SHKOLLAT E MESME NGA STRUMICA, SHTIPI DHE PRILEPI HOQËN NDALESAT PËR NXËNËSIT NË LIDHJE ME PAMJEN E TYRE, QË KUR U VËRTETUA DISKRIMINIM

SHKOLLAT E MESME NGA STRUMICA, SHTIPI DHE PRILEPI HOQËN NDALESAT PËR NXËNËSIT NË LIDHJE ME PAMJEN E TYRE, QË KUR U VËRTETUA DISKRIMINIMKëto shkolla kanë vepruar sipas rekomandimeve dhe në afat ligjor i kanë hequr rregulloret dhekodekset për veshjen dhe sjelljen e nxënësve. (Foto: SDK.MK)

Kodet e veshjes dhe pamjes së jashtme të nxënësve në tre shkollat: në Strumicë, Prilep dhe Shtip, të cilat ishin pikasur si kërcënim se ata që mbajnë xhinse të shqyera, funde të shkurtra, pantallona të shkurtra, hellanka, pirse apo janë djem me flokë të gjatë, nuk do të futen në mësim, janë hequr na tabelat e rregullores së shkollës.

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili në bazë të parashtresave të prindërve dhe nxënësve ka ngritur procedurë dhe ka sjellë mendim se po kryhet diskriminim mbi nxënësit, sepse shkolla fillore dhe e mesme janë përgjegjës për çdo fëmijë, i lëvdoi këto shkolla.

Në raportin tremujor të punës së Komisionit, qëndron se këto tre shkolla kanë vepruar sipas rekomandimeve dhe në afat ligjor kanë hequr rregurlloret dhe kodekset për veshje dhe sjellje të nxënësve.

Në këto “rregullore” ishin ndaluar dhe thonjtë e gjatë, bluzat pa mëngë, bermudat, pantallonat dhe bluzat e shkurtra, tutat etj. Veç kësaj, këto rregulla e përcaktonin gjatësinë e lejuar të fundeve dhe pantallonave. Gjithashtu se çdo nxënës duhet të kujdeset për modelin e flokëve gjatë orës së mësimit -vajzat të kenë flokë të rregulluar dhe të kapur, ndërsa djemtë të mos kenë flokë të gjatë, bisht apo mjekër.

Si masë e mosrespektimit këto shkolla kanë parashikuar dënim  për nxënësit që nuk do të duken si përshkrimi i Rregullores dhe Kodeksit, nuk do t’u lejohet qasja në shkollë, gjegjësisht nuk do të pranohen në mësim.

Megjithatë, kjo temë mbeti diskutabile, sepse shumë prindër, arsimtarë dhe profesorë akoma konsiderojnë se nxënësit kanë nevojë për ndalesa të tilla sepse “herët e vonë do të na vijnë në shkollë me pizhame dhe papuçe”.

Komisioni për paranalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e ka sjellë mendimin për shkollat mesme: “Mirçe Acev” nga Prilepi, “Jane Sandanski” nga Shtipi dhe “Jane Sandanski” nga Strumica, për të cilat konsideronte se kanë kryer diskriminim indirekt shumëpalësh mbi nxënësit, përmes rregullave të miratuara për pamjen e jashtme të nxënësve.

Konsideron që jo vetëm që e kanë shkelur Ligjin për shkollë fillore dhe të mesme, sipas të cilit arsimi i fëmijëve është i detyrueshëm, në të njëjtat kushte dhe pa diskriminim, por me këtë ndalesë për qasje të nxënësve “joadekuatë” e kanë shkelur dhe nenin 44 të Kushtetutës.

S. K. DELEVSKA

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира