NJË FAMILJE SHTATËANËTARËSHE NË PELINCË JETON QE SHTATË VJET PA RRYMË PËR SHKAK TË BORXHIT TË TRASHËGUAR PREJ 35.000 DENARËVE

Familja shtatëanëtarëshe Trajkovski nga fshati Pelincë, komuna Staro Nagoriçane, i kaloi festat e fundvitit me një tryezë të zbrazur, për shkak të gjendjes së rëndë financiare në të cilën ndodhet. Vitin e Ri do ta presin me një llampë, pasi rrymën ua kanë ndaluar tashmë 7 vjet, për shkak të borxhit të njerëzve që kanë banuar para tyre në atë shtëpi.

NJË FAMILJE SHTATËANËTARËSHE NË PELINCË JETON QE SHTATË VJET PA RRYMË PËR SHKAK TË BORXHIT TË TRASHËGUAR PREJ 35.000 DENARËVEKjo familje apelon drejt institucioneve dhe qytetarëve humane që t’u ndihmojnë me anë të materialit ndërtimor që ta rregullojnë shtëpinë dhe të ndërtojnë një banjë. Çdo ndihmë tjetër në aspektin ushqimor, mobilje, aparaturë elektrike dhe çarçafë është e mirëpritur.

Fëmijët e familijes Trajkovski do ta kalojnë Vitin e Ri pa bredh dhe llampiona, sepse prindërit e tyre nuk kanë mundësi që t’ua blejnë. Është këtë vit Millani (11), Tijana (10), Ivani (5), Lluna (3) dhe Melania (tetëmuajshe), do ta presin Vitin e ri në errësirë, ndërkohë që so çdo fëmijë kanë shumë ëndrra dhe dëshira, të parealizueshme për ta. Fëmijët e tyre, Dragan (35) dhe Monika (28) nuk janë të punësuar, jetojnë me ndihmë sociale e cila nuk mjafton për të mbuluar as edhe harxhimet më bazore të jetesës, e le më të mbesë diçka për festat.

“Jetojmë me 7.000 denarë. Nuk mbërrijnë as edhe për gjysmë muaji. Do të blejmë miell, vaj aty ku është më e nevojshme, kurse të tjerat do t’i presim vitin tjetër apo nëse Dragani punësohet diku. Dy nga fëmijët i kemi në shkollë, na duhen para për fletore, pajisje dhe veshje. Nuk marrin as kifle në shkollë, por marrin ushqim nga shtëpia apo ndonjëherë u japim para që të blejnë diçka nga shitorja. Marko ka problem me sytë, kemi kërkuar mjek për të. Ai duhet të mbajë syze por ne nuk kem para që t’ia blejmë. Të gjithë përgatiten për festa, por ne nuk kemi se me çfarë. Nuk kemi bredh, as llampiona, fëmijët shikojnë televizion dhe gëzohen se një ditë do të kenë edhe ata një televizor. Shpresojnë se do të vijë Babagjyshi nëpërmjet oxhakut që t’u vendosë dhurata nën jastëk”, thotë nëna Monika.

Familja shtatëanëtarëshe Trajkovski jeton në një shtëpi të rrënuar prej pesëdhjetë metrash katrorë. (Foto: SDK.MK)

Dy nga fëmijët më të rritur janë nga martesa e parë e Monikës dhe ata shkojnë në shkollë. Marko është në klasë të gjashtë në shkollën Dragomancë, kurse Tijana në të pesën në shkollën “Hristijan Todorovski”- Karposh në Pelincë. Ndërkohë që ishim në shtëpinë e tyre ajo u kthye nga shkolla. Në vend të çizmeve mbante kllompa. Na tha se nuk ka të ftohtë se shkolla e saj është larg shtëpisë dhe se ajo kthehet në këmbë dhe nuk i pengon fakti që këpucët e saj nuk janë të përshtatshme për motin. Thotë se ka dhe patika, por dëshiron të ketë çizme të reja kur të bijë bora e parë. Mirëpo, nuk e di nëse prindërit e saj kanë mjaft para që t’ia blejnë.

“Dua që Babagjyshi të më sjellë çizme të reja, një paqetë, një kompjuter dhe telefon, sepse nuk kam”, tha vajza e vogël e turpëruar, e cila është nxënëse shumë e mirë.

Familja shtatëanëtarëshe Trajkovski jeton një një shtëpi të rrënuar prej pesëdhjetë metrave katrorë. Me mobilje të pakta dhe pa banjë, kushte jo të mira për një njeri dhe për jetën në shekullin 21. Rryma u është ndalur për shkak të borxhit që kanë trashëguar nga banorët e kaluar që është një shumë prej 35.000 denarësh. Nuk kanë para që ta shlyejnë, e kështu huazojnë nga fqinjtë e tyre mënyrën për të lidhur frigoriferin apo televizorin. Kanë ujë nga ujësjellësi i fshatit, por nuk kanë banjë.

““U shpërngulëm këtu që kur ndërruan jetë prindërit e gruas dhe e trashëguam borxhin e tyre të rrymës të cilin nuk mundeshin ta paguajmë. Shtëpia është e vjetër. Kulmi është në rrënim e sipër, njëri nga muret ka filluar të shkatërrohet, nuk kemi WC dhe lahemi me kovë. Ngrohim ujin këtu në dhomë pranë shporetit. Jetojmë me të vërtetë shumë rëndë. Fëmijët nuk janë të uritur, ushqim kemi, e për gjërat e tjera mundohemi t’ia dalim. Shyqyr Zotit që të gjithë janë të urtë e të dëgjueshëm. Unë nuk kam mbaruar shkollë, vetëm klasën e katër dhe nuk kam punë. Gruaja ime përkujdeset për fëmijët. Gjatë verës është pak më e lehtë, pasi punoj te disa njerëz nëpër fshat dhe bëj ndonjë denar më shumë, por gjatë dimrit është shumë e vështirë”, thotë Dragani.

Nga fqinjët huazojnë rrymën që u nevojitet për të lidhur frigoriferin dhe televizorin. Kanë ujë nga ujësjellësi i fshatit, por nuk kanë banjë. (Foto: SDK.MK)

Në atë dhomë të errët, mobilja e vjetër dhe e rrënuar nuk shërben më për atë punë. Në shtëpi nuk ka as aparate elektrike, kurse gjatë verës familja ndez zjarr që të pjekë bukën dhe të gatuajë ushqim për fëmijët.

Çdo ditë e re për këtë familje sjell një të papritur dhe nuk e dinë se si do të mbijetojnë ose nëse fëmijët e tyre do të jenë mirë e do të ndjekin rrugën e drejtë. Përpiqen dhe punojnë aq sa munden, por jeta në fshat është e ashpër dhe puna është e vështirë për t’u gjetur.

Kjo familje apelon drejt institucioneve dhe qytetarëve humane që t’u ndihmojnë me anë të materialit ndërtimor që ta rregullojnë shtëpinë dhe të ndërtojnë një banjë. Çdo ndihmë tjetër në aspektin ushqimor, mobilje, aparaturë elektrike dhe çarçafë është e mirëpritur.

Para festave të fundvitit familja u vizitua edhe nga kryetarja e Komunës Staro Nagoriçane Zhaklina Jovanovska dhe Kryqi i Kuq, i cili u dërgoi paqeta ushqimore dhe higjienike, paqeta vjetore dhe lojëra.

Gëzimi dhe emocioni i fëmijëve nuk kishte kufi.

S. NIKOLIQ

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира