DEZINFEKTIMI I SPITALIT PSIKIATRIK “DEMIR HISAR” KA PËRFUNDUAR, JANË VENDOSUR KURTHE MINJSH, KURSE PACIENTËT PASTROHEN NGA MORRAT DHE THËRIJAT

DEZINFEKTIMI I SPITALIT PSIKIATRIK “DEMIR HISAR” KA PËRFUNDUAR, JANË VENDOSUR KURTHE MINJSH, KURSE PACIENTËT PASTROHEN NGA MORRAT DHE THËRIJATDezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi janë kryer para afatit të dhënë. – Spitali psikiatrik “8 Shtatori”, Vërtetim për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të përfunduar. (Foto: SDK.MK) К)

Spitali psikiatrik “Demir Hisar”, ku me rastin e një parashtrese të prindit të një pacienti, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar zbuloi një epidemi morrash, ka lajmëruar se menjëherë pas kontrollit të çregullt kanë bërë dezinfektim me mjetin “dezintak”, dezinskecion dhe deratizim prej minjve me anë të vendosjes së kurtheve.

Fajin për këtë epidemi të morrave, si dhe për kushtet katastrofale higjienike të këtij institucioni, duke theksuar gjenden e dyshemesë, nyjeve sanitare, dyshekëve dhe çarçafëve, inspektorati ia adresoi Ministrisë së shëndetësisë, dhe jo kryesisë dhe personelit të “Demir Hisar”. Kushtet e punës dhe menaxhimi i parave në këtë spital me njerëz me sëmundje psikike varen plotësisht nga Ministria e shëndetësisë dhe nga shteti.

“Me plot gojë mund të themi se si spital psikiatrik, ne ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme që higjiena të mbahet në nivelin e duhur, ndërsa ndaj pacientëve kemi marrë masa për një trajtim të veçantë për parandalimin e fenomeneve të ndryshme që do të kishin pasoja të padëshiruara në jetën dhe shëndetëin e tyre”, thotë drejtoresha Tatjana Llozanovska.

Kushtet e punës në këtë spital psikiatrik me njerëz me sëmundje të rënda janë të tmerrshme. Më 6 shkurt, 30 punëtorë të shërbimit higjienik, të ambulancës dhe punëtorë në administratë dolën në protesta para portës së spitalit, për të kërkuar punësim të përhershëm. Ata janë pa sigurim pensional dhe shëndetësor.

“Unë punoj këtu me vendim pune, siç kam punuar edhe në periudhën nga 2005 – 2007. Kishim problemin e njëjtë, por nuk e zgjidhëm. Ky institucion nuk mund të punojë me vendime pune, por duhet të ketë një punësim me benefite, e jo pa asnjë lloj sigurimi. Na premtuan se do të na jepnin vendim për kohë të caktuar, por kjo gjë nuk ndodhi. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje, të sigurohemi disi, të kemi diçka, nuk kemi as pushim, asgjë. Në këtë institucion nuk ia vlen të punohet për 13.000 denarë në muaj”, tha punëtori I atëhershëm Igor Bishevski, kurse kolegu i tij paralajmëroi:

“Spitali do të mbijetojë edhe pa ne, por do të qelben dhe helmohen brenda tij, pasi kanë punësuar vetëm një punëtor për shërbime higjienike, ndërkohë ne jemi 16 vetë me vendim pune. Pacientët janë problematikë dhe ka shumë papastërti dhe nga nevoja e tyre gjithandej. Për një vit rresht ne kemi ardhur në punë duke rrezikuar jetën. Dikush ka mundur të na të ushtrojë dhunë fizike dhe të na lëndojë, por ne vazhdonim të ishim pa sigurim”, tha Ice Gjorgievski, i shërbimit higjienik të spitalit.

Drejtoresha e spitalit psikiatritk Tanja Llozanovska tha se këto kuadro nevojiten për institucionin dhe se higjiena duhet të mirëmbahet. Ata janë vazhdimisht duke kontrolluar Inspeksionin sanitar.  Shtoi se gjenden si mjetet ashtu dhe dëshira problemi i të punësuarve me vendim pune të zgjidhet.

Nëse Ministria jep dritë jeshile për një kohë të papërcaktuar, atëherë ashtu do të veprojmë, pasi institucioni ka nevojë për këtë kuadër dhe nuk duhet të ekzistojnë të punësuar dytësorë, i mbështeti drejtoresha.

Sipas dokumenteve të Avokatit të popullit, në këtë institucion nuk ka sasi të mjaftueshme shampoje kundër thërijave dhe morrave, si dhe asnjë insketicid për trajtim të veshjes së pacientëve para larjes. Berberi i punësuar aty ka vetëm një makinë për qethje. Dezinfektimi dhe deratizimi i fundit që është kryer në spitalin “Demir Hisar” ka ndodhur në 12 korrik 2018. Në departamentet kronike 4 dhe 8, higjiena dhe kushtet e tualeteve janë katastrofale, dyshemeja është e dëmtuar dhe nuk lejon as pastrim dhe as dezinfektim. Inventari, dyshekët, jastëkët dhe qebet janë të vjetra.

Inspektorati ka dhënë urdhëra me masa për të gjithë këtë situatë, të cilat spitali do të duhet t’i zbatojë me afate. Meqë gjatë vizitës së çrregullt, nuk kanë mundur të vërtetojnë që pacientët janë kërcënuar apo u është ndaluar të tregojnë për morrat, drejtori është i detyruar që gjatë këtyre ditëve të paraqitet te Komisioni për çështje etnike. Sa u përket shampove, pajisjeve të qethjes dhe mjeteve higjienike, Inspektorati ka urdhëruar që të menjëherë të blihen, të bëhet një pastrim gjeneral i departamenteve kronike, të vendoset një shtresë mbrojtëse te dyshemeja dhe të ndryshohen dyshekët deri më 31 mars, kurse dezinsektimi i institucionit të kryhet deri më 1 prill.

Ky vendim është dërguar tek Ministria e shëndetësisë. Inspektorati shtetëror dhe shëndetësor i ka shkruar Ministrisë se ankesa kundër kësaj zgjidhjeje nuk do të shtyjë zbatimin.

Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi janë kryer para afatit të dhënë.
Avokati i popullit nëpërmjet Inspektoratit tani po vëzghon se si zbatohen masat e tjera.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира