NJË BANORE E SHKUPIT PËR DY VJET E GJYSËM NUK MUND TË SHPËRNGULET TE SHTËPIA E SAJ PASI PRET EVN-NË PËR RRYMË

Pas parashtresës nga banorja e Shkupit, Avokati i popullit reagoi drejt EVN Maqedonisë, duke qenë se ishin rrezikuar të drejtat e saj

NJË BANORE E SHKUPIT PËR DY VJET E GJYSËM NUK MUND TË SHPËRNGULET TE SHTËPIA E SAJ PASI PRET EVN-NË PËR RRYMË“Personi i cili ngriti parashtresën ka bërë marrëveshje dhe i ka përfunduar të gjitha harxhimet ndaj EVN. Si rrjedhojë, kompania ka për detyrim t’i sigurojë përfshirje në rrjetin distibutiv. Në momentin e realizimit të përfshirjes janë paraqitur disa persona të panjohur të cilët e kanë ndaluar zbatimin e procesit, me justifikimn se nuk lejojnë të hapen gropa nëpër rrugë. Dilema kryesore e këtij rasti është çështja se kush e mbron EVN dhe pse ajo nuk i përdor të gjithë instumentete dhe mundësitë ligjore në dispozicion të saj për të realizuar të drejtën e shfrytëzueses”, thonë në zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Memeti. (Foto: SDK.MK)

Një banore e Shkupit për dy vjet e gjysmë pret që EVN Maqedonia t’i mundësojë rrymë elektrike dhe për këtë shkak nuk ka mundur të shpërngulet te shtëpia e saj e re e ndërtuar sipas ligjit. Më 21 tetor të vitit 2016 ka bërë marrëveshje me EVN për përfshirjen e saj në rrjetin distributiv. Në këtë marrëveshje thuhet se në afat prej tre ditësh nga pagesa e shumës, ekipet e EVN do të fillojnë me sigurimin e të gjitha lejeve, elaborateve dhe dokumentacioneve të domosdoshme për fillimin e realizimit të përfshirjes në rrjet. Pagesa me shumë prej 30.255 denarë është bërë më 7 janar 2016, por ajo akoma nuk ka rrymë dhe nuk mund të shpërngulet në shtëpinë e saj.

Këtë parashtresë banorja e Shkupit e ka ngritur deri te zyra e Avokatit të popullit, prej ku kanë dorëzuar shkresë drejt EVN Maqedonia, meqë janë rrezikuar të gjitha të drejtat e saj.

“Personi i cili ngriti parashtresën ka bërë marrëveshje dhe i ka përfunduar të gjitha harxhimet ndaj EVN. Si rrjedhojë, kompania ka për detyrim t’i sigurojë përfshirje në rrjetin distibutiv. Në momentin e realizimit të përfshirjes janë paraqitur disa persona të panjohur të cilët e kanë ndaluar zbatimin e procesit, me justifikimn se nuk lejojnë të hapen gropa nëpër rrugë. Dilema kryesore e këtij rasti është çështja se kush e mbron EVN dhe pse ajo nuk i përdor të gjithë instumentet dhe mundësitë ligjore në dispozicion të saj për të realizuar të drejtën e shfrytëzueses”, thonë në zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Memeti.

Dilema kryesore e këtij rasti është çështja se kush e mbron EVN dhe pse ajo nuk i përdor të gjithë instumentet dhe mundësitë ligjore në dispozicion të saj për të realizuar të drejtën e shfrytëzueses”, thonë në zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Memeti. (Foto: SDK.MK)

Pas korrespondencës disamujore, më 9 tetor 2017, banorja e Shkupit është përfshirë në rrjetin elektrodistributiv të EVN, ndërsa bashkë me të janë përfshirë edhe shfrytëzues të tjerë të cilët kanë pasur të njëjtin problem. Por rryma ka funksionuar vetëm 15 ditë dhe më 24 tetor 2017 shfrytëzueses ia kanë marrë njehsorin me pretekstin se të nesërmen do të vendosnin një njehsor të përhershëm, gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Procesi ka ndaluar pasi dikush nga pronarët e tjerë të parcelave fqinje ka dorzuar kërkesë për dislokimin e njehsorit të banores së Shkupit.

“Kërkesa e dërguar nga ana e një pronari të një parcele fqinj nuk mund të jetë bazë për dislokimin e përfshirjes së një shfrytëzuesi nga rrejti distibutiv. Në përputhje me nenin 154 nga Ligji i energjetikës, përdoruesi i sistemit energjetik është i detyruar të mos e pengojë distibuimin e energjisë elektrike drejt përdouesve të tjerë dhe veprimi ndryshe nga e parashikuara paraqet shkelje me gjobë prej 1.000 eurosh”, thuhet në letrën e dërguar nga avokati i gruas drejt EVN.

Nga zyra e Ombudsmanit thonë se ky lloj veprimi i ka shkaktuar banores shumë shpenzime shtesë, gjegjësisht pasi disa herë nuk ka patur sukses në kërkesat e saj drejt kompanisë që të mund t’i mundësohet shërbimi, është detyruar të fillojë proces gjyqësor.

“Banorja e Shkupit ka kërkuar nga gjykata që të sjellë masë kohore për sigurimin e çfarëdolloj përfshirje në rrjetin elektoridistributiv. Mirëpo edhe pas kësaj kërkese, ajo vazhdon të mos ketë përgjigje për një vit e gjymë. EVN e përdor këtë situatë si argument për mosveprimin e saj. Pas intervenitmi nga Avokati i popullit, na u tha se nuk mund të vazhdonin ndërkohë që po zhvillohej proces gjyqësor”, thonë nga Avokati i popullit.

Nga EVN Maqedonia thonë se nuk mund të mundësojnë përfshirje të këtij objekti pasi bëhet fjalë për raporte të papastruara pronaro-ligjore, duke mos e shpjeguar se pse atëherë kanë bërë marrëveshje me banoren për të vendosur rrymë elektrike te objekti i saj.

Nga EVN Maqedonia thonë se nuk mund të mundësojnë përfshirje të këtij objekti pasi bëhet fjalë për raporte të papastruara pronaro-ligjore, duke mos e shpjeguar se pse atëherë kanë bër marrëveshje me banoren për të vendosur rrymë elektrike te objekti i saj. (Foto: SDK.MK)

 

“Gjatë realizimit të përfshirjes me anë të groposjes dhe vendosjes së kabullit që duhet të lidhet me kabullin që çon te objekti i personit, ekipi i EVN është ndaluar në zbatim e sipër nga pronarët e tokës ku janë të vendosur dy kabujt që duhet të lidhen. Prej tre pronarëve të tokës, vetëm njëri prej tyre ka dhënë pajtim me shkrim, ndërsa të tjerët kërkojnë kompensim personalisht nga gruaja”, thonë nga EVN.

Që atje thonë se as me procs gjyqësor as në process para komisioni rregulativ për energjetikë, kërkuesi për përfshirje të rrymës elektrike nuk ka arritur të ketë pajtimin e pronarëve të tjerë që EVN të mund të vazhdojë me punë.

“Pa atë pajtim, as gjykata, as Komisioni rregulativ i energjetikës nuk kanë qenë në mundësi të marrin vendim në dobi të personit që kërkonte përfshirje në rrjet, pasi u vërtetua se bëhej fjalë për raporte të papastuara pronaro-ligjore mes banores së Shkupit dhe fqinjve” thonë nga EVN Maqedonia.

A. ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира