VENDET ZGJEDHORE PËR REFERENDUMIN TË PADISPONUESHME PËR NJERËZIT ME PENGESA FIZIKE

VENDET ZGJEDHORE PËR REFERENDUMIN TË PADISPONUESHME PËR NJERËZIT ME PENGESA FIZIKESipas rregullores të adoptuar nga KSHZ, kur një preson me pengesë fizike shkon për të votuar, këshillet zgjedhore dhe komisioni komunal zgjedhor duhet t’ia lehtësojnë dhe t’i mundësojnë personit të shkojë deri te vendi zgjedhor, pasi mundësia për ta zhvendosur listën zgjedhore dhe materialet zgjedhore nuk ekziston – Vend votim në Shkup (Foto: SDK.MK)

Personat me pengesa në zhvillimin fizik edhe në referendumin më 30 shtator do të jenë të diskriminuar në raport me qasjen te vendet zgjedhore, pasi shumica e vendeve zgjedhore nuk janë të pajisura për invalidë fizikë, ndërsa të tjera janë të pajisura vetëm pjesërisht.

Kjo gjë u demonstrua nga hetimi në terren i 79 vendeve zgjedhore nga aspekti i qasjes së personave me pengesa fizike, të zbatuar vjet nga korriku deri në shtator nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, qendrat për punë sociale, shoqatat e qytetarëve si dhe me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Shkupi dhe Fondacionit ndërkombëtar.

Vjet u konfirmua se me anë të këtij veprimi po diskriminohen personat me pengesa fizike, kurse Avokati i popullit u kërkoi institucioneve që t’i rregullojnë problematikat lidhur me këtë çështje.

Një vit më vonë, gjendja në terren është pothuajse e pandryshuar, thonë nga shoqatat e personave me pengesa, ndërsa kjo është theksuar edhe në raportin e komitetit të Helsinkit për vitin 2017.

Janë diskriminuar edhe personat e verbër dhe ata me dëmtime në shikim, edhe pse vjet në zgjedhjet lokale, KSHZ printoi fletë votimi me alfabetin e Brajlit. Kjo masë sipas shoqatave të personave me pengesa, ishte e papërshtatshme pasi një numër i madh i personave të verbër nuk e njohin alfabetin e Brajlit.

“Fatkeqësisht gjendja mbetet e pandryshuar, ndërsa koha deri në referendum është tejet e shkurtër që të mund të ndryshohet diçka rrënjësisht në mënyrë që t’u ndihmohet invalidëve fizikë të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Problemi mbetet edhe për personat e verbër. Nga njëra anë kjo masë nuk dha rezultat të madh dhe ndoshta duhet të konsiderohet në një mënyrë tjetër që ky problem të zgjidhet. Por, sigurisht, mbetet pyetja se pse shteti nuk u ka siguruar këtyre personave shkollimin e duhur dhe alfabetin e Brajlit”, thotë Elena Koçoska, udhëheqëse e programit të lëvizjes kundër hendikepit “Polio Plus”.

Nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pranojnë se gjendja në terren është e pandryshuar dhe shtojnë se edhe për referendumin nuk do të mund të bëhet asgjë për t’i hequr barrierat e personave me hendikep fizik. Përbërja e re e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në seancën e tyre të parë javën e kaluar adoptoi një rregullore për punë, sipas së cilës personave me pengesa u duhet lehtësuar qasja te vendet e votimit.

“Sipas rregullores së adoptuar nga KSHZ, kur personi me pengesë fizike vjen për të votuar, lehtësimi duhet t’i sigurohet edhe nga komisioni zgjedhor i komunës, pasi lista zgjedhore dhe materialet zgjedhore nuk mund të zhvendosen jashtë vend votimit. Kjo nënkupton që të ndihmojnë personin fizikisht të mund të shkojë deri te vendi i votimit”, thotë Ljupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ.

Procedura e tenderit për përzgjedhje të firmës që do të printojë fletët e votimit për referendumit akoma nuk ka filluar, por nga KSHZ thonë se edhe kësaj here do të ketë fletë votimi me alfabetin e Brajlit për personat e verbër dhe ata me dëmtime në shikim.

Përderisa personat me pengesa nuk mund të shkojnë në vend votim, mund të paraqiten te komisionet komunale zgjedhore si personat e tjerë që janë në gjendje të sëmurë apo në pamundësi për të shkuar shtatë ditë para referendumit, në mënyrë që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në shtëpi. Sipas shoqatave për personat me pengesa ky është një lloj tjetër diskriminimi, pasi jo të gjithë personat me pengesa janë të sëmurë apo të pafuqishëm.

“Njëkohësisht mbetet e hapur çështja se çfarë do të bëhet me personat të cilët në momentin e votimit gjenden në spital, në ndonjë banjë apo janë vendosur në ndonjë nga institucionet sociale. Ata nuk mund të votojnë fare. Nevojiten ndryshime ligjore që të mund të respektohen dispozitat e Konventës për mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të personave me pengesa, të cilën e ka nënshkruar edhe Maqedonia. Për momentin nuk mund të bëhet asgjë dhe ne si shoqatë jemi fokusuar që pas refrendumit të merren masat e duhura që të mundet të paktën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të bëhen ndryshime rrënjësore për këtë temë”, thotë Koçoska nga “Polio Plus”.

Nga KSHZ thonë se për fat të keq, sipas dispozitave të Rregullore zgjedhore, nuk është parashikuar votim nëpër spitale dhe azile dhe se edhe po të kishte një mundësi të tillë ligjore, vështirë se do të realizohej, pasi listat zgjedhore dhe se kush ku do të votojë mbyllen 20 ditë para votimit.

“Në raste të këtilla nuk mund të parashikohet nëse ndonjë person në ditën e votimit do të jetë në këto institucione apo jo, dhe nëse do të ketë persona të rinj që do të përdorin shërbimet e këtyre institucioneve”, thotë Guguçevska.

KSHZ të enjten do të publikojë në faqen e internetit versionin më të ri të listës zgjedhore i cili do të jetë i hapur për publikun deri më datën 23.

“Të gjithë ata që do të shohin gabime te të dhënat e tyre apo te ndonjë anëtar i familjes deri në datën 23 do të mund të dorëzojnë kërkesë për ta rregulluar”, thotë Guguçevska.

E. BOÇVAROVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира