NJË KËND LOJËRASH NË SHKUP KA PËRJASHTUAR NJË FËMIJË VËSHTIRË TË LËVIZSHËM ME PARALIZË CEREBRALE, VËRTETON KOMISIONI PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI

NJË KËND LOJËRASH NË SHKUP KA PËRJASHTUAR NJË FËMIJË VËSHTIRË TË LËVIZSHËM ME PARALIZË CEREBRALE, VËRTETON KOMISIONI PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMIE punësuara në këndin e lojërave nuk ka lejuar që nëna të qëndrojë dhe ta mbajë fëmijën, ndërkohë që vajza qëndron në mesin e lojërave dhe fëmijëve të tjerë. (Foto: Fotografi e arkivit)

Një vajzë trevjeçare vështirë e lëvizshme me paralizë cerebrale është diskriminuar në një nga këndet e lojërave më të vizituar të Shkupit, nga një e punësuar që nuk i ka lejuar nënës të qëndrojë dhe ta mbajë vajzën ndërkohë që ajo rri mes lojërave dhe fëmijëve të tjerë, vërteton Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. (KPMD).

“Vërtetohet një diskriminim i drejtpërdrejtë në bazë të pengesave mendore dhe trupore në fushën e qasjes në shërbim nga ana e këndit të lojërave në Shkup”,shkruhet në vendimin e KPMP-së.

Prindi në parashtresë ka thënë se paraprakisht i ka lexuar kushtet e këndit të lojërave dhe ka parë se nuk lejohet hyrja e prindërve në hapësirën për animacionin e fëmijëve. Pas kësaj ai ka telefonuar dhe ka shpjeguar situatën e fëmijës së tij, ndërsa nga ana e këndit të lojërave i është thënë se nuk u përfaqëson asçfarë problemi që pranë vjazës trevjeçare të qëndrojë edhe nëna e saj.

Ndërsa po largohej me fëmijën duke qarë në krahët e tij, babai tha se këtë rast do ta publikojë në rrjetet sociale, ndërsa që atje, punonjësja i është kthyer: “Mirë, publikoje!”.

Komisioni ka miratuar rekomandimin që këndi i lojërave ta largojë diskriminiin në mënyrë që do t’u mundësojë qasje pa pengesë personave me pengesë në shërbimet dhe të mirat që i ofron, e nëse nuk e bën këtë, do ta paraqesin para gjyqit kompetent.

S. K. DELEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира