NË VINICË NUK KA PEDIATËR, KURSE JASHTË SHTETIT SHPËRNGULEN EDHE PROFESORËT

NË VINICË NUK KA PEDIATËR, KURSE JASHTË SHTETIT SHPËRNGULEN EDHE PROFESORËTVinica po përballet me shpërngulje masive të popullsisë duke e përgjysmuar – sheshi i qytetit (Foto: SDK.MK)

Disa qytete në Maqedoninë lindore, si Berova, Delçeva, Pehçeva, por edhe më të mëdhatë si Koçani dhe Shtipi, kanë mbetur pa mjekë, por edhe pa profesorë, të cilët janë larguar dhe po përgatiten që të jetojnë jashtë shtetit. Por, më specifikja nga të gjitha është Komuna e Vinicës, e cila na 20.000 banorët e saj, është përgjysmuar krejtësisht.

Shtëpia e shëndetit në Vinicë është pa padiatër, por edhe pa kuadro të tjera specialiste. Disa mjekë janë në praktikë të përgjithshme. E gjithë komuna mbulohet nga dhjetë mjekë dhe disa nga ta kanë ordinancat e tyre private. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Venko Delçev, thotë se gjatë 11 vjetëve të fundit nuk kanë arritur të sigurohen kuadro profesionale.

“Kemi tre specializantë, por asnjëri nga ta nuk është për pediatër. Njërin prej tyre më duhej ta ktheja, por kemi nevojë për mjekë tjetër të përgjithshëm. E kthyem edhe për shkak se po specializonte në moshën 50 vjeçare. Një pjesë e mjekëve janë para pension. Lëshimet e pushtetit të kaluar bënë që të mos kemi kuadro për specializim, as mjekë të përgjithshëm për t’i plotësuar vendet e zbrazura, thotë Dançev, i cili punon vetë si internist.

Punëtorët shëndetësorë me të cilët kemi folur në Shtëpinë e shëndetit në Vinicë shpresojnë se gjendja do të përmirësohet me ndryshimet më të reja, të cilat i sugjeron Qeveria për ndërmarrjen e drejtpërdrejtë të mjekëve nga sektori privat në shëndetësinë publike, që do të vlejë për motrat medicinale që kanë mbetur pa punë në shëndetësinë private.

Bashkëbiseduesit e mbetur në Vinicë duan të mbeten anonimë, por thonë se tema më e shpeshtë e bisedave të tyre është pikërisht shpërngulja.

“Nuk ikin vetëm punëtorë shëndetësorë, por edhe profesorë. Tre profesorë u larguan për në Zvicër. Më pas, u larguan edhe bashkëshortët e tyre, edhe pse këtu kishin një punë të mirë. Profesorët nuk punojnë më në profesionet e tyre, thotë një banor i Vinicës, i cili gjithashtu konsideron mundësinë për të jetuar jashtë shtetit.

“Edhe ne planifikojmë të ikim jashtë shtetit, edhe pse këtu do të lëmë një shtëpi me tre kate. Fëmijët tanë diplomuan me nota më të larta, por nuk kanë punë. Djali ka përfunduar për ekonomi në universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Është shpallur si nxënësi më i mirë i gjeneratë, me mesatare prej 9.80, por edhe është harruar. Asnjë institucion apo kompani nuk mendon për pranimin e kuadrove të tilla. Djali tashmë e ka vendosur se do të shkojë në Gjermani, e bashkë me të do të shkojmë edhe ne, prindërit”, thotë nëna e shqetësuar e ekonomistit të ri.

Kryetari i Vinicës, Ivica Dimitrov ishte i padisponueshëm dhe nuk patëm mundësi ta pyesnim se çfarë masash merr qeveria lokale në mënyrë që të përmirësohet gjendja e përgjithshme lokale. Në ueb faqen e komunës, mund të gjendet vetëm strategji formale për parandalimin e emigracionit dhe për përmirësimin e demografisë. Por, nuk ka ndonjë aktivitet konkret.

Dhjetë vjetët e fundit në Vinicë është dalluar një shpërngulje masive e popullsisë. Fshatrat kanë mbetur bosh apo me disa pleq. Destinacionet e zakonshme janë Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Çekia, Britania e Madhe, Franca, por edhe Australia dhe SHBA.

Gjendja demografike çdo vit e më tepër bëhet më katastrofale. Nataliteti bie në mënyrë drastike. Vinica u bë qyteti me natalitet prej vetëm 20-30 fëmijë në vit, që është shumë më pak në krahasim me vjetët e fundit. Diçka e ngjashme ndodh edhe në qytetet e tjera të rajonit. Shumë nëna të reja lindin jashtë shtetit, ku veçmë kanë formuar familje. Rrallëherë dikush mendon të kthehet.

“Mbrëmë nusja lindi në Pragë. Djali në Çeki punon më shumë se 15 vjet. Si profesionist i kompjuterëve ai atje është shumë i vlerësuar dhe punon shumë mirë. Nuk kanë ndërmend të kthehen por kohë pas kohe na vizitojnë. Por, tani si pesionerë do të shkojmë më shpesh te ai”, thotë Kole Stojmirov.

Duhet të përmirësohen kushtet ekonomike dhe të tjera për një jetesë më të mirë. Në komunën tonë, të vetmet gjëra të bukura janë stacioni për filtrim në fshatin Tërsinë pranë fshatit Gërljanë dhe përpjekja për rinovim të teatrit të humorit dhe satirës “In Vinica Veritas”. Nëse duhet edhe me humor dhe satirë, le të ndërpritet shpërngulja e të rinjve”, thanë një pjesë e satiristëve të pranishëm gjatë këtyre ditëve në Vinicë.

T. JOVANOVSKI

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира