BËJNË TESTE NË LËNDËN E FIZIKËS PA PASUR ARSIMTAR FIZIKE, PRINDËRIT ANKOHEN TE AVOKATI I POPULLIT

BËJNË TESTE NË LËNDËN E FIZIKËS PA PASUR ARSIMTAR FIZIKE, PRINDËRIT ANKOHEN TE AVOKATI I POPULLIT Një grup prindërish të nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë kanë dorëzuar parashtresë drejt Avokatit të popullit, sepse fëmijët e tyre, nga fillimi i viti shkollor e deri më tani nuk kanë pasur arsimtar të lëndës fizikë dhe për shkak të kësaj nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për arsim cilësor dhe të papanguar. (Foto: K. Popov)

Që nga fillimi i viti shkollor, nxënësit e shkollës fillore Kuzman Josifovski-Pitu nga lagjja e Shkupit Kisella Vodë, nuk kanë arsimtar të fizikës, edhe pse bëjnë teste të kësaj lënde.

Një grup prindërish të nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë kanë dorëzuar parashtresë drejt Avokatit të popullit, sepse fëmijët e tyre, nga fillimi i viti shkollor e deri më tani nuk kanë pasur arsimtar të lëndës fizikë dhe për shkak të kësaj nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për arsim cilësor dhe të papanguar.

Arsimtarja e fizikës ka lajmëruar drejtorin, që në verë, pas përfundimit të vitit shkollor, se nga shtatori do të shfrytëzojë pushim mjekësor dhe për këtë arsye duhet të gjendet një zëvendësim. Mirëpo, meqenëse shkolla nuk ka arsimtar tjetër të fizikës, zëvendësimin e kësaj lënde e bën një arsimtar i informatikës.

“Kemi marrë parashtresë nga disa prindër shumë të shqetësuar të nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë, të cilët kërkojnë mbrojtje të të drejtës së nxënësve për një arsim cilësor dhe efikas. Nga analiza e parashtresës, mund të kuptojmë se shkolla ka dorëzuar kërkesë drejt Komunës Kisella Vodë që të mund të sigurojë zëvendësim, edhe pse viti shkollor tashmë kishte filluar para dy muaj e gjysmë. Orët e fizikës në këtë shkollë për momentin mbahen nga një arsimtar i informatikës, i cili i lexon leksionet e fizikës nga libri. Për fat të keq, në vend që këtij problemi t’i gjendet një zgjidhje, ai po përkeqësohet edhe më shumë, duke qenë se nxënësit bëjnë edhe teste në këtë lëndë”, thotë Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendës Avokate e popullit.

Nga zyra e Avokatit të popullit janë drejtuar drejt Komunës Kisella Vodeë, duke theksuar se po bëhet një shkelje e nenit 25 të së drejtës për t’u arsimuar. Që aty kanë mare përgjigjen se nuk u është siguruar një arsimtar zëvendësues për shkak se Agjencia për punësim nuk ka pasur në dispoizicion një person që i mbush ato kritere për të qenë i pranuar.

“Nga Komuna na thanë se Ministria e arsimit nuk i përgjigjet kërkesës së tyre për të bërë një shpallje publike për arsimtar. Ne iu drejtuam ministrisë për ta informuar në mënyrë të detajuar për shkeljen që po u bëhet të drejtave të këtyre fëmijëve për të pasur një arsim cilësore. Kërkuam informata rreth masave që janë marrë që kur janë informuar për këtë problem, por akoma nuk kemi asnjë përgjigje”, thotë Bajramovska -Mustafa.

Nga Ministria e arsimit dhe shkencës thonë se punësimet për kuadrot në shkolla si ato arsimore ashtu edhe ato joarsimore në bazë të financimit të vjetër dhe zëvendësimit sipas një rregulli të caktuar, i miraton kryetari i komunës në një orar të caktuar pune, më së shumti deri në tre muaj. Pas marrjes së miratimit nga kryetari i komunës, miratim duhet të bëjë edhe Ministria për arsim dhe shkencë deri në fund të vitit shkollor, me miratimin paraprak të Ministrisë së financave.

“Nga Komuna Kisella Vodë është kërkuar miratimi për arsimtar të fizikës në shkollën Kuzman Josifovski-Pitu si dhe miratimi nga ana jonë pas miratimit paraprak nga ministria e financave më 5 nëntor. Në kërkesën e Komunës Kisella Vodë, është dhënë dhe vërtetimi nga Agjencia për punësim ku thuhet se agjencia nuk disponon me një person që kërkon punë për pozicionin arsimtar i fizikës. Ligji i arsimit fillor lejon që në rast se nuk ka ndonjë person me arsim adekuat të ndonjë lënde konkrete, të mund të pranohet dhe një person tjetër në interes  të mësimeve deri në fund të vitit”, thonë nga Ministria.

Kryetari i Komunës Kisella Vodë, Filip Temellkovski, thotë se problemi ka ndodhur pasi ky profesion, gjegjësisht, këta profesorë të fizikës dhe kimisë janë një kuadro deficite.

“Ne kemi reaguar në kohë, kemi bërë shpallje, por aty nuk është paraqitur askush. Më pas, në Agjencionin për punësim kemi kërkuar listë të personave të cilët janë fizikantë dhe kimistë të papunësuar, por nuk kemi gjetur asnjë. Gatë kësaj jave do të shpallim dhe një shpallje të dytë për të kërkuar dhe profesorë të matematikës”, thotë Temellkovski.

A. ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира