MORRAT I HËNGRËN PACIENTËT E SPITALIT PSIKIATRIK DEMIR HISAR, AVOKATI I POPULLIT URDHËROI MARRJEN E MASAVE KUNDËR SËMUNDJES

MORRAT I HËNGRËN PACIENTËT E SPITALIT PSIKIATRIK DEMIR HISAR, AVOKATI I POPULLIT URDHËROI MARRJEN E MASAVE KUNDËR SËMUNDJESAvokati i popullit tani vëzhgon zbatimin e masave nëpërmjet Inspektoratit, thotë zëvendës Avokatja e popullit, Vaska Bajramovska -Mustafa, ndërkohë heton se pse këta persona nuk transferohen në dy objektete të rinovuara, por mbahen si kafshë të braktisura në objektin e vjetër që po qelbet. – Spitali Demir Hisar – Vendimi nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor. (Foto: SDK.MK)

Një prind i pacientëve në spitalin psikiatrik “Demir Hisar” në fillim të janarit të këtij viti është ankuar se fëmija i tij dhe pacientët e tjerë janë sëmurë nga morrat dhe se jetojnë në atë gjendje tashmë për një periudhë të gjatë. Parashtresa është dërguar më 11 janar, kurse pas tri ditësh është procesuar, gjë me të cilën Ombudsmani direkt ka çuar drejt Inspektoratit shtetëror dhe sanitar një kërkesë për kontroll të paparalajmëruar të spitalit.

Pjesa më e keqe e gjithë kësaj historia është se këta persona me pengesa, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore kanë reaguar për situatën e padrejtë te personeli i spitalit por janë detyruar të heshtin me anë të kërcënimeve dhe ndalimeve që të flitej për morrat para të afërmve që vizitojnë. Megjithatë, morrat janë përhapur aq shumë sa familjet e pacientëve kanë arritur t’i shohin me sy. Gjendja ka qenë e pamundur të fshihej.

“Drejt Avokatit të popullit është dërguar një parashtresë me ankesë se Spitali psikiatrik Demir Hisar ka epidemi të morrave, por personat përgjegjës, pavarësisht reagimit të prindërve, nuk marrin masa konkrete për eliminimin e sëmundjes. Te parashtresa gjithashtu është theksuar se personeli i spitalit ua ka ndaluar pacientëve të tregojnë për epideminë dhe se situata është vënë re me kalimin e kohës nga prindërit që vizitojnë. Ombudsmani kërkoi që të kryhet një kontroll i çrregullt nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe i shëndetit për të konstatuar gjendjen dhe për të rekomanduar masat për ndalimin dhe kurimin sa më të shpejtë të sëmundjes”, thotë zëvendës Avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa.

Ajo e ka udhëzuar Inspektoratin se zbatimi i masave kundër sëmundjeve kanë prioritet më të madh në raport me zbatimin e masave të tjera mbrojtëse shëndetësore.

“Te parashtresa gjithashtu është theksuar se personeli i spitalit ua ka ndaluar pacientëve të tregojnë për epideminë dhe se situata është vënë re me kalimin e kohës nga prindërit që vizitojnë”, thotë zëvendës Avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa. (Foto: SDK.MK)

Më 1 shkurt, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (njësia e Manastirit) dhe një mjek epidemolog, kanë kryer kontroll në të gjithë institucionin. Janë konstatuar parregullsitë e mëposhtme:

Në këtë institucion nuk ka sasi të mjaftueshme shampoje kundër thërijave dhe morrave, si dhe asnjë insketicid për trajtim të veshjes së pacientëve para larjes. Berberi i punësuar aty ka vetëm një makinë për qethje. Dezinfektimi dhe deratizimi i fundit që është kryer në spitalin “Demir Hisar” ka ndodhur në 12 korrik 2018. Në departamentet kronike 4 dhe 8, higjiena dhe kushtet e tualeteve janë katastrofale, dyshemeja është e dëmtuar dhe nuk lejon as pastrim dhe as dezinfektim. Inventari, dyshekët, jastëkët dhe qebet janë të vjetra.

Inspektorati ka dhënë urdhëra me masa për të gjithë këtë situatë, të cilat spitali do të duhet t’i zbatojë me afate. Meqë gjatë vizitës së çrregullt, nuk kanë mundur të vërtetojnë që pacientët janë kërcënuar apo u është ndaluar të tregojnë për morrat, drejtori është i detyruar që gjatë këtyre ditëve të paraqitet te Komisioni për çështje etnike. Sa u përket shampove, pajisjeve të qethjes dhe mjeteve higjienike, Inspektorati ka urdhëruar që të menjëherë të blihen, të bëhet një pastrim gjeneral i departamenteve kronike, të vendoset një shtresë mbrojtëse te dyshemeja dhe të ndryshohen dyshekët deri më 31 mars, kurse dezinsektimi i institucionit të kryhet deri më 1 prill.

Ky vendim është dërguar tek Ministria e shëndetësisë. Inspektorati shtetëror dhe shëndetësor i ka shkruar Ministrisë se ankesa kundër kësaj zgjidhjeje nuk do të shtyjë zbatimin.

Ndërkohë Avokati i popullit  vëzhgon zbatimin e masave nëpërmjet Inspektoratit, thotë zëvendës Avokatja e popullit, Vaska Bajramovska -Mustafa, ndërkohë heton – pse këta persona nuk transferohen në dy objektete të rinovuara, por mbahen si kafshë të braktisura në objektin e vjetër që po qelbet?

S. К. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира