1 Le të kënaqemi në fundjavën e zgjatur festive. Lufta për emrin mund të pauzojë. Në Greqi festohet arsimimi maqedonas. Vallë, a ekziston ndonjë vend më adekuat që të bëhen nderime ndaj vëllezërve Kirili dhe Metodi, të cilët në misionin e tyrе arsimues e filluan pikërisht në Selanik. Misioni i Selanikut i vëllezërve të shenjtë duhet të vijojë, qoftë edhe në formën sllave në një plazh të Hallkidikit.
Tradicionalisht, maqedonasit festat i kalojnë në Greqi, me pritje disaorëshe në kolonë në kufirin e Bogorodicës na të dyja anët. Por, çfarë janë disa orë në jetë në krahasim me tridhjetë vjet pritje që të hyjë në BE dhe të udhëtojë pa ndalesa në kufi?
Ankohemi për standardet e dyfishta të BE-së për faktin që me vite na bllokonte për shkak të Greqisë, e tani për shkak të Bullgarisë, ndërsa ne në fakt jetojmë vetë me standard të dyfishta. Në shtëpi do të bësh të fortin kundër Greqisë dhe Bullgarisë, do t’i biesh populizmit dhe pastaj hop – vikendin e parë të vazhduar do të ikësh që t’i harxhosh paratë e tua në plazhin e grekëve apo në pistat e skijimit të bullgarëve.
Vallë, i nxorën pasaportat bullgare, apo kaluan me ato me Maqedoninë e Veriut?
Mund ta paramendoj se sa debate të nxehta politike zhvillohen këtë vikend mes maqedonasve në sofrat e tavernave greke. Do të bërtasin, do të nxehen, do të gjenë ndonjë arsyetim, sepse duhet prapë t’u shkojnë grekëve (afër është, për shkak të fëmijëve, në det është, shëndet është…), do të analizojnë se pse fitoi VMRO, pse humbi LSDM, do t’i bëjnë lajka BDI-së.
E kur debati të shuhet, në fund sërsh do të shfaqet greku dhe – do ta paguajnë faturën sipas rregullit. Madje, do t’i lënë dhe bakshish.
2 Është për t’u mahnitur se si presidentja Gordana Slijanovska-Davkova dhe Hristijan Mickoski luajnë në mënyrë aq maestrale. Sa bukur ia hodhën topin e volejbolit kryeministrit grek Kirjakos Micotakis që të japë gol me thembër. Shumë mirë i erdhi VMRO-DPMNE-së në fushatën për zgjedhjet evropiane – nuk e hoqi nga goja “Maqedoninë e Veriot”, “fqiun e veriut” dhe “Shkupin”.
Sa bukur na priti. Po nëse grekët deri tani kanë heshtur dhe janë hequr se nuk kanë dëgjuar asgjë, tani të gjithëve do të na masin ndonjë mospëmendje të “e veriut”,
Nuk dyshoj që Gordana Siljanovska-Davkova dhe Hristijan Mickoski kanë pasur plan të mirë.
Ajo nuk do të thotë “e veriut” në betim, ai do të thotë se institucionet janë “veriore”, por nuk do ta thotë “e veriut”, e në shtëpi të gjithë do ta duartrokasin. E kemi mashtruar Greqinë dhe hop- e gjithë bota do të na thërrasë vetëm Maqedoni. Gjeniale. VMRO-DPMNE-ja apelon fiks për këtë lloj patiotizmi. Atyre që në shtëpi janë të fortë, e valojnë flamurin e Kutleshit, ndërsa vikendin e parë të vazhduar sakrifikohen për atdheun në radhët për të hyrë te armiqtë me pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndaj pyetjes së policit grek: Ku shkoni?, me gatishmëri përgjigjen: Thesaloniki.
Maqedonia sërish krenare.
3 Nejse, më 28 maj do të kemi Kuvend të ri. Nuk dyshoj se aktiviteti i parë i 59 deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të jetë të nxjerrin pasaporta diplmatike. Ata që kanë pasaporta bullgare, nga tani e tutje nuk do të duhet t’i tregojnë për t’u futur në BE. Me pasaportat diplmatike do të mund ta kalojnë kufitin pa pritur radhë në Greqi.
Ndërsa presidentja dhe komandatja e lartë Siljanovska-Davkova, që kur e ktheu në skenën ndërkombëtare çështjen e emrit, e cila në mënyrë të suksesshme u mbyll me Marrëveshjen e Prespës dhe pranimin në NATO, vetë filloi me shaka kreative. Disa here e përsëriti frazën “Maqedonia e ASNOM-it”, që nuk e di nëse do t’i pëlqejë VMRO-së së “Maqedonisë së përjetshme”, por duke u shmangur nga përdorimi i emrit kushtetues të shtetit, bën akrobacione gjuhësore, që në fund me variente të ndryshme kthehen në “shteti ynë”.
Cili shtet? E veriot, jo e veriut, të paktën fjala Maqedoni do t’ua rrihte veshin, gjithsesi.
4 Nuk më besohet se si e humbasim kohën të gjithë, dhe pas shtatë vjetësh nga mbyllja e çështjes së emrit në Kombet e Bashkuara sërish bëjmë të njëjtin muhabet si në vitet 1990 kur luftonim se si do të hymë në Kombet e Bashkuara. Dhe në 1993 hymë si FYROM, ndërsa Greqia edhe një vit e gjysëm pas asaj na mbante nën embargo deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së përkohshme në 1995.
Le t’I kthehemi realitetit. E në realitet gjithë javës janë mbyrllur sallat kirurgjike të Qendrës klinike të Shkupit “Nënë Tereza”. Shpërndaka erë të pakëndshme. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, ministri i shëndetësisë Ilir Demiri dhe drejtorët e një blloku të tërë kirurgjik kanë pasur disa mbledhje. Kanë konstatuar se diçka mban erë, por nuk kanë mundur të zbulojnë as se çfarë, e as se kush është kompetent për të zbuluar se çfarë mban erë, e as se kush duhet ta largojë atë.
E kështu gjatë gjithë javës nuk ka operacione në spitalin më të madh të kryeqytetit. Sallat janë të mbyllura deri sa të zgjidhet problemi, por se kush duhet ta zgjidhë, nuk dihet.
Njëlloj sikurse nuk dihet se kush është kompetent për heqjen e parkut të paligjshëm të lodrave në komunën Karposh, që firma “Diznilend rekviziti” e Çairit e kishte vënë në sallën “Boris Trajkovski karshi spialit “8 Shtatori”. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska kërkon që njerëzit kompetentë ta heqin parkun, sepse ajo nuk është kompetente, por nuk dihet as se kush është, sepse rekvizitat argëtuese, ringishpilet dhe rolerkosterat janë vënë në tokë private. Askush nuk është kompetent as për atë se a është sigurt, as për atë se a janë rregulisht të servisuara rekvizitat,as nëse ka zgjidhje komunikacioni, as nëse është siguruar parking i sigurtë, as nëse ka plan për mbrojtje kundër zjarrfikësve, as nëse ka plan për evakuim gjatë urgjencës, as nëse jepen fatura fiskale, as nëse biletat mbulojnë sigurimin…Oborri im, festa ime.
E kush ta rregullojë këtë parregullësi? Qeveritë me vite nuk janë të afta të mbyllin as edhe një kafene me muzikë të lartë, maltretojnë mijëra qytetarë në mes të qytetit, e jo më të mbyllin një park me lodra. Eventualisht, vetëm një avokat i kompanisë amerikane “Dizni” do të arritnte të bënte diçka për Maqedoninë, nëse në këtë rast i referohet “çështjes së emrit”.
Diznilendi nga Çairi do të vizitojë Karposhin.
5 Kryeministri grek Kirjakos Micotakis i tha Mickoskit të VMRO-DPMNE-së, e cila është anëtare shoqëruese e grupacionit politik të Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku ndodhet edhe “Demokracia e Re” greke: Kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të pranojnë se periudha zgjedhore ka mbaruar.
Por Micotakisit dhe VMRO-DPMNE-së ua mori mendtë muzika zgjedhore dhe harruan se emri “Republika e Maqedonisë” është fshirë në Statusin e ri të partisë së tyre të miratuar në seancën e Komitetit Qendror në 21 korrik të vitit 2020. Që atëherë janë përballur me realitetin. Të paktën kështu qëndron në Statutin e publikuar në ueabfaqen zyrtare të VMRO-DPMNE-së.
T’i kthehemi realitetit. Mban erë. Shumë. Dhe atë jo vetëm faktikisht, por edhe metaforikisht.