DY FIRMA

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:96:"ZaevikavendosurtagjuajëGruevskinmegurinetijnëdomate.Aipremtonpunësimpërvota.

1 Këtë javë na kapluan dy lëvizje tektonikе. Së pari, Shkupin u dridh nga
disa tërmete të fuqishme. Më pas, erdhën dhe dy akuza nga Prokuroria speciale publike njëra nga të cilat, kundër ish kryeministrit. Dhe jo kundër një ish kryeministri të zakonshëm, siç ishte Vllado Buçkovski i LSDM-së, kur erdhi VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Por, një ish kryeministri që akoma sundon shtetin. Si lider i partisë në pushtet.

Е, tani po i rikthehemi thënies “Të kishim qenë një shtet normal…”. Gjë që është absolutisht e pakuptimtë kur flasim për Maqedoninë, sepse ne prej kohësh, nuk jemi një shtet normal. Ndoshta kemi shfaqur simptoma normaliteti menjëherë pas pavarësimit në 1991, me qeverinë e parë eksperte me Nikolla Kljusevin, gjatë asaj kohe pothuaj dy vjeçare, kur kishte entuziazëm dhe përshtypje që  donim dhe mundeshim të bëjmë shtet. Pastaj erdhën partitë, e rrëmbyen shtetin dhe e shndërruan në një fushëbetejë mes dy firmave.

T’i rikthehemi sërish thënies “Të kishim qenë një shtet normal…”. Në një shtet normal , funksionari i dënuar për krim në gjyq, largohet nga të gjitha pozicionet. Jo sepse kështu e kërkon ligji, ai nuk e kërkon. Jo sepse ky do të ishte një veprim i moralshëm, për moral nuk flasim, të paktën nga koha kur dëgjuam bombat e para. Por, të themi edhe për arsyet më vetjake. Që i dënuari të përgatitet për mbrojtje. T’i japë vetes më shumë kohë, të mund të koncentrohet te dëshmitë për ndershmërinë e tij, që të mos përfundojë në burg.

Por, Nikolla Gruevski e ka përpunuar mbrojtjen e tij. Ka, ai, një ushtri më vete, që e mbron. Ushtri gjykatësish, prokurorësh, nga policia e deri tek drejtorët e vegjël  e të mëdhenj, biznesmenë, mjekë, profesorë universitarë, mësuese, arsimtarë, deri te pastrueset që fshijnë monumentet e ngjyrosura.

Për më tepër, nuk mund të besoj që edhe blloku i shënimeve i Gordana Jankulloskës me listat e gjykatësve, të jetë shkatërruar së bashku me materialet për përgjim. Po edhe nëse është shkatërruar, Gruevski me siguri ka një kopje të mbrojtur, ku qëndrojnë emrat e dëshmitarëve të tij të mbrojtur.

2 Mile, m’u kujtua..”, si një nga thëniet që dëgjonim te bombat, nuk është veçse një vërtetim tjetër, që Gruevski mbikqyr gjithçka dhe se nuk mund të bëjë se nuk di gjë për zullumin që është bërë.

Kështu që, nuk është për t’u çuditur që t’i jetë kujtuar të vënë gurë në domate që t’i thyejnë më lehtë dritaret e Komunës së Qendrës, në misionin e shuplakave të Andrej Zhernovskit. Kur i është kujtuar të sulmojë një komunë, që të pengojë sjelljen e planeve urbanistike, në mënyrë që ai mos të jetë në humbje e këtë sulm ta paraqesë si një luftë fetare kundër komunarëve, të cilët me demek do të rrënonin një kishë, pse mos t’i kujtohet një recetë domatesh të mbushura? Këtë nuk e kemi dëgjuar, por mund ta imagjinoj se si do të tingëllonte në telefon: “Hajde mos ta zgjasim, t’i mbushim domatet me gurë e t’i gjuajmë!”

Çfarë evolucioni i VMRO-së historike nga 1903 deri 2013. Për 110 vjet, nga topi i qershisë deri te guri në domate. Ka dallim. Në 1903, me topin, maqedonasi u binte osmanlinjve. Në 2013, maqedonasi u bie maqedonasve.

Siç do të shpreheshin vëllezërit serbë të televizioneve më patriotike dhe më maqedonase: “Biju turci, al biju i nasi!” (Ishin turq, po ama ishin dhe tanët!)

3 Fillimisht mendova se liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit i  duhej ndaluar të shkruarit në Fejsbuk. Por, më pas kuptova që Zaevi ka vendosur ta gjuajë Gruevskin me domaten e vet. Me populizëm. Të premtojë punësim për vota.

Në fillim shpjegonte se si gazetarin Muhamed Zeqiri, LSDM-ja e ka punësuar për rrogë. Tha:”Epo, e la punën dhe tha me vete, po aktivizohem në politikë që të ndihmoj”. Vallë, duhej t’ia linim fëmijët pa bukë!?”

Është e qartë që partitë janë firma dhe që një kuadër i mirë nuk duhet humbur. Por, kur lideri i opozitës jep një arsyetim të këtillë, se ka punësuar gazetar që paska mbetur pa punë për të punuar për idenë socialdemokratike, atëherë pse mos t’i lajmërohet Fejsbukut edhe udhëheqësja e televizionit, Nora Shaqiri, e të pyesë: “Ka dikush, që të më adoptojë?” , ndërsa Zaevi i gatshëm, t’i kthejë menjëherë përgjigje: “Gjithmonë mund të llogarisësh me LSDM-në. Urdhëro për një kafe në parti!”.

Këto detaje edhe nuk duhej t’i dinim. Kështu-ashtu, e dinim se në Maqedoni   punësojnë vetëm dy firma.

Megjithatë – ka dallim: Gruevski i zgjidh problemet me telefon. Zeaevi i zgjidh  me Fejsbuk!

4 Për besë, kur më kujtohet se çfarë muhabetesh dhe mendimesh të thella ndante në Fejsbuk ish zv. kryeministri, Zoran Stavreski, në lidhje me marrëdhëniet me Subrata Rojin, kafja e Zaevit për Norën nuk më duket dhe aq spektakolare. Edhe këtë do ta harrojmë.

5 Por, ç’të bëjmë ne, që nuk duam të punojmë në asnjërën nga këto dy firma? Ç’të bëjmë nëse nuk na pihet kafe në parti, por kemi pritje shumë më të mëdha nga vetja jonë dhe nga shteti?

Ata që kuptuan me kohë, se kanë pritje tepër të mëdha nga ky shtet, ia mbathën. E tani, kanë pritje nga shtete të tjera.

Që nuk do të thotë që nuk duhet dalur në zgjedhje në 11 dhjetor.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира