GËZIMI MË I MADH PËR FËMIJËT ËSHTË BREDHI – ERDHI NDIHMA PËR FAMILJEN SHTATËANËTARËSHE QË JETON PA RRYMË NË PELINCË

GËZIMI MË I MADH PËR FËMIJËT ËSHTË BREDHI – ERDHI NDIHMA PËR FAMILJEN SHTATËANËTARËSHE QË JETON PA RRYMË NË PELINCËPesë fëmijët e familjes Trajkovski nga Pelinca u gëzuan më së shumti për bredhin, dritat dhe paqetat, një pjesë e donacioneve që i fituan nga qytetarët dhe biznesmenët e Shkupit dhe të Kumanovës (Foto: SDK.MK)

Shporet elektrik, miell, ushqim, veshje, bredh, lampiona dhe paqeta të Vitit të Ri mbërritën në shtëpinë e familjes Trajkovski në fshatin e Kumanovës Pelincë, që kur SAKAMDAKAZAM.MK javën e kaluar publikoi se kjo familje jeton në një varfëri të skajshme, pa kushtet elementare për jetë, kurse rrymën ua kanë ndalur para 7 vjetëve për shkak të borxhit që kanë prej 35.000 denarësh. Shumë biznesmenë, por edhe qytetarë nga Kumanova dhe Shkupi, në mënyrë të organizuar apo individuale kanë ndihmuar familjen shtatëanëtarëshe të Draganit dhe Monikës, në mënyrë që festat e fundvititit t’i presin edhe ata me një tryezë plot dhe fëmijët të gëzohen rreth zbukurimeve.

“Jemi shumë mirënjohës. Njerëzit kanë sjellë shumë gjëra. Fëmijët më së shumti u gëzuan për bredhin, dritat dhe paqetat. Nuk u ndahen atyre. Kemi ushqim, miell dhe ëmbëlsira për festat e fundvitit”, thotë nëna Monika.

Biznesmenë nga Kumanova i dhuruan një shporet elektrik familjes, kurse kanë biseduar edhe me Draganin për atë se si të mund t’i ndihmojnë që shtëpia të rinovohet. (Foto: SDK.MK)

“Shkuam personalisht te ta për të parë se çfarë gjëra u nevojiteshin. Shtëpia e tyre është me të vërtetë në gjendje shumë të rëndë. Kulmi është në rrënim e sipër, muret janë dëmtuar, kurse instalimi elektrik është i vjetër dhe i papërdorshëm. Nuk ka kushte për jetë e jo më për një familje shtatëanëtarëshe. Jemi marrë vesh që t’u sigurojmë materiale ndërtimore dhe pajisje të tërësishme për WC. Do të ndihmojmë që shtëpia të rinovohet dhe të përmirësohen kushtet për jetë të fëmijëve”, thotë një nga biznesmenët.

Shtëpia e familjes Trajkovski është pesëdhjetë metra katrorë. Ato nuk kanë para që ta paguajnë borxhin e rrymës, e kështu edhe rrymën e huazojnë nga fqinjët rrymën që u nevojitet për të lidhur frigoriferin dhe televizorin e tyre.

Nga EVN thanë se do të vendosin matës në momentin që do të rregullohet instalimi i brendshëm.

“Për ne më e rëndësishme nga të gjitha është siguria e qytetarëve dhe furnizimi i sigurt me energji elektrike për shfrytëzuesit, kurse për të gjitha moskuptimet e tjera jemi në kërkim të zgjidhjeve”, thonë nga EVN.

Familja jeton nga ndihma sociale prej 7.000 denarësh, pasi Dragani dhe Monika nuk punojnë. Fëmijët e tyre; Millani (11), Tijana (10), Ivani (5), Luna (3) dhe Melani (tetëmuajshe), nuk kanë kushtet e jetesës që kanë bashkëmoshatarët e tyre.

“U shpërngulëm këtu që kur ndërruan jetë prindërit e gruas dhe e trashëguam borxhin e tyre të rrymës të cilin nuk mundeshin ta paguajmë. Shtëpia është e vjetër. Kulmi është në rrënim e sipër, njëri nga muret ka filluar të shkatërrohet, nuk kemi WC dhe lahemi me kovë. Ngrohim ujin këtu në dhomë pranë shporetit. Jetojmë me të vërtetë shumë rëndë. Gjatë verës është pak më e lehtë, pasi punoj te disa njerëz nëpër fshat dhe bëj ndonjë denar më shumë, por gjatë dimrit është shumë e vështirë”, thotë Dragani.

Në atë dhomë të errët, mobilja e vjetër dhe e rrënuar nuk shërben më për atë punë. Në shtëpi nuk ka as aparate elektrike, kurse gjatë verës familja ndez zjarr që të pjekë bukën dhe të gatuajë ushqim për fëmijët.

Famijja u vizitua edhe nga kryetarja e Komunës Staro Nagoriçane Zhaklina Jovanovska dhe Kryqi i Kuq, i cili u dërgoi paqeta ushqimore dhe higjienike, paqeta vjetore dhe lojëra.

Me ndihmë të njerëzve humanë, ata shpresojnë se me Vitin e Ri edhe për ta do të vijnë kohëra pak më të mira.

S. NIKOLIQ

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира