NUK MUND TË GJEJË BANESË SEPSE ËSHTË BËRË BURRË, KURSE NË LETËNJOFTIM FIGURON SI GRUA, PERSONI I PARË TRANSGJINOR ME PADI TË NGRITUR NË STRASBURG VUAN NGA MOSNDRYSHIMI I LIGJIT NË MAQEDONI

NUK MUND TË GJEJË BANESË SEPSE ËSHTË BËRË BURRË, KURSE NË LETËNJOFTIM FIGURON SI GRUA, PERSONI I PARË TRANSGJINOR ME PADI TË NGRITUR NË STRASBURG VUAN NGA MOSNDRYSHIMI I LIGJIT NË MAQEDONIAvokatja Natasha Boshkova nga Koalicioni Margini, e cila merret me rastin e personit transgjinor X në Gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg, thotë se Ministria e drejtësisë tashmë po formon një grup pune për ndryshimin e Ligjit të evidentimit – shteti e ka për detyrim të sjellë ligj, me anët të të cilit personave transgjinor do t’u mundësohet një procedurë e shpejtë, transparente dhe e qasshme për pranim të ligjshëm të gjinisë së tyre të ndryshuar pas terapisë hormonale, pasi pas kësaj ndërhyrje gjinia e tyre nuk përkon me atë të dokumeteve amë. (Foto: K. Popov)

Personi transgjinor X, i lindur në Maqedoni në vitin 1987, i cili më 17 janar fitoi gjykimin kundër Republikës së Maqedonisë në Gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg, nuk ka mundur të ndryshojë gjininë (nga femër në mashkull), pasi operacioni i tij për ndryshimin e gjinisë nuk ka qenë i plotë. Drejtoria për menaxhim me librat amë, e cila është nën Ministrinë e drejtësisë, ishte ajo e cila, me arsyetimin se personi X ka pasur vetëm njëopercacion të pjesshëm të gjinisë nga gjinia femërore në mashkullore, e ka refuzuar kërkesën për ndryshimin të gjinisë. Nëse do t’ia kishin mundësuar atë gjë, personi do të kishte mundur të shkojë në MPB, për të kërkuar një numër të ri amë si burrë.

Kjo ka qenë baza e padisë në Strasburg, e nxitur nga trauma jetësore, pakënaqësia dhe shkelja e privatësisë së këtij personi, gjë për të cilën Gjykata  e detyroi Maqedoninë të paguante dëmshpërblim prej 9.000 eurosh.

X ka lindur si grua dhe ka letërnjoftim si grua. Jeton në kushte poshtë sandardit normal jetësor, pasi nuk ka mundur të marrë banesë me qira. Kur ky person tregon letënjoftimin, aty krijohet problemi. Ai është krejtësisht i transformuar në burrë, prandaj askush nuk e beson se letërnjoftimi është i tiji.

Me qëllim që të mbrohen nga mashtrimet, pronarët e banesave kur shikojnë letënjoftimin e tij, ku ai është akoma grua, e mbyllin temën e bisedës.

Paralelisht me betejën për të sjellë regulativë të re ligjore për të ndryshuar identitetin, gjegjësisht gjininë dhe numrin amë të personave transgjinor, avokatja e Koalicionit Margini Natasha Boshkova thotë se ajo bashkë me ekipin e saj me vite të tëra po bëjnë një luftë kundër institiucioneve në mënyrë që terapia hormonale të mund të mbulohet nga Fondet e për sigurim shëndetësor; – Nga ekspozita “Vajzat e Shkupit”, Lepa Georgievska (Foto: Koalicija Margini)

Ky person transgjinor nuk shkon dot te mjeku. Ndihma mjekësore kërkohet vetëm në situata rrezikuese për jetën. Arsyeja është e njëjta, letënjoftimi me numër amë dhe fotografi guraje. Ai rri për ditë të tëra vetëm në shtëpi. Pastaj, i shfaqen probleme në punësim. Punon me një honorar të vogël, pasi ndjehet i sigurt vetëm rrethin ku i njeh njerëzit, kurse në mjedisin ku aktualisht punon, nuk ka mjaftueshëm mjete qe të mund të paguajë më shumë.

Problemi më i shpeshtë është ai me bankat. Në momentin që personi X tregon letrën e njoftimit në bankë, krijohet një problem pasi mendohet se bëhet fjalë për ndonjë falsifikim dokumentesh.

“Prit, prit, këtu duhet të ketë ndonjë gabim!”, shqetësohen shërbyesit e bankës dhe e tallin para të gjithëve, thonë për SKAMADAKAZAM.MK, ndihmuesit e tij gjyqësor.

Ky stres dhe këto përbuzje dhe maltretime të përditshme të X ishin shkak që ai, nëpërmjet përfaqësuesit të tij gjyqësor, ka kërkuar ndihmë në Gjykatën evropianë për të retjat e njeriut.

Deri më tani ka dy raste ku personat e transgjinor me vendime nga Gjykata themelore kanë pasur sukses në ndryshimin e emrin në Drejtorinë për mbajtjen e evidencës me librat amë, dhe më vonë në MPB kanë marrë numra të rinj amë. Për shkak të kësaj, Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut e detyron shtetin ta ndryshojë ligjin dhe të sjellë një regulative të unifikuar për të gjitha rastet e këtilla në të ardhmen. Në realistet, – shteti e ka për detyrim të sjellë ligj, me anë të të cilit  personave trangjinor do t’u mundësohet një procedurë e shpejtë, transparente dhe e qasshme për pranim të ligjshëm të gjinisë së tyre të ndryshuar pas terapisë hormonale, pasi pas kësaj ndrëhyrjeje gjinia e tyre nuk përkon me atë të dokumeteve identifikuese.

Avokatja Natasha Boshkova, nga Koalicioni Margini, thotë se Ministria e drejtësisë tashmë po formon një grup pune për ndryshimin e Ligjit të evidentimit. Shteti ka tre muaj kohë të ankohet, Strasbugu të vendosë mbi ankesën dhe pastaj të sillen ndryshimet ligjore.

Paralelisht me betejën për të sjellë regulativë të re ligjore për të ndryshuar identitetin, gjegjësisht gjininë dhe numrin amë të personave transgjinor, avokatja e Koalicionit Margini Natasha Boshkova thotë se ajo bashkë me ekipin e saj me vite të tëra po bëjnë një luftë kundër institiucioneve në mënyrë që terapia hormonale të mund të mbulohet nga Fondet e për sigurim shëndetësor

“ Po luftojmë që së paku për terapinë hormonale këta persona të mos duhet të shkojnë në Beograd. Ata duhet të jetojnë me harxhimet e tyre edhe deri në Beograd të pranojnë terapinë e cila mund t’i finansojë gjatë tansofmrimit. Kushtet për ndryshim të gjinisë në Maqedoni akoma nuk ekzistojnë. Operacionet (e pjesshme apo të tërësishme) bëhen privatisht, në një klinikë në Beograd”, thotë Natasha Boshkova.

S.K. DELEVSKA

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари