SHTATË FAMILJE E KANË KALUAR TRAJNIMIN PËR KUJDESTARË FËMIJËSH

SHTATË FAMILJE E KANË KALUAR TRAJNIMIN PËR KUJDESTARË FËMIJËSHNga startimi i fushatës “Çdo fëmije i duhet familje” të UNICEF-it dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale (Foto: UNICEF)

Mbi 200 thirrje janë evidentuar në koll sentrin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale për kujdestarë fëmijësh të fëmijëve pa përkujdesje prindërore nga data një e muajit të kaluar, kur së bashku me UNICEF-in, Ministria filloi fushatën për familje strehuese “Çdo fëmije i duhet familje”.

“Drejt qendave për punë sociale janë dërguar 27 kërkesa të reja për familje strehuese, nga të cilat 20 kërkesa janë në Shkup. Nga kërksat e dërguara, 7 familje e kanë kaluar tajnimin, kurse të tjerat janë në proces e sipër”, thonë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Në mënyrë që të mund të jetë dikush kujdestar i një fëmije pa përkujdesje prindërore, një fëmije me pengesa në zhvillim apo i një fëmije të marrë nga familja për shkak të keqtrajtimit të tij, personi apo familja mund të informohet në koll sentrin e Ministrisë që të dorëzojë kërkesë në qendrën lokale për punë sociale në komunën përkatëse ku jeton.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se kandidatët e interesuar vlerësohen në bazë të kritereve të definuara me anë të rregulativës ligjore, gjegjësissht ata duhet të jenë nga mosha 18 deri në 65 vjet, gjë me të cilën mbahet difereca në moshë mes kujdestarit dhe fëmijët, që të mos jetë më e vogël se 18 po as më e madhe se 50 vjet. Kujdesarët duhet të kenë të mbaruar të paktën arsimin fillor,  bëhet kontroll i gjendjes së tyre shëndetësore, ekonomike dhe kushteve të banimit. Procedura për vlerësimin e një famijeje kujdestare vazhdon më pas me kontrollin e dokmenteve, duke përfshirë dhe një vërtetim se personat nuk kanë qenë nën akuzë dhe nuk u janë tërhequr të drejtat prindërore.

“Bëhet një bisedë me kujdestarin potencial dhe me anëtarët e famijes, si dhe një vizitë e vendit të banimit. Pas përfundimit të vlerësimit fillimtar të kujdestarit potencial në bazë të kritereve, Qendra për punë sociale siguron një trajnim për familjet, pas të cilit ajo vendos nëse kandidatët i plotësojnë apo jo kushtet për të qenë kujdestarë fëmijësh”, thonë nga Ministria.

Ministria ka filluar ta realizojë këtë fushatë për deinstitucionalizimin e fëmijëve në Maqedoni. Për momentin rreth 200 fëmijë me nevoja për t’u strehuar janë vendosur në disa institucione. Tërheqjen e fëmijëve nga institucionet e ndihmon dhe mundëson UNICEF që nga viti 2000, kur numri i fëmijëve në institucione ka qenë 700.

E. BOÇVAROVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира