BIRI U BË 18 VJEÇ, POR NUK MUND TË KETË KARTË IDENTITETI, SEPSE NËNA DUHET TË VËRTETOJË SE CILI ËSHTË BABAI BIOLOGJIK

BIRI U BË 18 VJEÇ, POR NUK MUND TË KETË KARTË IDENTITETI, SEPSE NËNA DUHET TË VËRTETOJË SE CILI ËSHTË BABAI BIOLOGJIKT.S. ka ardhur në jetë ndërkohë që nëna, shtetase e Bullgarisë ka qenë në martesë me një shtetas të Bullgarisë, i cili aktualisht jeton në Bullgari. Sipas ligjeve tona, si baba i djalit duhet të shënohet fillimisht bashkëshorti i parë, pra shtetasi i Bullgarisë, edhe pse babai biologjik i djalit është bashkëshorti i dytë, shtetas i R.M.V., me të cilën nëna ka bashkëjetuar jashtë martesës për një kohë të gjatë. Nëse bëhet kështu, djalit do t’i jepet menjëherë certifikata. Mënyra e dytë, e cila është më afatgjatë, është që rasti të shkojë në gjyq nëpërmjet procedurës administrative”- Drejtoria e librave amë. (Foto: K.Popov)

Më 27 qershor, T.S. i lindur në Qendrën klinike në Shkup, para 18 vjetësh, nuk mund të realizojë të drejtën e tij për të pasur një kartë identiteti sepse nuk ka numër amë dhe as certifikatë të lindjes. Ky nxënës shembullor, edhe pse i lindur në Shkup dhe me dy prindër, nuk figuron dhe nuk ka figuruar asnjëherë në Librin amë të të lindurve, e për më tepër nuk mund as edhe të ëndërrojë që të ketë një certifikatë lindjeje, aq më pak një kartë identiteti.

17 VJEÇARI I SHKUPIT ASNJËHERË NUK ËSHTË REGJISTRUAR NË LIBRIN AMË SEPSE SHTETI NUK IA PRANON BABANË BIOLOGJIK

T.S. kishte shpresa të mëdha se më 15 korrik të këtij viti, për herë të parë do të mund të plotësonte të drejtën e votës dhe se do të mund të regjistrohej në fakultetin e dëshiruar, atë të drejtësisë në “Justiniani i parë” në Shkup. Por asgjë nga kjo nuk iu mundësua. Rruga e tij nëpërmjet labirinteve ligjore të shtetit është shumë e ndërlikuar. Për SAKAMDAKAZAM.MK tregon se sa i zhgënjyer dhe i pashpresë ndjehet, duke apeluar drejt institucioneve që të shohin se edhe ai është njeri, qytetar i Maqedonisë.

“E kam shumë të vështirë. Për vite të tëra, me nënën time në krah, luftojmë që të kem një numër amë, një certifikatë lindjeje, si të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit. Falë njerëzve humanë, të cilët u bënë të ditur shkollave se çdo fëmijë ka të drejtën e arsimimit sipas të gjitha ligjeve shtetërore dhe konventave ndërkombëtare, më pranuan në shkollë edhe pa dokumente, ku dola me sukses të shkëlqyer, si në fillore ashtu edhe në shkolllë të mesme. Por këtu është fundi, më tej nuk mund të shkoj pa dokumente personale. Jam njeri pa identitet”, thotë djaloshi.

Pas luftës 15 vjeçare pa sukses të prindërve, që T.S. ta regjistrojnë në Librin amë të të lindurve, vjet, të dëshpëruar iu drejtuan Avokatit të popullit Ixhet Memeti. Me rastin në fjalë merret zëvendësja e Avokatit të popullit Suzana Saliu.

Nëna B.E.A. dhe babai Gj. S. kanë tentuar të martohen në Maqedoni, por nuk ia kanë dalë, pasi ajo nuk ka pasur dokumentet origjinale të martesës së kaluar në Republikën e Bullgarisë. Nëna është shtetase e Bullgarisë dhe tashmë prej vitesh bashkëjeton me babanë e T.S., i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut. Në lidhjen e tyre njëzet vjeçare kanë lindur dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët kishin fatin që lindën në Serbi, ku pushteti nuk u ka shkaktuar probleme të tilla dhe vajzën dhe djalin e sapolindur i kanë regjistruar në librin amë duke iu dhënë dhe certifikatat përkatëse të lindjes. Problemi qëndron te vëllai i tyre fatkeq, që lindi në Maqedoni.

Drejtoria për mbajtjen e librave amë nuk i ka dhënë cetifikatë djalit, pasi në kohën kur ai ka lindur, nëna nuk ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti i parë, ndonëse ajo prej vitesh nuk ka jetuar me të, por ka bashkëjetuar partnerin e ri me të cilin ka lindur 3 fëmijë. Bashkëshorti i saj i parë jeton në Bullgari. Më vonë ajo është divorcuar, por dëmi ndaj fëmijës, shkaktuar nga mendjengurtësia e administratës sonë ka mbetur i parregulluar.

18 vjeçari është nxënës i shkëlqyer me shumë çmime në gara shtetërore me patronazh ndërkombëtar, por edhe pse ai mbushi moshën e pjekurisë, nuk mund të marrë kartë identiteti dhe as të regjistrohet në fakultet. (Foto: SDK.MK)

Drejtori i Drejtorisë për mbajtjen e librave amë Bujar Dardhishta thotë se Drejtoria nuk mund ta evidentojë T.S. pa baza ligjore dhe elaboron se ku gjendet problemi:

“Sipas Ligjit për familje dhe normave që vlejnë dhe respektohen rreptësisht që nga viti 1995, djali 18 vjeçar nuk mund të marrë cetifikatë lindjeje. Sipas ligjeve tona, si baba i djalit fillimisht duhet të shënohet bashkëshorti i parë, shtetas i Bullgarisë. Në këtë rast djali do të marrë menjëherë certifikatën, e më pas babai biologjik mund ta konstestojë çështjen nëpërmjet procedurës dhe Drejtoria do ta ndryshojë emrin. Kjo gjë iu bë e qartë edhe nënës së djalit nga shërbimet tona. Duke marrë parasysh se ajo nuk ka kontakt me bashkëshortin e parë prej 20 vjetësh, e drejtuam te Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Sofje që të kontaktojë qendrat e atjeshme për punë sociale, në mënyrë që të gjendej bashkëshorti dhe të bjerë dakord që të mund të shënohet fillimisht si babai i fëmijës, që djali të mund të marrë certifikatë lindjeje.
Procedura është kjo dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar. Me fjalë të tjera, baba i fëmijës është ai njeri, me të cilin nëna figuron e martuar në momentin e lindjes së fëmijës”, thotë drejtori Dardhishta.

Avokatja e popullit Suzana Saliu iu drejtua Drejtorisë për mbajtjen e librave amë, duke thënë se fëmija duhet regjistruar, sepse në këtë mënyrë ata po bëjnë një shkelje madhore të të drejtave të njeriut. (Foto: SDK.MK)

Tek ne, në rastet kur palët nuk janë në marrëdhënie të mira dhe nuk mund ta zgjidhin vetë problemin, vijnë në ndihmë qendrat për punë sociale. Mirëpo për rastin në fjalë ato janë të pafuqishme, pasi nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj. Në këtë rast flasim për një burrë dhe një grua të huaj, martesa e të cilëve nuk është ndërprerë në momentin kur ka lindur T.S., thotë Dardhishta.

Nëna e T.S. thotë se babai bilogjik i T.S., Gj.S. tashmë 12 vjet është i palëvizshëm, i sëmurë rëndë dhe në pamundësi për të zhvilluar kontakt me njerëzit. Ajo është e pashpresë, famija e saj është e varfër, thotë se nuk ka më fuqi për të rendur pas institucioneve dhe për të dhënë deklarata, për të gjetur bashkëshortin e saj të parë që e pranon apo s’e pranon djalin e saj…

Zv. Avokatja e popullit Suzana Saliu iu drejtua Drejtorisë për mbajtjen e librave amë, duke thënë se fëmija duhet regjistruar, sepse në këtë mënyrë ata po bëjnë një shkelje madhore të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu thotë se i kanë kërkuar nënës që të sjellë të dhënat e martesës dhe divorcit nga bashkëshorti i parë, por për arsye ekonomike, ajo nuk ka mundur të sigurojë këtë dokument ndërkombëtar.

“Kur pamë se ishin shumë insistues, nëpërmjet Ombudsmanit të Bullgarisë e siguruam menjëherë certifikatën. Data e lindjes së djalit përputhej me periudhën kur martesa akoma ka qenë aktive në letër, sepse ajo ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore me shtetas të Maqedonisë dhe madje ka pasur 2 fëmijë me të, të dy me certifikata të lindjes nga Serbia, të marra pa asnjë problem. Martesa e nënës së tyre në Bullgari në realitet ka përfunduar shumë më herët, pasi ajo ka jetuar me babanë e tre fëmijëve të saj, por në letër jo”, bën të qarta faktet Saliu.

Drejtoria thotë se T.S. ka një mundësi që të ngre padi kundër tyre, e cila do të hyjë në fuqi me vendimin final të Gjykatës administrative. Duke marrë parasysh se kjo procedurë mund të zgjasë më shumë se një vit, rekomandojnë që T.S. të fillojë menjëherë procedurën.

Pa para, me bashkëshort të sëmurë dhe të palëvizshëm që është nën kujdesin e saj, kjo nënë duhet të ngrejë procedurë administrative.

“Unë as që e di se çfarë është një procedurë administraive, nuk e di se si duket një padi. Ne nuk jemi mirë financiarisht, fëmija im nuk ka identitet, do të më duhet që vetë të shkoj në gjyq. Apeloj për ndihmë ligjore!”, thotë nëna B.E.A, përpara ligjeve të rrepta të Republiksë së Maqedonisë së Veriut, të cilat ndiqen pikë për pikë atëherë kur bëhet fjalë për qytetarët e saj të varfër dhe të pafuqishëm.

S. K. DELEVSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира