JOVAN XHAMBAZ ËSHTË I VETMI I PUNËSUAR I CILI FUTET PA TROKITUR TE KRYETARËT E OHRIT

JOVAN XHAMBAZ ËSHTË I VETMI I PUNËSUAR I CILI FUTET PA TROKITUR TE KRYETARËT E OHRITJovan Xhambaz në udhëheqësinë lokale punon nga viti 1996, ndërsa e konsiderojnë si ikonë të qytetit dhe të Komunës (Foto: SDK.MK)

Nga mëvetësimi i Maqedonisë, me qytetin e Ohrit udhëhiqnin gjashtë kryetarë, ndërsa te pesë nga ata, vetëm Jovan Xhambaz, i punësuar në Komunë, ka hyrë pa trokitur në zyrat e tyre. Në udhëheqësinë lokale punon nga viti 1996, e konsiderojnë si ikonë të qytetit dhe të Komunës. Më së shumti kryen detyrime të punës dhe dorëzime materialesh që lidhen me punën e Këshillit të qytetit.

Jovani (50) ka probleme kognitive, por thotë se kurrë për punën e tij nuk ka qenë i dënuar përveç një rasti kur ka marrë një paralajmërim pa arsye dhe në atë kohë kryetar i qytetit ka qenë Nikolla Bakraçevski.

“U punësova në vitin 1996 në Fondin për punë komunale. Pas ndonjë viti, kryetari i atëhershëm Aleksandar Petrevski me mori nën udhëheqësinë  e tij lokale. Kryeja punë nga më të ndryshmet të interesit të administratës lokale. Unë jam link mes të punësuarve në zyrë. Sjell materiale, dokumente. Të gjithë sillen me respekt kundrejt meje. Askush deri më tani nuk më ka ofenduar. Kjo më bën që t’i kryej edhe më me përgjegjshmëri punët. Vjet, me dënuan pa arsye. Kjo më preku, por nuk mbaj inat ndaj personit që e ka bërë. Unë e di se nuk isha fajtor”, thotë Jovan Xhambaz.

Shumë të punësuar në udhëheqësinë lokale në Ohër, madje edhe ata me funksionet më të larta, thonë se Jovani është i vetmi i punësuar i cili futet pa trokitur te zyrat e kryetarëve të Ohrit. Kjo është për shkak të respektit që ata kanë ndaj tij.

“Mbase paksa e teprojnë, por është e vërtetë se pa asnjë lloj problemi kam hyrë në zyrat e kryetarëve të Ohrit, te të cilët dihet se si duhet hyrë. Nevojitet një lajmërim paraprak, leje nga sekretaresha e cila e di se kush është në atë moment te kryetari. Shumë lehtë futesha te kryetari i kaluar, Aleksandar Petrevski. Pa asnjë lajmërim mundesha të shkoj te ai që t’i çoj ndonjë dokument, t’i kërkoj pak ndihmë nëse më nevojitet. Asnjëherë nuk më refuzoi dhe nuk më ktheu nga dera e zyrës.

Unë jam shumë mirënjohës për këtë gjë dhe në veçanti që më solli deri te ndërtesa e Komunës. Edhe unë jam njeri. Nuk e harroj mirësinë. Ishte situatë e ngjashme kur në krye të qytetit ishte Nikolla Bakraçevski”, thotë Xhambaz për komunikimin e tij me kryetarët e Ohrit.

Për Xhambazin çdo ditë pune është sfidë e re.

“I gëzohem çdo mëngjesi, lindjes së diellit. Kjo më përmbush me shpresë, i jam mirënjohës Zotit që më dha edhe një ditë. Kjo ndjenjë më mban përgjatë tërë ditës. Dua të jem i dobishëm ndaj të punësuarve të Komunës. Shkoj aty ku duhet që të kryej punë. E di se ia kam dalë kur shoh në fytyrat e tyre se janë të kënaqur nga ajo që kam bërë. Kështu punoj tashmë për 22 vjet. Dhe rrogën e kam të mirë. Të mjaftueshme për një jetë të denjë. Nuk kërkoj shumë. Dua vetëm të jetoj si njerëzit e tjerë”, thotë Jovani.

Viteve të fundit, Xhambazi përballet edhe me një tjetër problem ekzistencial.

“Jetoj i vetëm në banesën e nënës sime. Por, ai nuk është në emrin tim. Tani u lajmëruan disa familjarë që duan të ma marrin. Po luftoj që ta mbaj. Nëse e marrin do të mbes në rrugë. Më ndihmojnë njerëz të mirë, ekzistojnë njerëz të tillë në Komunë. Nga ata kërkoj këshilla. Shumica janë të gatshëm të më ndihmojnë sa herë që të kem nevojë. Nuk mbaj inat me një pjesë të familjarëve që donin që banesa të ishte e tyrja”, thotë ai pa hidhërime.

D. ÇUBRIQ

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира