MJEKËT ISHIN PARTNERËT E MI MË TË FORTË NË LUFTËN KUNDËR SËMUNDJES, THOTË KOSOVARJA 36 VJEÇARE QË PO TRAJTOHET ME QELIZA AMË NË KLINIKËN E HEMATOLOGJISË NË SHKUP

MJEKËT ISHIN PARTNERËT E MI MË TË FORTË NË LUFTËN KUNDËR SËMUNDJES, THOTË KOSOVARJA 36 VJEÇARE QË PO TRAJTOHET ME QELIZA AMË NË KLINIKËN E HEMATOLOGJISË NË SHKUPNë Klinikën e hematologjisë ka gjithnjë e më tepër pacientë të huaj që mjekohen privatisht, sidomos që vijnë nga rajoni; - 36 vjeçarja Rabie Raka me dr. Bozhidar Koçovski dhe motrën medicinale Almedina Ajdini, që janë pjesë e ekipit mjekësor për transplantin autolog të qelizave amë. (Foto: Klinika e hematologjisë)

Kosovarja Rabie Raka nga Prishtina, paciente me mielomë të shumëfishtë po mjekohet në Klinikën hematologjike në Shkup me anë të transplantimit autolog të qelizave amë. 36 vjeçarja thotë se ka zgjedhur këtë mënyrë sepse ka mësuar se kjo klinikë ka pasur rezultate shumë të suksesshme në ndërhyrjet e pacientëve të mëhershëm që kanë pasur diagnozën e saj.

“Besoj se krijimi i një parneriteti të fortë është diçka jashtëzakonisht e nevojshme për t’i bërë ballë sëmundjes. Unë si paciente nga njëra anë dhe ekipi i mjekëve bashkë me personelin mjekësor nga ana tjetër. Ky partneritet lind besim, ndërsa besimi jep shpresë të madhe se këtë sfidë do ta kalojmë sëbashku”, thotë Raka, shpenzimet e së cilës i ka marrë përsipër t’i mbulojë Fondi i shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Drejtoresha e Klinikës së hematologjisë dr. Irina Panovska-Stavridis, thotë se ekspertiza e Klinikës është e mirënjohur në të gjithë rajonin dhe gjithnjë e më tepër ata vizitohen nga pacientë të shteteve fqinje. “Mund të themi se po rritemi dhe po bëhemi një qendër rajonale për transplantin e palcës kockore”, thotë dr. Panovska-Stavridis, duke shtuar se është veçanërisht krenare që Klinika ka arritur të realizojë transplantet gjysmëidentike të qelizave amë hematopoetike.

“Përpjekja jonë për të qenë në hap me qendrat kulminante hematologjike në botë është e përditshme, ndonëse për një shtet relativisht të vogël dhe të varfër si i yni, kjo paraqet një sfidë të madhe. Vizioni që kishim si ekip dhe mbështetja nga autoritetet shëndetësore, gjë pa të cilën nuk do të kishim mundur të fillojmë me transplantin nga dhurues jashtëfamiljar, tani është realitet dhe një përditshmëri. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një mundësi të re për mjekimin e të siguruarve tanë shëndetësorë, por edhe për një mundësi që ekspertët tanë dhe Klinika e hematologjisë të etablohen si qendër rajonale me emër të mirë. Jam shumë mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që janë pjesë e ekipit, duke filluar nga motrat mjekësore dhe teknikët, deri te specialistët më të lartë”, thotë dr Panovska-Stavridis.

Р. “Mund të themi se po rritemi dhe po bëhemi një qendër rajonale për transplantin e palcës kockore”, thotë dr. Panovska-Stavridis. (Foto: SDK.MK)

Transplanti autolog për pacientë me mielomë të shumëfishtë, si ai që është kryer te pacientja kosovare Raka është një intervenim rutinor që kryhet në Klinikën tonë këtu e 20 vjet, duke numëruar gjithsej 120 pacientë të mjekuar.

“Me një mbështetje të madhe nga Ministria e shëndetësisë dhe Fondit të shëndetësisë janë gjeneruar çmime për të gjitha llojet e transplanteve që ofrohen si shërbim në Klinikën universitare të hematologjisë. Ato janë të adaptuara edhe për shtetas të huaj që dëshirojnë të mjekohen me këto metoda, sidomos për shtetas nga shtetet fqinje që akoma nuk kanë mundësi të kryejnë transplantet me dhurues jashtëfamiljar apo autolog në shtetin e tyre. Sa u përket çmimeve, ato janë konkurrente karahsuar me shtetet evropiane, ndërsa cilësia e shërbimit, profesionalizmi i trajtimit dhe kemoterapisë bashkëkohore paratransplantive dhe imunosupresion janë ekuivalente me qendrat e tjera për transplant, anëtare të Grupit evropian për transplanimn e qelizave amë. Ekipi ynë është në rrjedhë me kohën dhe trendet evropiane, si anëtare e familjes evropiane të ekipeve transplantive”, shprehet dr. Panovska-Stavridis.

B. NESTOROSKA

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира