KISHA FRIKË SE NË DO TË MUND TË PUNOJA, NDËRSA TANI SHËRBEJ ME BUZËQESHJE, THOTË GJOLE, NJËRI NGA DHJETË TË PUNËSUARIT NË KAFEN “AMBRELLA”

KISHA FRIKË SE NË DO TË MUND TË PUNOJA, NDËRSA TANI SHËRBEJ ME BUZËQESHJE, THOTË GJOLE, NJËRI NGA DHJETË TË PUNËSUARIT NË KAFEN “AMBRELLA”Në 7 nëntor, në qendrën tregtare të qytetit në Shkup u hap kafja “Ambrella”, kafja e parë me të punësuar me Sindromën Daun, autizëm, aftësi të kufizuara, shikim të dëmtuar. (Foto: Gj. Liçovski)

Jemi shumë të lumtur që mund të punojmë si të gjithë njerëzit e tjerë, na tha Gjorgi Surllovski-Gjole, ndërkohë që po fshinte tavolinën dhe ndiqte kolegun e tij, se si e sillte kafen dhe çajin që porositëm në kafen e re të Shkupit, “Ambrella”, ku gjysma e të punësuarve janë njerëz me aftësi të kufizuara.

Në 7 nëntor, në qendrën tregtare të qytetit në Shkup u hap kafja “Ambrella”, kafja e parë me të punësuar me Sindromën Daun, autizëm, aftësi të kufizuara, shikim të dëmtuar…Gjorgi, i cili na tha ta thërrisnim Gjole dhe shokët e tij që tani i ka kolegë, punojnë nga 6 orë, pesë persona në turnin e parë, pesë persona në turnin e dytë. Secili prej tyre ka detyrime të ndryshme, siç është ndryshimi i taketukeve, mbledhja e gotave, fshirja e tavolinave, shërbimi i mysafirëve apo puna në kuzhinë. Pavarësisht pengesave, ata e kryejnë këtë punë me kënaqësi, me buzëqeshje në fytyrë dhe kur i bëjnë porositë, nuk harrojnë që t’u thonë mysafirëve me mirësjellje: “urdhëroni”, “faleminderit për vizitën”.

Pavarësisht pengesave, ata e kryejnë këtë punë me kënaqësi, me buzëqeshje në fytyrë dhe kur i bëjnë porositë, nuk harrojnë që t’u thonë mysafirëve me mirësjellje: “urdhëroni”, “faleminderit për vizitën”.(Foto: Gj. Liçovski)

“Kisha shumë frikë se nuk do të mund të punoja, edhe pse doja shumë të punoja. Mano dhe profesoreshat më thoshin që të besoj te vetja ime. Tani kam punë dhe më pëlqen shumë që punojmë në dy turne. Kemi dhe uniforma. Çdo ditë bëhem më i mirë në punën time, vij me buzëqeshje në punë më pas shkoj në shtëpi. Kemi mbajtur trajnime ku na kanë mësuar se duhet të jemi gjithmonë të buzëqeshur dhe se mund të na vijnë mysafirë që nuk janë gjithmonë me humor të mirë. Mirëpo, deri më tani, të gjithë mysafirët janë sjellë shumë mirë me mua”, tha Gjole, i cili ka aftësi të kufizuara dhe është një nga dhjetë personat me aftësi të kufzuara të punësuar te kafja “Ambrella”.

Pronari i lokalit, Marjan Petrov, i cili është punonjës social, thotë se ka vendosur të hapë kafe ku do të punësojë persona me pengesa që të zvogëlohen stereotipet mbi këta njerëz si dhe të mund të kenë një mundësi të tregojnë se mund të punojnë dhe të fitojnë.

“Në realizimin e kësaj ideje më kanë ndihmuar profesorë dhe kolegë të Fakultetit Filozofik. Mendonim se ku do të ishte më mirë të hapnim një lokal dhe unë kisha mendimin se është mirë të ishte një vend i njohur dhe i bukur në qendër të qytetit, ku ka lëvizshmëri më të madhe dhe më shumë njerëz, që të mund të bjerë në sy. Kjo kategori njerëzish në shoqërinë tonë nuk trajtohet me vëmendjen e duhur. Ata kanë të drejtat e njëtja si të gjithë punonjësit e tjerë. Fëmija që sapo ju shërbeu është albin dhe me dëmtim në sy, por kryen punën e tij në mënyrë të përkryer”, thotë Petrov.

Tani kam punë dhe më pëlqen shumë që punojmë në dy turne. Kemi dhe uniforma. Çdo ditë bëhem më i mirë në punën time, vij me buzëqeshje në punë dhe iki”, thotë Gjorgi, me aftësi të kufizuara dhe një nga të punësuarit e kafes (Foto: Gj. Liçovski)

Para se të fillonin me punë, ata kanë vizituar trajnime, pjesën e parë e kanë bërë në hapësirat e fakultetit filozofik, i cili e mbështeti këtë projekt, ku kanë mësuar mbi aftësitë komunikuese me mysafirët, kurse më pas kanë mësuar edhe se si të shërbejnë.

Personat me pengesa, sipas ligjit, nuk duhet të kërkojnë para. Prandaj lokali ka punësuar kamerierë të cilët merren me porositë, ua thonë porosinë dhe që nga momenti kur janë gati, personat me aftësi të kufizuara bëjnë transportin deri te mysafirët. Ata që punojnë në kuzhinë, radhitin gotat në makineri dhe u ndihmojnë të punësuarve.

Te kafja ka dhe kamerierë të punësuar, të cilët i bëjnë porositë, kurse personat me aftësi të kufizuar i çojnë më pas te klientët. (Foto: Gj. Liçovski)

“Duhet kohë pas kohe të ndërrohemi, pasi jo të gjith prindërit kanë dëshirë që me fëmijët e tyre të mësojnë fëmijë me aftësi të kufizuara. Një nga djemtë e punësuar, më përpara ka punuar në furrë buke, por është përjashtuar nga puna sepse njerëzit nuk dëshironin të blinin nga ai. Pikërisht për shkak të stereotipeve të këtilla, duhet të ketë numër më të madh lokalesh që punësojnë të paktën një person me aftësi të kufizuar”, thotë Petrovi.

A. ANTEVSKA 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира