ARSIMI NUK ËSHTË I GATSHËM TË NISË ME INKLUZIONIN E FËMIJËVE ME PENGESA NË ZHVILLIM NGA VITI I RI SHKOLLOR, THOTË AVOKATI I POPULLIT

ARSIMI NUK ËSHTË I GATSHËM TË NISË ME INKLUZIONIN E FËMIJËVE ME PENGESA NË ZHVILLIM NGA VITI I RI SHKOLLOR, THOTË AVOKATI  I POPULLITNëse Ligji për arsim fillor, i cili është në proces parlamentar, miratohet dhe hyn në fuqi deri në vitin e ardhshëm shkollor, ngrihet pyetja: A jemi ne të gatshëm me të vërtetë të veprojmë në mënyrë inkluzive?, thotë Zvendës avokati i popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa. (Foto: K. Popov)

Avokati i popullit dërgoi mendim me propozime dhe konstatime për Propozim-ligjin për arsim fillor drejt ministrit të arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, ku thuhet se nëse nuk plotësohen propozimet dhe konstatimet themelore do të kemi përsëri një inkluzion i cili do të ekzistojë vetëm në teori ligjore, pa pasur mundësi për implementim.

Propozim-ligji për arsim fillor më 18 korrik u lexua për herë të parë nga Komisioni parlamentar për arsim dhe sport dhe shkaktoi mjaft reagime që kur profesorët e Institutit për edukim dhe rehabilitim special (defektologji) në Fakultetin filozofik në Shkup, muajin e kaluar reaguan me letër të hapur duke kritikuar faktin se nuk kishin qenë të përfshirë në përgatitjen e Ligjit të ri.

“Ajo që na shqetëson më tepër është që Propozim-ligji hyri në procesin parlamentar në pritje të miratimit, por ne nuk kemi parë asgjë konkrete në lidhje me implementimin e tij. Kjo do të thotë se nëse Ligji miratohet dhe si pasojë do të vlejë deri vitin tjetër, pyetja është: “A jemi me të vërtetë të gatshëm që të veprojmë në mënyrë inkluzive?” thotë zëvendës avokati i popullit Vaska Bajramovska-Mustafa për SAKAMDAKAZAM.MK.

Ajo thotë se inkluzioni nënkupton njëkohësisht edhe sigurim kushteve të qasjes së duhur dhe atë që e kërkon shumë Konvencioni për të drejtat e personave me pengesa në zhvillim, që është një përshtatje e drejtë.

“Në aspekt të krijimit të kushteve për të parë funksionalitetin e fëmijës, e jo pengesat e tij, çdo fëmije i duhet siguruar mundësia për një qasje në arsim dhe një ndihmë e përshtatshme për gjendjen e tij që të mund të jetë i barabartë me të tjerët. Sinqerisht, ne presim dhe shpresojmë që Ministria e arsimit dhe shkencës të vazhdojë me pozicionimin e deritanishëm ndaj kësaj çështjeje si ndaj arsimit fillor, ashtu dhe ndaj atij të mesëm. Ne kemi bërë disa hetime edhe në institucionet parashkollore, fillore dhe arsimin e mesëm, ku kemi vërtetuar se ne flasim vetëm formalisht për një inkluzion, por në praktikë kemi një përjashtim total të fëmijëve me pengesa si dhe një kuadër të paarsimuar i cili nuk do të mund të ishte ndihmë për çdo fëmijë. Konvencioni i të drejtave të fëmijës vërteton se të gjithë fëmijët janë të barabartë”, thotë Bajramovska-Mustafa.

Ndër vërejtjet, Avokati i Popullit reagoi edhe për nenin 15/2 të Propozim-ligjit ku thuhet se ekipin inkluziv të shkollës e përbëjnë pedagogu, gjegjësisht psikologu, arsimtarët, prindërit, edukatorët specialist, rehabilituesit dhe drejtori i shkollës.

“Avokati i popullit konsideron se nevojitet që ky nen të përfshijë edhe profesionistë të tjerë, sipas nevojës, gjë me anë të së cilës do t’i jepet mundësi ligjore përfshirjes së logopedit, psikiatrit, punonjësit social apo një profesionit tjetër, në varësi të nevojës/pengesës së fëmijët”, thuhet te mendimi.

Gjithashtu, reagojnë edhe në lidhje me nenin numër 16 ku thuhet se “në shkollat fillore organizohen qendra për mbështetje të edukimit të nxënësve me pengesa në zhvillim”.

“Ky nen nuk është mjaftueshëm i qartë, nuk është mjaft preciz dhe është konfuz për sa i përket hapjes së qendrave për mbështetje si dhe sa i përket rolit që do të kenë. Gjegjësisht, nuk është thënë qartësisht nëse ligji jep mundësinë për hapjen e qendrave të reja për mbështetje apo përdoren ekskluzivisht paralelet e veçanta të shkollave fillore”, thotë Avokati i popullit.

Sipas Avokatit të popullit, ekzistojnë disa mangësi në mënyrën se si është rregulluar çështja e asistentëve personalë dhe edukues te Propozim-ligji, mes tjerash pasi nuk është përcaktuar se çfarë kualifikimesh profesionale/arsimore nevojiten për një asistent të arsimuar apo për një asistent personal. Gjithashtu asistentëve, ai atij arsimor ashtu dhe atij personal, i kufizohet marrëdhënia e punës deri në një vit shkollor duke mos e bërë të qartë se çdo vit duhet të shpallet thirrje e re publike, apo se kur do të shpallet dhe se kur do të përfundojë trajnimi i asistentëve të rinj që pranohen.

“Ndoshta do të rregullohet kjo gjë me aktin nënligjor, pasi ky asistent arsimor apo personal duhet t’i ndihmojë fëmijës në të shprehurit e tij në shkollë, gjegjësisht ta ndihmojë t’i kapërcejë barrierat me të cilat përballet. Ne theksojmë që kuadri arsimor të mos vërë theksin vetëm mbi asistentët arsimorë dhe personalë, por ministria të punojë për edukimin e këtij kuadri. Reagojmë edhe ndaj faktit se përzgjedhja e këtyre asistentëve nuk është një shpallje publike, që do të thotë se zgjat vetëm një vit. Çdo fëmijë me siguri që do të lidhet me personin e caktuar apo asistentin në fjalë. Nëse nga ligji planifikohet se çdo vit fëmija do të ketë një asistent të ri, pa shpallje dhe gjëra të tjera, atëherë problemi është i madh. Pyetja është çfarë ndodh kur asistenti arsimor shkon te një fëmijë tjetër në një shkollë tjetër? Vërtetë pyesim veten nëse kjo është në interes më të mirë të fëmijës ose jo?”, thotë Bajramovska-Mustafa.

Ajo thotë se letra është dërguar drejt Trupit koordinativ shtetëror në Qeveri për implementimin e Konvencionit, detyra kryesore e të cilit është kontributi ndaj rregulativës ligjore në çdo aspekt sa i përket krijimit të kushteve për një jetë cilësore të fëmijëve dhe personave me pengesa në zhvillim.

“Presim që kur Propozim-ligji të shkojë në Parlament të shoqërohet me amandmane dhe të plotësohet me aktet nënligjore që të mos jetë në dëm të fëmijëve”, thotë Zëvendës avokati i popullit Bajramovska-Mustafa.

B. NESTOROSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари