Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, e cila duhet t’i mbrojë qytetarët nga diskriminimi dhe keqtrajtimi nga eprorët, ka shqetësuar një nëpunës në këtë komision se pse nuk ka marrë vendim ndryshe në lidhje me një lëndë, e jo vendimin që ajo e ka urdhëruar ta marrë.
Pasi udhëheqësi i sektorit e ka denoncuar në disa baza, duke dorëzuar dhe dëshmi konkrete kundër kryetares së komisionit Danica Çadieva, Komisioni për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) ka vërtetuar shqetësim nga e denoncuara në bazë personale dhe të statusit shoqëror në sferën e punës dhe marrëdhënieve të punës, ndaj një të punësuari i cili ka kundërshtuar urdhrin e saj.
Denoncuesi është ankuar deri te KPMD për atë se kryetarja me vendim i ka ndërprerë atij marrëdhënien e punës, gjegjësisht me vetë dëshirë të saj e ka përjashtuar nga puna, sepse e ka urdhëruar që të refuzojë një parashtresë në lidhje me lëndën, ndërkaq ai ka kundërshtuar sepse ka konsideruar që nuk ekziston një bazë ligjore për refuzim. Për shkak të kësaj, më 12 janar 2020 e ka përjashtuar nga puna, përmes një procedure disiplinore.
Nëpunësi shtetëror që ka 25 vjet stazh pune, nga të cilat 16 vjet funksion i pandërprerë udhëheqësi në Komisionin e Shkallës së Dytë, menjëherë ka ngritur padi, kurse Gjykata civlie e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin që ai të kthehet menjëherë në punë.
Kryetarja Çadieva është detyruar ta kthejë në punë në vendin udhëheqës, por vetëm gjatë periudhës së zbatimit të aktgjykimeve. Më 14 mars 2023, ajo me vendim të ri e ka hequr sërish nga vendi i punës dhe e ka zbritur tre rangje më poshtë pa asnjë lloj shpalljeje dhe në përputhje me vendin e ri si këshilltar, ia ka ulur rrogën.
Veç kësaj, shprehet KPMD-ja, kur i cenuari ka dorëzuar kërkesë për pushim vjetor, sekretari i përgjithshëm i Komisionit të Shkallës së Dytë ka sjellë vendimin që të mos ia miratojë. Nëpunësi shtetëror ka ngritur parashtresë deri te Agjencia për administratë, e cila direkt e ka anuluar vendimin refuzues. Sërish Komisioni i Shkallës së Dytë ka refuzuar dhe sërish Agjencia ka mbajtur anën e nëpunësit dhe ka marrë vendimin se ai ka të drejtë për pushim vjetor.
Mirëpo diskriminimi ka vijuar edhe më tej. Ndërkohë që të gjithë të punësuarit kanë marrë leje për mungesë nga puna dy herë në muaj në kohëzgjatje prej dy orësh, nëpunësit në fjalë kryetarja në gusht të këtij viti nuk i ka dhënë leje të tillë. Nga sekretaresha teknike, i është thënë gojarisht që të mos e shqetësojë më.
Sjellja negative ndaj tij ka vazhduar. Në sistemin oqean të sallës ku punojnë të gjithë të punësuarit, vetëm byroja e tij është vendosur në mënyrë të kundërt nga gjithë të tjerat që të tjerët të mund të shohin se çfarë bën në ekran. Kur kanë rastisur njëri-tjetrin në hapësirën për shumëzim të materialeve, Çadieva ka marrë vendimin që ai të largohet menjëherë nga hapësira e madhe me të gjithë të punësuarit, duke e lëvizur kështu në qendrën kompjuterike, në një hapësirë me një të punësuar dhe me pajisje teknike.
Кur më 5 tetor personi i diskriminuar ka ardhur në KPMD që ta plotësojë parashtresën me këto raste të reja, është ankuar se diskriminimi dhe shqetësimi ka vazhduar edhe atëherë kur ai më në fund ka ka shkuar në pushim vjetor.
“Gjegjësisht, kryetarja në mbledhje, të punësuarit i ka kërcënuar se pas përfundimit të mandatit do t’i lërë pa rroga dhe pa kontribute, e si rrjedhojë dhe pa sigurim shëndetësor, duke qenë se nuk do të caktojë njeri i cili do të jetë nënshkrues. Për këtë konotacion negative e ka përmendur emrin e denoncuesit, e më pas ka dhënë shpjegimin se kontestin gjyqësor ai e ka fituar ngaqë ajo nuk ka bërë urgjencë në gjykatë. Ndërkaq gjykata, vetëm për shkak të moshës së tij, ia ka pranuar pretendimin dhe e ka kthyer në punë, edhe pse ai ka qenë fajtor”, publikoi KPMD-ja kërcënimet e kryetares të cilat nëpunësi në fjalë i ka siguruar si dëshmi.
Por, pavarësisht shqetësimit që e ka vërtetuar Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, shumica parlamentare drejt përfundimit të nëntorit e ka rizgjedhur Çadievën për kryetare të mandatit të ri. Megjithkëtë sulmet daj nëpunësit janë shtuar.
Komisioni për diskriminim e ka shqiptuar propozimin në vijim, me paralajmërimin se nëse ai nuk zbatohet, do të ngrejë procedurë në gjykatën përkatëse:
“Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, të caktojë nëpunësin administrativ në vendin e punës paraprak gjatë kohës së mbetur të marrëdhënies së punës – Udhëheqës i sektorit të shëndetësisë, punës dhe politikës sociale, arsimit dhe kulturës, si dhe ta kthejë në zyrën ku më parë ka kryer punën e tij si Udhëheqës i sektorit.
Caktimin dhe zhvendosjen ta kryejë në afat prej 30 ditësh nga data e marrjes së këtij mendimi dhe për këtë gjë ta lajmërojë me shkrim KPMD-në”.
Lënda është e zëvendës-kryetarit të KPMD-së Limko Bejzaroski, i cili perosnalisht ka shkuar në Komisionin e Shkallës së Dytë të qeverisë me të cilën udhëheq Çadieva dhe e ka takuar nëpunësin e diskriminuar të futur në një zyrë të vogël në mes të kompjuterëve, të veçuar nga gjithë kolegët e tij.
S. K. DELEVSKA