NUK DIHET NËSE NDËRTIMET E PALIGJSHME TË LEGALIZUARA JANË TË SIGURTA NGA ASPEKTI SIZMIK, SEPSE ASKUSH NUK KA SHKUAR T’I KONTROLLOJË, THOTË DREJTORI I IITS SHESHOV

NUK DIHET NËSE NDËRTIMET E PALIGJSHME TË LEGALIZUARA JANË TË SIGURTA NGA ASPEKTI SIZMIK, SEPSE ASKUSH NUK KA SHKUAR T’I KONTROLLOJË, THOTË DREJTORI I IITS SHESHOV Në procesin e ndërtimit ka më shumë pika kritike që duhen respektuar që objekti më pas të mund të marrë lejen për përdorim. Pikërisht kjo garanton sigurinë e objektit – prof. Sheshov (Foto: SDK.MK)

Siguria e ndërtesave varet nga përpunimi i projektit arkitektonik e deri te ajo se çfarë betoni dhe armature do t’i vihet objektit, thotë drejtori i Instituti për Inxhinieri të Tërmetit dhe Seizmologji (IITS) Prof. Dr. Vllatko Sheshov.
Në bisedë me SAKAMDAKAZAM.MK ai thotë përgjatë gjithë procesit gjëja më e rëndëdishme është mbikqyrja nga fillimi deri në fund të punëve ndërtuese. Personi që mbikqyr duhet të jetë në zonën ndërtuese vazhdimisht dhe të kontrollojë nëse po ndërtohet sipas kritereve të projektit të miratuar nga Komuna dhe IITS nga Universiteti Kirili dhe Metodi në Shkup. Pikërisht për këtë arsye, konsdieron Sheshov, është e palejueshme që të legalizohen ndërtime të paligjshme, sepse askush nuk e di se si është ndërtuar ky objekt, ashnjë institucion nuk e ka parë dhe nuk e ka miratuar projektin.

“Pas tërmetit katastrofal të Turqisë, çdo ditë më pyesin se si janë ndërtimet te ne. Si mund të thotë dikush se si janë, kur ne kemi mijëra ndërtime të paligjshme të legalizuara?”, thotë Sheshov.

Ai shprehet se në procesin e ndërtimit ka disa pika më kritike që duhen respektuar në mënyrë që më pas objekti të mund të marrë leje për përdorim, të shkruhetn në Kadastër të patundshmërive dhe pronari të mund të marrë akt pronësie. Pikërisht kjo në një masë të caktuar garanton dhe sigurinë e objektit.

„“Pas tërmetit katastrofal të Turqisë, çdo ditë më pyesin se si janë ndërtimet te ne. Si mund të thotë dikush se si janë, kur ne kemi mijëra ndërtime të paligjshme të legalizuara?”, thotë Sheshov.

Procesi për ndërtimin e një objekti fillon me Planin e Detajuar Urbanistik (PDU) i cili përcakton karakteristikat dhe qëllimet bazë të objekteve të reja të planifikuara. Më pas vjen përgatitja e dokumentacionit projekto-teknik në bazë të kritereve që janë në PDU. Projektimi dhe dokumentacioni teknik fillon me hetim të zonës për të parë se si është dheu, çfarë lloj ndërtimi mund të përballojë, nëse ka ujëra nëntokësore dhe si është situata në terren me ndërtesat fqinje. Nëse bëhet fjalë për ndërtimin e objekteve domethënëse që duhet të funksionojnë edhe pas një tërmeti, pra spitale, kopshte, shkolla, ambiente të mbrojtjes civile, zjarrfikëse, polici, ushtri, është e nevojshme që IITS të nxjerrë një raport për parametrat sizmikë. Më pas i qasemi zhvillimit të një zgjidhjeje konceptuale apo një projekti arkitektonik në të cilin skicohet ideja e investitorit, çfarë dëshiron të ndërtojë, si do të duket ndërtesa, sa dhe çfarë dhomash do të ketë. Në këtë proces, duhet të përfshihet një inxhinier statik që kujdeset për elementet strukturore.

Faza e dytë është projektimi në bazë të zgjidhjes së bërë nga arkitekti. Projektuesi përcakton se si duhet të jetë ndërtesa dhe çfarë materialesh do të përdorë ekzekutuesi.

Më pas komuna lëshon një leje ndërtimi. Qoftë edhe nëse do të ndërtohet një kasolle 50 metra katrorë, projekti duhet të kalojë nga ne që të jetë i ligjshëm”, shpjegon Sheshov.

Pas marrjes së lejes së ndërtimit nga Komina, ndërtuesi mund të fillojë ndërtimin. Para fillimit të ndërtimit, vendi duhet të mbrohet dhe të rrethohe. Duhet të sigurohet hyrja për makineritë e ndërtimit dhe nëse një rrugë është e bllokuar, kërkohet leje nga Ministria e Brendshme. Me fillimin e ndërtimit, ambiciet e ndërtuesve rriten, ndaj projekti fillon të ndryshojë dhe këtu është hallka më e dobët e gjithë procesit.

“Projekti i miratuar nga Bashkia dhe IITS është një bibël dhe nëse doni ta ndryshoni, kjo duhet të shpjegohet në letër dhe t’i dorëzohet Komunës për miratim të ndryshimeve në ndërtim”, thotë Sheshov.

Sapo ndërtesa të rrethohet, duhet të ketë një mbikëqyrës në zonën e ndërtimit, i cili konsiderohet alfa dhe omega. Ai kontrollon cilësinë e materialeve, çfarë lloj betoni përdoret, nëse armatura është e cilësisë së kërkuar dhe deklaratën. Betoni duhet të merret nga bazat e betonit ku bëhet sipas një recete që duhet ndjekur në mënyrë rigoroze. Ekziston një teknikë specifike në futjen e betonit. Kolonat duhet të mbushen në mënyrë të barabartë, të mos ketë boshllëqe, flluska, etj. Në të kaluarën ka pasur raste, si gjatë tërmetit në Turqi, në Izmit, në vitin 1999, kur nga hetimet rezultoi se për të kursyer betonin, në shtylla ishin vendosur shishe plastike.

“Nëse i plotësoni të gjithë këta hapa, atëherë objekti vërtetohet në Kadastër dhe fitohet akt pronësie. Nëse jo, mund ta presësh ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje tqë a legalizojë objektin”, por kjo nuk është më punë e jona dhe askush nuk mund të thotë nëse objekti është i sigurt apo jo, thotë Prof. Sheshov.

 

A.ANTEVSKA

 

 

 

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира