DREJTORESHA E SHKOLLËS EKONOMIKE NË TETOVË NUK RESPKTON VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME DHE NUK E KTHEN PROFESORESHËN E PËRJASHTUAR NGA PUNA

DREJTORESHA E SHKOLLËS EKONOMIKE NË TETOVË NUK RESPKTON VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME DHE NUK E KTHEN PROFESORESHËN E PËRJASHTUAR NGA PUNASi Avokati i popullit, ashtu dhe ministri i arsimit Arbër Ademi i kanë bërë thirrje kryesisë së shkollës ekonomike “8 shtatori” që të respektojë vendimin e gjykatës supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë. (Foto: SDK.MK)

Për pesë vjet profesoresha Arjeta Veliu Dauti mundohet ta çojë deri në fund drejtësinë e të kthehet në shkollën e mesme ekonomike “8 shtatori” në Tetovë.

Beteja e saj filloi në dhjetor 2013, kur në shkollë u hap konkursi për pranim të 11 profesorëve të lëndëve profesionale të ekonomisë. Arjeta tashmë dy vjet e gjysmë ka punuar me marrëveshje në punë duke ligjëruar lëndët profesionale të ekonomisë. Mes kandidatëve të paraqitur, siç thotë ajo, Arjeta ka qenë e vetmja e cila i ka përmbushur të gjitha kriteret e konkursit, prandaj ka shpresuar se pranimi i saj do të realizohet pa ndonjë pengesë.

“Pas pothuajse një muaj që kur ishte publikuar konkursi, drejtoresha e shkollës ekonomike Ramije Kurtishi publikoi listën e kandidatëve të pranuar, ku nuk qëndronte emri im. U pranuan disa kandidatë, mes të cilëve kishte edhe nga ata që as prej së largu nuk i përmbushnin kushtet e konkursit. Kjo për mua ishte shok. Kërkoja një shpjegim nga drejtoresha për këtë lloj vendimi, por nuk mora asnjë përgjigje”, shpjegon Arjeta Veliu Dauti.

Profesoresha Dauti, pas këtij vendimi vendosi që drejtësinë ta kërkonte nëpërmjet shërbimeve inspektuese, duke ngritur kështu padi edhe ndaj gjykatës.

“Kam 5 vjet që kërkoj drejtësinë. Nuk ka vend ku nuk jam drejtuar dhe të gjithë më thonë se kam të drejtë, por përderisa drejtoresha nuk vepron sipas vendimit, kurrë nuk do të mund të kthehem në punë. Inspeksioni i punës, gjatë kontrollit ka konfirmuar se prej 9 të pranuarve, 11 kandidatë nuk i kanë përmbushur kushtet e punës, pasi nuk kanë pasur provim të kaluar, apo nuk kanë pasur përgatitjen e duhur psikologjike, psikike dhe metodologjike. Unë e kam të gjithë këtë për dallim nga kandidatët e tjerë, që kanë kaluar dhe provimin shtetëror. Faktin se ekziston thyerje e Ligjit në shkollë të mesme e konstaton dhe inspektorati shtetëror atëherë kur  drejtoresha Ramije Kurtishi ka urdhëruar që të bëhet ripërzgjedhje e kandidatëve të paraqitur. Mirëpo, edhe kjo gjë nuk ishte për mirë, pasi drejtoresha Kurtishi as nuk donte të dëgjonte që të bëhej fjalë të më kthenin në punë”, thotë Arjeta.

Pas kësaj, Arjeta ka kërkuar drejtësinë në gjykatë. Gjykata themelore në Tetovë, më shtator të vitit 2014 ka sjellë vendimin me anë të të cilit shkolla detyrohej që Arjetës t’ia kthente vendimin e punës me vendim pune për kohë të pacaktuar. Mbi këtë vendim shkolla është ankuar te gjykatat apeluese të Gostivarit në vitin 2016, ku vendimi i gjykatës së Tetovës është refuzuar. Pas kësaj, Arjeta ka ngritur padi kundër Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, gjë e cila pason me marrjen e vendimit në vitin 2017, me anë të të cilit riaktivizohet gjykimi i Gjykatës apeluese në Gostivar dhe ankesa e shkollës refuzohet si e pabazë, duke e rikonfirmuar vendimin e marrë nga gjykata themelore në Tetovë.

“Për gjatë tërë këtij viti unë kam një vendim nga gjykata më e lartë e shtetit, me të cilin unë duhet të kthehem në vend të punës për një kohë të pacaktuar, por drejtoresha vazhdon të refuzojë së marri vendimin. Sipas gjithë kësaj duket se drejtoresha Kurtishi nuk pranon as inspeksione, as gjykata themelore apo të larta dhe sillet sikur kjo ajo është më e fuqishmja në shtet”, flet me revoltë Arjeta.

Ndaj kësaj lloj shkeljeje të të drejtave të njeriut kanë reaguar dhe nga zyra e Avokatit të popullit, ku Arjeta ka ngritur parashtresën.

“Avokati i popullit ka dërguar një shkresë, propozim drejt shkollës “8 shtatori” në Tetovë dhe ka kërkuar që të fillojë menjëherë zbatimi i vendimeve të gjykatës themelore të Tetovës dhe Gjykatës supreme, gjegjësisht të mbyllet marrëveshja për marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar dhe të realizohet pagesa e harxhimeve të gjykatës”, thuhet në parashtresën drejt Avokatit të popullit.

Në lidhje me rastin e profesoreshës Arjeta Veliu Dauti, u interesuar edhe Ministri i arsimit Arbër Adem., Ai e thërriti kryesinë e shkollës ekonomike “8 shtatori” që ta respektojë vendimin e gjykatës supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë.

“Si ministër i arsimit dhe shkencës, apelojmë dhe kërkojmë intervenim të shpejtë të këtij rasti, gjegjësisht të veprohet në përputhje me gjykimet e gjykatës”, tha ministri i arsimit dhe shkencës Ademi.

“Thjesht, nuk e kuptoj se cila është arsyeja për këtë dhe se pse drejtoresha Kurtishi sillet në këtë mënyrë nga meje. Unë asnjëherë nuk kam pasur diçka personale me të, ndonjë zënkë apo konflikt. E vetmja gjë për të cilin kam dyshim është se pas kësaj gjëje qëndron ndarje partiake. Unë jam anëtare e PDSH dhe kam qenë kryetare e Unionit të të rinjve të partisë, e siç duket ky fakt nuk i pëlqen drejtoreshës“, thotë Arjeta e cila kush e di për të satën herë e shfleton vendimin e madh të vendimeve të gjykatës.

Drejtoresha e shkollës ekonomike “8 shtatori”, Ramije Kurtishi nuk donte të fliste për këtë rast dhe tha se gjatë ditës do të na dërgonte lajmërim ku do të shpaloste qëndrimin e saj në lidhje me profesoreshën Arjeta Veliu Dauti.

“Pas pesë vjetësh, në vitin 2018 në shkollë vjen një vendim nga Gjykat supreme. Për të bërë një transformim të një vendimi pune është e nevojshme të kihet një raport pune, kurse në këtë rast profesoresha nuk punën më në shkollë. Shkolla gjendet për momentin në një pozitë absurde, plot urdhëresa, gjoba, kërkesa gjyqësore, me pak fjalë po i bëhet një presion i jashtëzakonshëm që Arjeta të kthehet në punë. Shkolla nuk është pronë private e drejtoreshës dhe ajo nuk ka ingerenca të pranojë në punë profesorë jashtë procedurës ligjore. Ky gjykim thjeshtë nuk mund të zbatohet me anë të këtyre urdhëresave. Gjykatën supreme kemi ngritur procedurë të çrregullt për të ripërsëritur procedurën e mëparshme dhe presim një zgjidhje”, thuhet në lajmërimin që na dërgoi drejtoresha Kurtishi.

Z. ANDONOV

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари