QYTETI I SHKUPIT DËSHIRON QË FERMERËT E LIRUAR NGA TATIMI T’I DETYROJË TË PAGUAJNË MBI 1.000 EURO, NGAQË NUK KA PASUR KOORDINIM ME KOMUNAT NË LIDHJE ME ARAT

QYTETI I SHKUPIT DËSHIRON QË FERMERËT E LIRUAR NGA TATIMI T’I DETYROJË TË PAGUAJNË MBI 1.000 EURO, NGAQË NUK KA PASUR KOORDINIM ME KOMUNAT NË LIDHJE ME ARATVendime tatimore ndaj fermerë pa borche a shumë dhe ata përgatiten për protestë. Nëse humb para Gjykatës kushtetuese të Qytetit të Shkupit për harxhime gjyqësore do të duhet të paguajë nga 300 euro për padi. (Foto: SDK.MK)

Departamenti i përmbarimit në Qytetin e Shkupit dje u dërgoj “Vërejtje” fermerëve të cilët përmes Avokatit të Popullit ngritën krye dhe në mënyrë të përbashkët kërkuan që Qyteti t’i anulojë vendimet për tatim për arat që ata i punojnë, e për të cilat me Ligjin për tatim në pronë ata janë liruar.

Të gjithë këta persona, të cilët janë dërguar parashtresë deri te Avokati i popullit, por edhe ata që nuk kanë ngritur, por kanë marrë vendime të tilla, janë refuzuar nga Qyteti i Shkupit. Sektori për pagesën e tatimeve dëshiron me çdo lloj kushti t’ua mbledhë tatimet gjithë fermerëve të rajonit të Shkupit, arat e të cilëve dikujt i është kujtuar që t’i shënojë në rajonin e qytetit.

Në vend që Qyteti i Shkupit, komunat apo shteti të ndërtojnë në këto “parcela ndërtimore”, janë lënë që ato të punohen vetëm nga pronarët e tokave, por gjithsesi t’i mbushin me tatime sikur të ishte tokë ndërtimore. Arat punohen, prej tyre del prodhimtari bujqësore, disa prej tyre janë me investim nga programi IPARD, dhe për këtë janë 100 përiqnd të mbrojtura nga pagesa e tatimit në pronë.

Që revolta të jetë më e madhe, kryetarja Arsovska si përgjigje e Avokatit të Popullit i cili kërkon që këto vendime të anulohen tërërsisht, ka shkruar një përgjigje të paqartë, kur nuk fsheh se për mosfunksionalitetin e komunave do ta paguajnë qytetarët.

Nëse këta fermerë padisin, Gjykatat administrative vështirë që do të lejojë qytetarët ta paguajnë moskoordinimin mes Qytetit të Shkupit dhe komunat, gjegjësisht mospërputhjen mes fletave të pronës dhe certifikatave. Ky nuk është problem i fermerëve.

Vendime të tilla tatimore ndaj fermerëve që nuk kanë borxhe ka shumë dhe ata po përgatiten për protestë. Nëse humbet para Gjkatës administrative, Qyteti i Shkupit për harxhimet gjyqësore do të duhet të paguajë 300 euro për padi.

Por, e rëndësishme është të mblidhen paratë, të ketë para për administratën e qytetit. Qyteti i Shkupit mund edhe të bankrotojë, por kjo nuk ka rëndësi.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира