DHJETRA DERRA PO FESTOJNË NË DEPONINË MEGLENCI, NGA “KOMUNALECI” THONË DERRAT NUK VIJNË GJATË ORARIT TË PUNËS

DHJETRA DERRA PO FESTOJNË NË DEPONINË MEGLENCI, NGA “KOMUNALECI” THONË DERRAT NUK VIJNË GJATË ORARIT TË PUNËSDerrat që ushqehen nga deponia Meglenci, ku mblidhen mbeturinat nga komunat Manastir, Mogillë dhe Novaci, me sa duket janë nga fshatrat e rrethinës Aramush dhe Meglenci. Ata e dinë rrugën dhe vijnë këtu tashmë për vite të tëra. (Foto: Gj. Liçovski)

Me dhjetëra derra mund të gjendjen në deponinë Meglenci se si ushqehen në nga një sofër të shijshme. Ky është vendi ku barinjtë i kanë sjellë për të kullotur, në vendin e mbeturinave të komunës së Manastirit, Mogillës dhe Navacit. Me ta vijnë edhe mbledhësit e plastikave të cilët, të pajisur me doreza kërkojnë poashtu ndonjë shishe që më pas e vendosin nëpër thasë më të mëdhenj se vetja e tyre dhe i radhitin në një automjet që i ngjan një hekuri të vjetër.

Mund të vihen re edhe qen, një pjesë e tyre bashkë me mbledhësit e plastikës, e pjesa tjetër që kishte ardhur për të mbushur stomakun me mbeturina. Mbi ta flulturojnë zgoj, ndërsa në prapavijë KXE Manastir nxjerr tym.

Pranë derrave kalojnë mbledhësit e plastikave, të cilët, të pajisur me doreza kërkojnë mes mbeturinave të shumta për ndonjë shishe. (Foto: Gj. Liçovski)

Ky ishte portreti që zuri ekipi i SDK.MK në deponinë josanitare të Manastirit, Meglenci.

“Derrat janë miqtë tanë. Ne nuk kemi problem me ta. Ata vetëm kërkojnë ushqimin e tyre, kurse plastika që mbledhim ne nuk është në menunë e tyre”, thonë mbledhësit e shisheve.

Ndërkohë që njëra palë merret me mbledhjen, të tjerë ndezin mbeturinat që të mund të ngrohen nga të ftohtët.

Sa i përket pyetjes se kujt i përkasin derrat, nuk morëm një përgjigje konkrete. Banorët e këtij rrethi me pëshpërimë thonë se në Meglenci ka dy kultivues të derrave dhe se ata shiten në rajonin e Prilepit. Në Manastir nuk ka thertore tashmë për vite, andaj derrat nuk theren atje. (Foto: Gj. Liçovski)

“Këto janë mbeturina të zeza, ndërsa ne i shesim që të mund të blejmë një copëz bukë. Nuk kemi mënyrë tjetër për të nxjerrë të ardhura. Plastikën që e mbledhim këtu do ta shesim në ndonjë qendër për mbeturina. Kur stomaku na kërkon bukë, e durojmë edhe këtë erë të keqe. Nuk na gjen gjë nga sëmundjet, jemi bërë imunë”, thotë një prej vajzave mbledhëse të plastikave.

Bariu i derrave nuk gjendej aty. Me siguri derrat vijnë nga fshatrat rrethues Aramtush dhe Meglenci, e kështu e dinë vetë rrugën deri në deponi dhe mbrapsht. Derrat këtu vijnë me vite.

Nga ndërmarrja publike “Komunalec” thonë se gjatë orarit të punës nga ora 7 deri në 14, kur ka të punësuar në deponi, nuk ka derra dhe mbledhës ilegalë të plastikës. Nëse ata hyjnë atëherë kjo ndodhë pasdite ose paradite kur mbetet vetëm një rojtar i cili nuk mund të ruajë një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh veç vetë. (Foto: Gj. Liçovski)

Ndotja dhe kushtet e vështira të jetesës kanë kontribuar që në dy fshatrat të mbeten vetëm gjashtëdhjetë banorë. Shumica janë shpërngulur, ndërsa pak prej tyre flasin publikisht për problemin në fjalë.

“Te deponia tani mblidhen kafshë të egra, më së shumti ujqër. Më pas, në mëngjes ata sulmojnë kopenë. Tani ka shumë derra në deponi. Janë nga Meglenci”, thotë Mitat Halimovski i fshatit Armatush.

Ndaj pyetjes se të kujt janë derrat, nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Banorët e këtyre viseve thonë në pëshpërimë e sipër se në Meglenci ka dy kultivues dhe se derrat shiten në rajonin e Prilepit. Në Manastir për vite të tëra nuk ekziston një thertore, kështu që derrat nuk theren atje.

“Këto janë mbeturina të zeza, ndërsa ne i shesim që të mund të blejmë një copëz bukë. Nuk kemi mënyrë tjetër për të nxjerrë të ardhura. Plastikën që e mbledhim këtu do ta shesim në ndonjë qendër për mbeturina. Kur stomaku na kërkon bukë, e durojmë edhe këtë erë të keqe. Nuk na gjen gjë nga sëmundjet, jemi bërë imunë”, thotë një prej vajzave mbledhëse të plastikave.” (Foto: Gj. Liçovski)

Nga ndërmarrja publike “Komunalec” thonë se gjatë orarit të punës nga ora 7 deri në 14, kur ka të punësuar në deponi, nuk ka derra dhe mbledhës ilegalë të plastikës. Nëse ata hyjnë atëherë kjo ndodhë pasdite ose paradite kur mbetet vetëm një rojtar i cili nuk mund të ruajë një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh veç vetë.

“Gjatë orarit të punës, askush nuk u lejon që të hynë. Ndonjëherë ndodh që t’i lëshojnë derrat edhe pse e dinë se nuk lejohet. Kështu ndodh, kur nuk ka askush tjetër përveç rojtarit, e rojtar i një hapësire prej gjashtë hektarësh nuk mund të jesh veç vetë. Kalojnë edhe dhelpra, ujqër, qen dhe kafshë të tjera. Pjesa më e madhe e deponisë është e rrethuar me fardh, por derrat janë kafshë dhe do të gjejnë mënyrën që të depërtojnë. Komunaleci nuk ka faj, përkundrazi ata punojnë në mënyrë korrekte. Por, sjellja e disa personave të papërgjegjshëm nuk mund të dallohet”, thotë drejtori Pande Bogoevski.

Ai shton se me vite të tëra rastet e ndërhyrjes pa leje në deponi i kanë paraqitur te policia e Manastirit, por ato vazhdojnë të përsëriten.

“Policia shpenzon shumë herë më shumë rrymë që të shkojë t’i përjashtojë nga deponia. Do t’i përjashtojë dhe ditën tjetër prapë do të kthehen”, thotë Bogoevski.

Zgjidhja e problemit qëndron në ndërtimin e deponisë rajonale, vlera e të cilës do të jetë plot 40 milionë euro. Nga pushteti lokal para disa muajsh është deklaruar se secila prej komunave duhet të marrë pjesë me një shumë konkrete të mjeteve, që për Komunën e Manastirit vlen diku 4.4 milionë euro, kurse Qeveria e mori vetë detyrën që ta financojë pjesën e përgjithshme. Deponia e tillë do të ketë ndikim të madh për mbrojtjen e mjedisin jetësor. Por, një afat preciz të ndërtimit të deponisë rajonale nuk ekziston.

ZH. ZDRAVKOVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира