MIQ TË VËRTETË

Sa automjete ambulance blemë nga paratë e Eurovizionit?

1 Nëse jo, ta kthejmë VMRO-në.
Gëzuar! Tanimë është humbje kohe nëse analizohet si dhe përse LSDM-ja përjetoi disfatën më të madhe historike në zgjedhje. Disa prej tyre thonë se i kanë vërtetuar gabimet, prandaj nuk ka nevojë as t’u shpjegohet.

Në pushtet kthehet VMRO-DPMNE-ja, e cila vazhdon të na i mbajë gjallë kujtimet nga qeverisja e saj e ligë. Ndërkohë që Nikolla Gruevski sundonte për 11 vjet, LSDM-ja në vend që të jetë aktive dhe e përgjegjshme, gjithë kohës ankohej se nuk është në pushtet dhe priste simpati. Që kur para shtatë vjetësh me ndihmë të fuqisë civile erdhi në pushtet, vazhdoi me ankesë: e di se si është, nuk është bash ashtu, nuk mundet veç ashtu, ju nuk kuptoni, sa e vështirë është”…dhe të gjitha arsyetimet mbaronin me  argumentin më të fortë: “Nëse jo, le ta kthejmë VMRO-DPMNE-në”.

Kjo disfatë historike është momenti më i mirë që të kuptojnë se ankesa e tipit “të gjithë jeni fajtorë që ne jemi në pushtet” nuk do të ndihmojë që ta reformojnë partinë esencialisht. Por, kjo është lufta e tyre e brendshme. Le ta bëjnë vetë atë betejë, le të mbledhin fuqinë për punë, rregull dhe disiplinë.

Shteti ka nevojë për një opozitë të fortë. Por prapë. o Zot, nëse nuk është LSDM-ja, do të paraqitet dikush tjetër.

Gjithsesi, do të mbahet mend se LSDM-ja e lëshoi shansin historik që “kjo ligësi të mos përsëritet”.

2 Me 58 mandate të fituara në Kuvend VMRO-DPMNE-ja mund të bëjë ç’të dojë. Hristijan Mickoskit nuk do t’i ketë tani faj askush për asgjë. Një mënyrë tjetër që të shihet nëse janë të njëjtët si para shtatë vjetëve apo nëse ndërkohë janë bërë më të mirë – nuk ka.
Ai menjëherë pas shpalljes së rezultateve tha se i ka vëretuar gabimet e qeverisë së deritanishme dhe se ato nuk do të përsëriten. Ka mësuar nga gabimet e LSDM-së. Gabimet nga sundimi i tyre 11-vjeçar, për të cilat asnjëherë nuk kërkoi falje, as nuk i përmendi. Tanimë nuk duhet as të kërkojë falje. Se a do t’i përsërisë do të duket shumë shpejt.

Andaj, nga VMRO-DPMNE-ja nuk kam ndonjë pritje. Por të mos shkojmë në gjendje më të keqe nga ajo që kishim në shtetin e robëruar të Gruevskit.

3 BDI-ja kërcënohet me destabilizimin e shtetit nëse sërish nuk bëhet pjesë e koalicionit qeveritar.
Nëse SHBA dhe BE janë miq të vërtetë të Maqedonisë, tani është koha të tregohen në vepër me atë që do t’i lejojnë VMRO-DPMNE-së, si fitues i zgjedhjeve me shumicë të jashtëzakonshme votash, vetë të vendosë se me cilën parti do të formojë qeveri. Nëse e nxisin Mickoskin të bëjë koalicion me BDI-në, atëherë vetëm do t’i legjitimonin kërcënimet e tyre me armë. Dhe do të mbështesinin jostabilitet të shtetit. BDI-ja në zgjedhje doli me koalicionin Fronti Evropian. Vallë për këtë front do t’i nxjerrin çizmet nga tavani?

Me mbështetjen eventuale për të preferuarin e tyre tradicional Ali Ahmeti, SHBA dhe BE do ta kishin mbështetur dhunimin, madje edhe të nxitur me nënvlerësim publik të shetit. Artan Grubi me krenari fotografohej duke bojkotuar zgjedhjen për president. Të mos flasim që mbështetja e tillë edhe më tepër do ta forcojë euroskepticizmin, i cili edhe ashtu ka hipur në tavan nga politikat jofer të BE-së ndaj Maqedonisë.

4Të gjitha urimet drejt Gordana Siljanovska-Davkovës për përzgjedhjen për president të shtetit që vijnë nga liderët evropianë janë me vërejTJen se shpresojnë që shteti nuk do të dalË nga rruga evropiane.
Vetë BE-ja e rriti rrezikun që Maqedonia të largohet nga rruga evropiane. Kjo rrugë për maqedonasit u bë krejtësisht e paparashikueshme në momentin kur BE-ja e mbështeti veton bullgare. Kur nga një popull do të kërkosh që në afat prej 4-5 vjetëve fillimisht ta ndryshojë emrin e shteit, e pastaj me qëllim t’i ndihmosh që më lehtë ta kalojë atë dhimbje, edhe më tepër do ta përbuzësh që të futë në Kushtetutë popull të një shteti që nuk pranon ekzistencën tënde, atëherë fiton votues në një shtet në të cilin politikat e BE-së nuk përjetohen si dashamirëse.

Kjo është e gjitha.

5 Është viti i dytë me radhë që Maqedonia nuk merr pjesë në zgjedhjen e Këngës së Eurovizionit.
Nuk është ngjarje me rëndësi jetike dhe historike, por sinqerisht më vjen keq që nuk marrim pjesë në Eurovizion. Mendoj se një shtet i vogël duhet t’i shfrytëojë të gjitha mundësitë që të promovohet dhe të mos lëshojë ngjarje të këtilla të cilat i ndjekin mbi 160 milionë shikues në botë. Sidomos që pjesëmarrjen e ke të garantuar, nuk duhet të bësh ngegociata, akush nuk ka të drejtë vetoje, madej as këngën nuk është patjetër ta kesh të bukur. Do të valonte flamuri maqedonas, do të përsëritej të paktën dhjetë herë emri i shtetit, do t’i fotografonin përfaqësuesit tanë…Thjesht, do të ishim aty.

Qenka shtrenjtë. Qenka palidhje. Nuk bëkan këngët. Mblidheshkan njerëz të çuditshëm. U vishkan në mënyrë qesharake. Votuakan politikisht. Shëbimi publik nuk paska para për Eurovizion.

Kemi pasur pëfaqësime të mira dhe të tjera jo dhe aq. Por pas dy-tri mossuksesve për të hyrë në finale, FB-analistët propozuan që në vend që shteti të harxhojë para për pjesëmarrje në Eurovizion, të blejë me ato automjete ambulance.

Sa automjete ambulance u blenë, vallë, nga paratë që i kursyen qe dy vjet që nuk marrim pjesë në Eurovizion?

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира