ËSHTË NGRITUR PADI PENALE PËR NËNËN E MITUR QË E BRAKTISI FËMIJËN E SAJ, PAVARËSISHT THIRRJEVE PËR NDIHMË TË AKTIVISTEVE PËR TË DREJTAT E GRAVE

ËSHTË NGRITUR PADI PENALE PËR NËNËN E MITUR QË E BRAKTISI FËMIJËN E SAJ, PAVARËSISHT THIRRJEVE PËR NDIHMË TË AKTIVISTEVE PËR TË DREJTAT E GRAVEAvokati i popullit, i cili javën e kaluar me iniciativën e tij, hapi lëndë për vajzën e mitur nga Tetova, nuk do të ndërhyjë në procedurat e organeve të tjera shtetërore, por kërkon t’i ndihmojë kësaj nëne që të mund ta mbajë fëmijën e saj – Shtëpia për fëmijë në Manastir. (Foto: SDK.MK)

Policia e Manastirit dhe e Tetovës kanë ngritur padi penale për braktisje të fëmijës kundër vajzës së mitur nga Tetova, e cila para dy javësh e la foshnjën e saj në pragun e derës së Shtëpisë për foshnje në Manastir. Nga policia thonë se akuza drejt Gjykatës penale është dorëzuar sot. Nëna e mitur do të akuzohet pavarësisht reagimeve të aktivisteve për të drejtat e gruas që thoshin se në këtë rast vajza ka nevojë për ndihmë, jo për ndëshkim.

“Sektori për punë të brendshme i Tetovës dhe Sektori për punë të brendshme i Manastirit e pastruan krejtësisht rastin me foshnjen,e cila në 2 korrik ishte gjetur para Shtëpisë për fëmijë në Manastir dhe ngritën akuzë kundër tre perosnave: nënën e mitur, burrin e saj të pamartuar dhe babanë e saj. Për shkak të bazave për dyshime se ka kryer një akt penal, gjgjësisht, “braktisje të një foshnje të pafuqishme” drejt Prokurorisë publike themelore në Manastir, është ngritur një padi penale kundër 17 vjeçares nga Zeina (nen 200 nga K3 e Republikës së Maqedonisë).

Për shkak të bazave të dyshimeve se vajza ka kryer akt penal “jetesë jashtëmartesore me person të mitur” (nen 197 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë),në Prokurorinë themelore publike Tetovë është paraqitur 27 vjeçari Sh.A. nga fshati i Tetovës Leshnica e Poshtme, kurse për aktin e njëjtë dyshohet edhe 38 vjeçari B.A. nga fshati Zhelinë, i cili e ka lejuar të miturën të bashkëjetojë me një njeri tjetër”, lajmëroi policia e Tetovës.

Avokati i popullit, i cili vitin e kaluar me iniciativën e tij hapi lëndë për Tetovaren e mitur, nuk do të ndërhyjë në procedurat që do të marrin organet e tjera të shtetit. Nga Zyra e tij thonë se kanë dërguar shkresë zyrtare drejt Ministrisë për punë dhe politikë sociale me udhëzime që t’i ndihmohet nënës që ta mbajë fëmijën e saj.

“Në shkresën tonë dhamë udhëzime për hetim, kërkuam që të vihej theks i veçantë mbi personalitetin e nënës, të mund të vlerësohet nëse ajo është në gjendje të përkujdeset për fëmijën e saj. Fëmija të kthehet tek ajo, pasi konsiderojmë se fëmijës i nevojitet gjiri familjar për një rritje të shëndoshë. Kërkuam që të hetohej mbi arsyet për vendimin e tillë, duke qenë se vajza tashmë është nënë dhe ka një fëmijë. Gjithashtu kërkuam që të flitej edhe me partnerin, të ndryshohej mendimi në mënyrë që nëse mundej, foshnja të qëndronte me nënën”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendës Avokat i popullit.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se Qendra ndërkomunale për punë sociale në Tetovë e ka siguruar nënën e mitur me të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme profesionale psiko-sociale.

Sipas disa burimeve nga policia e Manastirit, nëna e mitur para dy javësh, nën shoqërimin e një mashkulli dhe një femre në një taksi, ka ardhur në Manastir dhe e ka lënë fëmijën para Shtëpisë për foshnje. Pasi njerëzit e kanë parë fëmijën, një grup prej tyre i ka trokitur derës, por meqë ka qenë natë, të punësuarit janë frikësuar dhe e kanë thërritur policinë. Kur ka arritur policia, ka gjetur një qytetar pesëdhjetëvjeçar të Manastirit i cili ka thënë se e ka gjetur foshnjen para hyrjes.

Pas lajmërimeve për përndjekjen ligjore të nënës, reaguan shumë aktiviste femra për të drejtat e grave mbarë Maqedonisë, që vajza të mos gjykohej, por përkundrazi të ndihmohej që ta kapërcente situatën. Ana Vasileva, feministe dhe anëtare e iniciativës joformale “Lufto si femër”, deklaroi se është e paarsyeshme se si nga të gjithë fajtorët e mundshëm, të akuzohet një person i cili akoma nuk ka mbushur 18 vjet.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира