PËR FAT, VJEN ERË

Le të mos na shesin pallavra se qytetarët i kanë votuar ngaqë duan të kenë më shumë ministra.

PËR FAT, VJEN ERË

1 Të  kanë votuar gjysmë milion qytetarë dhe gjëja e parë që ti bën kur e merr pushtetin është të krijosh katër ministri të reja. Puna e parë për të cilën i përveshi mëngët shumica e parë paralamentare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ishte ndryshimi i Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. T’ju them të drejtën, kur e dëgjoj frazën “organe të administratës shtetërore” gjëja e parë që më vjen në mend është fjala “pauzë”, mesazhi: “ejani herë tjetër, kolegu/kolegia nuk është këtu, nuk e di se kur do të kthehet”, arsyetimi “sistemi nuk punon” dhe dilema më e vështirë për t’u zgjidhur gjatë kësaj periudhë të vitit kur duhet të shfrytëzohet pushimi i vjetshëm: “në gishtin e parë apo të dytë të Hallkidikit?”
Mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickoski propozoi ndryshime të ligjit, me të cilat në vend të 16 të deritanishmeve, Qeveria do të ketë 20 ministri dhe në vend të 20 ministrave, kush me resor, kush pa, Qeveria e tij, sëbashku me të, do të numërojë 24 ministra. Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkoi nga të gjithë deputetët “në emër të reformave” t’i mbështesin këto ndryshime, duke iu referuar mbështetiejes së madhe që e mori në zgjedhje koalicioni “Maqedonia jote”.

Duke arsyetuar nevojën për ministri të reja, ai dhe se bëhet fjalë për “rishqyrtim dhe racionalizim të mundësisë për bashkim dhe shfuqizim të organeve të caktuara shtetërore”. Domethënë profesori shpjegoi në mënyrë precize matematikore, siç ka bërë gjithmonë kur ka shpjeguar diçka dhe sidomos kur ka shprehur ndonjë qëndrim.

Në matematikën e tij minusi dhe minusi bëjnë plus, e kështu edhe fjala racionalizim do të thotë më tepër. Më shumë vota në zgjedhje, më shumë ministri. Parti më e madhe në pushtet, më shumë nene për plotësimin e nevojave të tyre. Më shumë ministri, më shumë zëvendës-ministra, më shumë kabinete, më shumë këshilltarë, më shumë bashkëpunëtorë, më shumë makina, më shumë ditare.

Ndërkohë që VMRO-DPMNE-ja ishte në opozitë gjithmonë ngrinte krye dhe akuzonte për keqpërdorim kur LSDM dhe BDI në Kuvend miratonin ligje me procedurë të shkurtuar. Mirë ama, tani VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Vlen” të gjitha procedurat u janë të rëndësishme, andaj edhe ligjet duhet të jenë urgjente. Nuk ndahen vetëm vendet e ministritë. Janë në pyetje mbi 3.000 institucione shtetërore. Dhe marrin hov që t’i sigurojnë ligjerisht vendet për të cilat janë marrë vesh, në mënyrë që prej nesër, “gjithçka të jetë sipas ligjit, shef”.

Për më tepër që ata kanë shumicë në Kuvend, mund të bëjnë ç’të duan. Vetëm le të mos na shesin pallavra se qytetarët i paskan votuar sepse duan të kenë më shumë ministra.

2 Akoma nuk janë shuar diskutimet për atë nëse Qeveria e respekton Marrëveshjen e Prespës vetëm në mënyrë të shkruar apo edhe me gojë. Ja një dikutim të ri për atë nëse kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi e konsideron Maqedoninë për atdhe të tij, ku ka lindur dhe është rritur, apo Kosovën ku janë lindur prindërit e tij. Po ka kërkuar falje, e si ka kërkuar falje, e ka përmendur e Veriut në falje, që do të thotë se falja nuk vlen…

Kam hyrë në dekadën e katërt të profesionit gazetaresk dhe më kanë ardhur në majë të hundës problemet absurde, e më tepër vendimet absurde të probelmeve. U lodha së harxhuari kohë duke u marrë me atë se kush jemi, çfarë jemi, pse jemi, ku jemi, me kë jemi.

Njerëzit në botë zbuluan vaksinë kundër kancerit, ndërsa ne më tepër se dy javë nuk mund të zbulojmë se nga vjen era e keqe nga sallat e operimit në Qendrën klinike të Shkupit. Dhe sikur të ishte kjo erë vetëm në Qendrën klinike. E sikur të ishte vetëm shëndetësia në pyetje. Paska qenë LSDM, VMRO-DPMNE, BDI-ja, VLEN-i….kaq është kapaciteti i institucioneve, ky sëthë proesionaliteti i kapaitetit njerëzore që ka mbeturnë shtet, ky është niveli i moralit të atyre në përgjegjësi, kaq është disiplina e të punësuarve…

3 Por fat që u vjen erë e keqe Klinikave, dhe era mund të ndihet me hundë. Imagjinoni të mos vinte erë. Atëherë mund të ishte më keq.
Imagjinoni si është të jetosh kur ngushëllojmë veten se e keqja më e vogël nuk na ka ndodhur. Kjo është mënyra se si votojmë në zgjedhje. Për të keqen më të vogël.

Era e keqe në sallat e operimit disi do të zhduket. Do të blihen kompresorë. Zakonisht, kur duhet të zbukurohet qyteti për Vitin e ri ose kur duhet shkuar në Eurovizion llogarisim sa spitale mund të blejmë me ato para. Është koha për të filluar llogaritjen me kompresorë.

Katër ministritë e reja duhet të pajisen me makina, mobilje, telefona…Gjysëm milion të qytetarëve e kanë këtë më të rëndësishme se sa atë se ku do të operohen.

4 Pas  humbjes historikisht katastrofike të LSDM-së në zgjedhje, për çdo kolumnë marr edhe komente se nuk duhet të ankohem tani, se unë vetë e kam kërkuar VMRO-në dhe se nuk duhet të habitem pse u kthye VMRO-DPMNE kur isha edhe unë nga ato që kritikonin qeverinë.

Është e tmerrshme që bashkëpartiakëve dhe simpatizantëve të tyre nuk u ka penguar paaftësia e pushtetit dhe korrupsioni, por u kanë penguar gazetarët kur i kanë vënë në pah ato gjëra.

Së paku mua mos më flisni për VMRO-në.  Deri para pak kohësh tërhiqesha zvarrë nëpër gjykata si dëshmitar në gjyqe për përgjimet e paligjshme nga të cilat isha viktimë, ndërsa LSDM-ja bënte seir. Ndërsa ata që zbuluan përgjimet dhe krimet, i liruan nga burgu përgjuesit dhe kriminelët, për t’u liruar vetë kur të vinte koha për të shkuar në burg. Kështu që tani do të më thonë që VMRO-në nuk e kanë rikthyer me sjelljen e tyre, por e kanë rikthyer gazetarët dhe neutralët.

Turpi është i tyre, jo i yni.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира