6 MUAJ DËNIM TË KUSHTËZUAR PËR DREJTORESHËN E SHKOLLËS SË TETOVËS, E CILA NUK E RESPEKTOI VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME

6 MUAJ DËNIM TË KUSHTËZUAR PËR DREJTORESHËN E SHKOLLËS SË TETOVËS, E CILA NUK E RESPEKTOI VENDIMIN E GJYKATËS SUPREMEPër shkakun e njëjtë, “moszbatimin e vendimit gjyqësor”, është dënuar edhe shkolla ekonomike “8 Shtatori”, ku drejtoreshë ishte Kurtishi. Andaj shkolla do të duhet të paguajë dënim prej 150.000 denarëve. (Foto: SDK.MK)

Profesoresha Arjeta Veliu fitoi edhe një betejë tjetër ligjore. Gjykata themelore në Tetovë, për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, e dënon drejtoreshën e shkollës të mesme ekonomike “8 Shtatori”, Ramije Kurtishi duke e gjykuar me dënim me burgim të kushtëzuar prej gjashtë muajsh. Ky dënim nuk do të kryhet në rast se e gjykuara në periudhë prej dy vjetësh nuk bën një tjetër vepër penale. Për shkakun e njëjtë, “moszbatimin e vendimit gjyqësor”, është dënuar edhe shkolla ekonomike “8 Shtatori”, ku drejtoreshë ishte Kurtishi. Andaj shkolla do të duhet të paguajë dënim prej 150.000 denarëve.

“Po, gjykata e gjykoi drejtoreshën, u bë e qartë se unë kam pasur të drejtë, por më duhet të them se nuk jam e kënaqur me dënimin e drejtoreshës. Në fakt, mund të thuhet se ajo i ka shpëtuar dënimit. Është gjykuar me dënim të kushtëzuar prej dy vjetësh, ndërkohë që do të dënohet në rast se e përsërit veprën. Ajo tani del në pension dhe sipas kësaj nuk ka shans të ribëjë një vepër të tillë. Në ditët në vijim, derisa zgjat afati për ankesë, më mbetet të mendoj nëse do ta vazhdoj procedurën edhe më tej. Ajo mua më mori 5 vjet të jetës sime. Poashtu, nuk jam e kënaqur duke qenë se deri më tani nuk kam asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën time që të më kompensohet periudha prej pesë vjetëve, ku nuk kam marrë rrogë. Gjithsesi, për mua ka shumë rëndësi që gjykata më në fund ka vërtetuar se kam pasur të drejtë dhe se drejtoresha, në rastin tim është sjellë sipas dëshirës së saj”, na deklaroi Arjeta Veliu.

Në vitin 2013, Arjeta ka punuar me marrëveshje në Shkollën fillore “8 Shtatori” ku ka ligjeruar lëndë të ekonomisë. Në kokursin e profesorëve të atij viti, i cili është publikuar për pranim të profesorëve për kohë të pacaktuar, ka konkurruar edhe ajo bashkë me 11 profesorë të tjerë. Ndonëse ka qenë e vetmja që i ka plotësuar kriteret për pranim, drejtoresha Kurtishi e ka refuzuar.

Nga ky moment fillon beteja 5-vjeçare për drejtësi nëpër labirintet gjyqësore. Ankesa e saj ka arritur deri te Gjykata supreme, ku dhe është pranuar dhe është marrë vendimi që ajo të kthehet në vendin e saj të punës, por drejtoresha Kurtishi për një vit të tërë nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës supreme. Kur historia e saj doli në media, intervenoi edhe ministri i arsimit dhe Arjeta më në fund u kthye në shkollë ku për momentin punon me kohë të pacaktuar.

Jo para shumë kohe, në vendin e drejtoreshës Ramije Kurtishi u emërua drejtori i r ii shkollës, kurse Kurtishi, sipas informacioneve jozyrtare, atëherë ka ndaluar punën dhe ka filluar të mbledhë dokumente për pension.

Z. ANDONOV

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира